PËRKUJTIM VELI SELIMIT NË NËNTË VJETORIN E VDEKJES

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

PËRKUJTIM VELI SELIMIT NË NËNTË VJETORIN E VDEKJES

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Jul 17, 2015 5:16 pm




PËRKUJTIM


VELI SELIMIT NË NËNTË VJETORIN E VDEKJES
(02.09.1948-17.07.2006)



Mërgata shqiptare e lënun pasdore nga të gjitha institucionet e të dy shteteve, nuk e ka merituar një harresë të tillë. Kjo mërgatë mbajti shpirtin e popullit, shpirtin e shteteve shqiptare, organizoi ndihma për të varfërit, për shkollën shqipe, për jetën dhe vdekjen, për LUFTEN, për ardhmërinë...
Shumë nga këta aktivistë e veprimtarë më nuk janë në mesin e të gjallëve. Ata shkuan për të pushuar në qetësi në dheun e tyre shqiptar, por shumë nga ata u bënë hi, u varrosen në varre të huaja,thjesht u harruan.
Një nga veprimtarët të cilët su ndalen për qështjen shqiptare ishte edhe Veli Selimi, të cilin e njoha dhe të cilit në shenjë kujtimi ia dhuroj këtë këngë.
Nëntë vite i dashur miku im për ne ishin të gjata pa Ty.
Të lehtë dheun shqiptar Veli Selimi!

Më respekt Agimi dhe Milazim Dervishi i cili nuk ta harroi kurr!

Agim Gashi

Këngë për Veli Selimin


O moj sharki ti me më ngue mue
E ti za mos me më tradhëtue,
Se nji kangë burri du me këndue
Ja këndoj kangen-o, nji zemër trimit
Veprimtarit Veli Selimit.

I lindun n´Kuçicë në zemër të Drenices
E kishte ai gjakun e Azem Galices,
Ishte burr me nder, kishte zemër trimi
Gojambli mërgimtar, o Veli Selimi.

II
O lamtumirë i tha Kosoves
Me fitu bukën e gojes, 
Me nji zemër e atdhetari
Kurr su ndal Ai për liri
Bashkë me shokë edhe vllazni.

I lindun n´Kuçicë në zemër të Drenices
E kishte ai gjakun e Azem Galices,
Ishte burr me nder, kishte zemër trimi
Syshkëmbi mërgimat ,o Veli Selimi.

III
Jetoj n´Julish ky burr bujar
Formon klubin “Bashkimi Kombëtar”, 
E shqiptarët o me i bashkue 
Atdheut tonë me i ndihmue
Jem n´rrezik duhet me luftue!

I lindun n´Kuçicë në zemër të Drenices
E kishte ai gjakun e Azem Galices,
Ishte burr me nder, kishte zemër trimi
Syshqiponje ,o Veli Selimi.

IV
O zemërambëli me fjalë bashkimi
Shumë I dashtun Veli Selimi, 
Fjala e Tij nji fjalë kushtrimi, 
Si për pleq edhe të ri
Populli thoshte ka nji parti.

I lindun n´Kuçicë në zemër të Drenices
E kishte ai gjakun e Azem Galices,
Ishte burr me nder, kishte zemër trimi
Gojambli kurbetçar, o Veli Selimi.

V
Sot këtë kangë kur e këndojmë
Vlla Veliun e përkujtojmë,
Me ja nderue fjalen e vepren, 
Pë Kosovë se kursej djersen
Për me e pas ma të mirë të nesermen.

I lindun n´Kuçicë në zemër të Drenices
E kishte ai gjakun e Azem Galices,
Ishte burr me nder, kishte zemër trimi
Vëllaui jonë ,o Veli Selimi.

VI
Sot n´Kuçicë te ato vorre
E rrok flladi nji përmendore, 
Ku pushon ai atdhetari, 
N´përjetësi po kurbetqari
Veli Selimi Veprimtari…

I lindun n´Kuçicë në zemër të Drenices
E kishte ai gjakun e Azem Galices,
Ishte burr me nder, kishte zemër trimi
Syshkëmbi mërgimtar ,o Veli Selimi.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi