AGIM GASHI KËTU LARG DIKU N´MËRGIM

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI KËTU LARG DIKU N´MËRGIM

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Aug 13, 2015 6:17 pm





AGIM GASHI


KËTU LARG DIKU N´MËRGIM


Dola malit n´dhe të huej
E u ndala te nji krue, 
Me nji degë të trandofilit
Ndihet kanga e bilbilit...


O bilbil more zogu i pare
Që këndon për boten mbarë, 
Pse s´e merr nji kangë për mue,
Fukaranë njiherë me gzue?

Kur ndëgjoj k´to fjalë bilbili
Fluturoi n´krahun tim, 
Eja s´bashku më tha, këndojmë, 
Nji kangë loti e plot trishtim.

Veç kështu e zbrazim dufin
Vajtojmë bashkë o mërgimtar, 
Na shkoj jeta në dhena t´hueja
Ti mërgimtar, unë zog shtegtar.

Ja filluem asaj kange
Fletet e lisave ranë në tokë, 
Nuk pat pemë a zogj të malit
Që nuk lshuen të mallit lotë.

Hej moj botë, moj botë mizore, 
E pa mshirshme, shumë gjaksore, 
Nji jetë rrobat tua vesha
Ma shumë qava se sa qesha.

06.08.2015
Spitali i Bierkesdorfit
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi