AGIM GASHI - SHQIPTAR MOS MBAJ FLAMUR T´ANMIKUT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - SHQIPTAR MOS MBAJ FLAMUR T´ANMIKUT

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Aug 17, 2015 11:38 pm

AGIM GASHI

SHQIPTAR MOS MBAJ FLAMUR T´ANMIKUT




Kuku nanë çka më panë sytë
Burr dy metra e plis të bardhë, 
Me flamur turku në duer
Shihni o njerz si ndjehet krenar.

Nuk e di i shkret shqiptari
Se shtizen e këtij flamuri, 
Turku i  ndytë e osmanlli
N´fmijë e gra n´tonat e nguli.

Më tregonte gjshja ime
N´fshatin tim te ata plepa, 
Nga shiza e flamutit turk
Njizet djemëve ju kput jeta.

N´gojë ua shtinin shtizen e ndytë
Tej më tej barkun ua shponin, 
Ngrenin shpatat dhe krenoheshin
Zemrat e shqipes kur i shponin.

Lshoje o i marrë njeri
Atë flamur me gjak shqiptari, 
S´kerkuen falje turk as serbi, 
Andej unë nuk mund ti fali.

Vranë e prenë fëmijë e gra
Krejt këtë tokë e lanë me gjak, 
Sot tradhtarët i thirrin n´sofer
Me koritë shtepi e prag.

Kjo tokë shqiptare e gjakosur
Anë e kand e mbjellë me varre, 
Ka me i mallkue zemrat e zeza
Ato zemra t´poshtra tradhtare.

Ndegjoni mirë moj rini e bukur
Ti e pastra me gjak shqiptari, 
Ruene token e ruene pragun
Këtë tokë sublime që na e la i pari.

Se ai që shet token e t´parëve 
Zoti e robi sot e mallkojnë, 
Brez pas brezi e mot pas moti
Për tradhëtar do ta kujtojmë.

Zgjohu moj rini shqiptare
Zoti i Madh po e thrret atdheun, 
Kush nderon komb e atdhe
Nderon Flamurin dhe Skënderbeun!

17.08.15
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi