Në Shkup hapet televizioni i parë privat turk. Flet shqip e mendon turqisht! Shkruan Besir Arifi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Në Shkup hapet televizioni i parë privat turk. Flet shqip e mendon turqisht! Shkruan Besir Arifi

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jul 25, 2015 10:27 pm

Në Shkup hapet televizioni i parë privat turk. Flet shqip e mendon turqisht!


Shkruan Besir Arifi




Mendo tyrkçe e fol shqip. Fol shqip e ndonjiher pshton ndonjë fjalë tyrkçe. E lash me tallava e e gjeta me tyrk elhamdurila. Kështu një media lokale u shëndrrua nga tallavaja në televizionin e parë privat që mendon turqisht e flet shqip. Pak i kishim disa shkolla turke, ca universitete e serialet po na u desht edhe ‘nji televizi’ që mendon mirë për popullin e vet e tek-tuk për ndonjë popull tjetër këtej pari nëpër Ballkan. 
Zatën ka pas nevojë se ingjet e agallarët shqiptarë nëpër Yskyp, dijnë shqip po flasin tyrkçe – se kështu duken ‘ma moderrno’. Një traditë e trashëguar prej kohësh e njohur ndryshe edhe me frazën “tyrk elhamdurila” thënë kjo nga goja e shqiptarëve që kishin marrë rrugën e asimilimit por e cila u mbeti në gjysmë duke i lënë as mish e as peshk. E di si më ngjan, si Shqipëria e viteve ’30 kur po mundohej të shkëputej nga orientali e të shkonte drejt oksidentit. Ca fjalë shqip, ca turqisht e ca frengjisht – puna çok bërbat.
Si qenka kjo punë që në emër të vlerave të përbashkëta të dy vendeve a dy kulturave, njëra të zotërojë tjetrën, ose ta mbulojë fare?! Neve të na rrojë televizioni publik që edhe pse në shërbim të pushtetit, të paktën programet kulturore e artisike i ka shqip. Gjasme tanimë në 2015-tën po shkojmë drejt kozmopolitanizmit e s’ka më kufinj mes etnish e fesh, s’ka më dallime e përçarje. S’ka?! Po në momentin që ti mundohesh të sjellësh një mjet ndikimi në një vend, kjo nënkupton që nuk po e lë një shoqëri të zhvillohet e lirë dhe vetë të gjejë rrugën të cilën e dëshiron. Po e rrethon. Po e veçon. Po e indoktrinon. 
Zatën s’keni faj, në një Maqedoni me pak treg mediatik dhe jo shumë traditë profesionalizmi gazetarsk, ku njerëzit s’kanë shumë pasqyra ku ta shohin veten e tyre, e keni gjetë vendin e duhur. Tani, o burra, t’i biem! Hap shoqata, hap televizione, hap shkolla, serilet buçasin gjithë ditë. Fëmijët kanë filluar të fusin në fjalor ‘gyle-gyle’ e ‘çok-saull’, por gjithsesi ju vazhdoni! Bjeruni! Po ta dini se ata prap se prap kanë për ta kërkuar tomlin e nanës!
As mos e çoni nëpër mend se ky shkrim ka ardh nga ndonjë frymëzim romantik i ndonjë vepre të Sami Frashërit ose ndonjë rilindasi tjetër. Aspak. Vjen nga vëzhgimi im nga një kohë në një kohë tjetër, me shkëputje 3-4 mujore nga Shkupi e që më bën të vë re çdo ndryshim.
E vazhdoni e keqpërdoreni edhe atë fije damari që u ka mbet në ballë. Bjeruni dhe bjeruni… Fol shqip e mendo turqisht. Fol shqip e mendo sllavisht.  S’më mbetet gjë tjetër veç t’ju përshëndes me ‘tomlin e nanës’...

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi