AGIM GASHI - KOSOVA KERKON SHPËTIM

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - KOSOVA KERKON SHPËTIM

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jul 25, 2015 2:01 pm

AGIM GASHI


KOSOVA KERKON SHPËTIM




Më 17 korrik u bë kjo fotografi nga Armend Nimani prej AFP që çuditi boten. Ishte kjo dita e festimit të Bajramit, ku pos traditave të tyre, tani edhe fëmijëve, shqiptarët filluan të ua ndrronin veshjen e tyre dhe plistat. Foton e bortuan mijëra gazeta e portale botrore.
Ndrrimi i veshjes edhe të fëmijëve,  filloi nga kapela e cila prej plisit të bardhë tradicional e shumë shekullor, u zëvëndsue me një lloj “tërleme” që bahet në krahinat turke, afganistane e pakistaneze, por më shumë në viset turke pranë kufirit me Sirinë. Kjo tërlemem e shkruar dhe e punuar nga bezi, është shenja e parë se ky popull po turkofilizohet për para e për trurin e fshirë nga propogandat turko-arabe që pushtetarët tanë i lejuan me para që të veprojnë në këto troje shqiptare.
Pyes unë, pyesin miqët, pyet edhe bota mbarë:kah po shkojnë shqiptarët? Cilën rrugë zgjodhen ata? Si u bë që e harrojnë aq shpejt traditën e tyre mijëra vjeçare? Si harruan besën, bujarinë, mikpritjen e tolerancen që kishin? Si është e mundur që shqiptarët të harrojnë se kend e paten mik, kush i çliroi e kush derdhi gjak, para e mund për lirinë e tyre? Çfarë udhëheqje zgjedh ky popull i cili asnjë ditë të dymijëvjetëve të fundit, përpos tre vjet në kohen gjermane, nuk jetoi në liri? Pse ky popull u qet votë injorntëve, hajnave dhe kriminelëve? 
Më e çuditshmja është se si ky popull e shet voten e vetë? Ai që e bënë këtë shitje idiotike, ai shet nderin, traditen, shet gjakun e tij.
Ardhmëria e këtij shteti është e mvarun nga ndërrimi i kësaj garniture komplete të politikës kosovare. Poqëse nuk u veprue ndryshe, Kosova ska ardhmëri. Nga Kosova do ti rrezikohet edhe ardhmëria e brishtë e Shqipërisë dhe viseve tjera kombëtare.
Shqiptarët duhet të veprojnë shpejt e me vendosmëri për ruajtjen e shtetit, popullit dhe ardhmërisë, sëpari me formimin e Gjykates Speciale, e pastaj duke marrë me shpejtësi edhe veprime tjera.
Vetëm me Amerikën dhe Evropen, Kosoava do të mundet me egzistue. Përndryshe, shqiptarët për ta ruajtur edhe qenjen e tyre kombëtare e arbërore, duhet që sa më parë ta marrin BIK-unë nën kontrollin e shtetit, që zyrtarët dhe hoxhollaret të paguhen nga shteti e jo nga vakafet e ndryshme, të mbyllen të gjitha xhamiat që u ndertuan me parat e krimit e gjakut nga serbet dhe turko-arabët, të burgosen të gjithë hoxhollaret ekstremistë bashkë me ekstremistët tjerë, dhe së fundi të ndalohen të gjithat grupet fetare vehabiste, sefaliste e tjera që u formuen para lufte në kohen e Millosheviqit dhe që veprojnë edhe sot, të mbyllen të gjitha Shoqatat gjoja humanitare turko-arabe dhe të atyre që nuk ju dihet prejardhja, dhe të ndalohet radikalizmi fetar i cilesdo anë, me ligje e jo me fjalë.
Krejt këto do të arrihen me vullnetin e njerzëve tjerë që do të vinin në udhëheqjen e shtetit, e asesi me këto garnitura partiake të kriminalizuara të tërsi.
Ata që duan shpetimin e atdheut, duhet të veprojnë, sepse edhe ashtu teper na u bë vonë.


25.06.2015
Düren


PRIŠTINA, KOSOVO: ENDE DES FASTENMONATS RAMADAN (17. JULI)
10/34 BILDER© ARMEND NIMANI/AFP/Getty Images
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi