Ne ndihemi keq se vuajtjeve të atij populli po i kontribuojnë, fatkeqësisht, edhe disa bashkëkombas tanë shqiptarë. Ne ndihemi keq edhe për faktin se shteti ynë nuk ka arritur të parandalojë përhapjen e ideologjive ekstremiste, që kanë prodhuar këso lloj vuajtje-shkaktues. E kemi të qartë se shteti ynë duhet të ketë një Program Kombëtar shumë-dimensional për të parandaluar përhapjen e ideologjive të dhunshme.