Bajrush Morina: “Lista e …” Milaim Zekës!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bajrush Morina: “Lista e …” Milaim Zekës!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Aug 08, 2015 10:30 pm




Bajrush Morina: “Lista e …” Milaim Zekës!

Milaim Zeka këto ditë është shndërruar në “yll medial!”. Ai shkruan, poston lajme senzacionale, jep deklarata e intervista, të cilat dorën në zemër, më së paku kam pritur se do t’I lansojë ai, me gojën e tij.

Por Milaimi foli, po flet e do të flasë duke u bazuar në “…informata ndërkombëtare jo nga Ballkani!” (Ndoshta nga Suedia!)
Sidoqoftë, në gjithë këtë hallakamë mediale që po e shkakton Milaim Zeka mund të ketë diçka të vërtetë, apo të vërtetë të pjesshme, të mesme apo apsolute.
Ç’është e vërteta, për mua përmendja e emrave si të dyshuar nga Gjykata Speciale nga Milaim Zeka nuk përbën ndonjë lajm senzacional. Fundja as baba I Milaim Zekës (I cili në krah të djalit poashtu u bë figurë mediale për shkollimin dhe profesionin e tij) e as baba im nuk do të akuzohen. Për këtë jam i sigurtë 100%.
Ndërkaq të apostrofuarit e Milaim Zekës, nuk po përmenden për herë të parë si të dyshuar të mundshëm për veprimtari të dyshuara kriminale .
Madje sa për t’ia kujtuar opinionit dhe vetë Milaim Zekës, kur në vitet e para të pasluftës, ne një grup gazetarësh, i përmendnim disa prej këtyre emrave si të dyshuar për veprimtari kriminale, vetë Milaim Zeka i ka pasë “quar fjalë”  të ndjerit Bardhyl Ajetit. (“Selamin” për Bardhyl Ajetin  besoj se e kujton Milaimi!) ndërkaq pjesa më e madhe e “gazetarëve të pavarur” dhe “opinionistëve me syze e me mjekrra” na akuzonin se “…po fusim vëllavrasje mes shqiptarëve!”
Pra, vriteshin, kryesisht aktivistë dhe zyrtarë të lartë të LDK-së, ne I përmendnim disa prej tyre si të dyshuar të mundshëm (SHIK-un, shefin e SHIK-ut e Xhavit Halitin më së shumti) në ndërkohë që prapë, ne gazetarët  e gazetës “Bota sot” akuzoheshim se po përpahim “vëllavrasje!”
Tash, 16 vjet pas përfundimit të luftës, emrat që po i përmend Milazim Zeka po dalin të jenë si të dyshuar për krime nga Gjykata Speciale!
Unë e di se Milaim Zekës i dhemb shpirti kur i pëmrend  këta të dyshuar, se i ka pas e i ka shumicën prej tyre miq të idealit e të luftës, por pse atëherë këta  emra për Milaim Zekën ishin “burra të mirë” e sot janë të dyshuar nga Specialja?
Pse atëherë nuk u hetuan këta të dyshuar, për faktin se së paku do të ishin parandaluar disa vrasje politike të pasluftës në Kosovë?
“Lista….” e Milaim Zekës, mund të jetë e vërtetë. Kjo listë mund të zgjerohet edhe më shumë.
Por të gjithë ata që dyshohet se do të jenë „objekt hetimi“ nga Gjykata Speciale, në një farë mënyre „…i kanë zbritur pelës prej bishti, prandaj….“ prandaj ….për ata sot interesohet edhe Specialja, për ta sot flet edhe Milaim Zeka.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi