AGIM GASHI - KUSH TA DHA TY HOXHË FJALIMIN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - KUSH TA DHA TY HOXHË FJALIMIN

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Jul 21, 2015 11:00 pm

AGIM GASHI


KUSH TA DHA TY HOXHË FJALIMIN



More “hoxhë” more derzi
A t´çoj serbi a kjo turqi, 
Për me rrejt e mashtru shqiptarin
Koka mirë me ta lshu Hajdarin.


Hajde „hoxhë“ ti bahu trim, 
Trego, ku e more atë fjalim, 
Kush ti dha ato fjalë me helm
Me ma poshtnu të bukrin vend.

Kush ta ngjiti në dor fjalimin?
Kush ta msoj zanat helmimin?
Ku ke lind, shqip kah u msove? 
Në qofsh shqiptar pse na tradhëtove?

Ah more “hoxhë” me mafes të kuq
A po të shkon mundi huç?
Se ky popull po i hap sytë
Kësi pisa ma mos me pritë.

Skeni faj se pare shumë, 
Tanë Arbninë e futet n`gjumë, 
Ep atij e paguaj ministra
I keni mbyll e ba kapistra.

Po sa shumë ju kishit qenë
E robnuet këtë t´bukrin vend,
Sa e sa zemrat more i keni kall, 
Mashtron çikë, mashtron djal.

Jeni çmend e jeni ngrit peshë, 
Ide e rroba t´hueja veshë, 
Spo di ma çka me ju shkru
Mos e lashtë Zoti pa ju marru.

Ua marroft ftyrat legena
E ju vesht mjeku n´pelena, 
Të cofshin lopë n´aher t´u mjelë
Ju ikshin gratë n´shkam t´u tjerrë.

Të coft sharovi e të coftë maca
Ta mbusht Zoti shtëpinë glaca, 
Tjeter gja mos t´gjetë te shpia
Veçse bagla e kokerdhia.

Phu, bre t´poshter e spiuj, 
Ju s´guxoni tjeterkuj, 
Qeveri hajnash, t´shitun hoxhollarë
Dreqi e lumi na ka marrë!

Populli i shkret ka humbë peshimin
Besa një ditë do ta humbë besimin, 
Eja popull se u bamë horë
Merre veten njëherë në dorë.

Sa të presish bahet vështirë
Qohu sot se t´bjen ma mirë, 
Shporri t´kqijat, spiuj tradhëtar, 
O shqiptar o atdhetar!

21.07.15
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi