AGIM GASHI - NË MIDIS T´QYTETIT PO SHTROHET IFTARI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - NË MIDIS T´QYTETIT PO SHTROHET IFTARI

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jul 15, 2015 11:50 pm

AGIM GASHI
 
NË MIDIS T´QYTETIT PO SHTROHET IFTARI
 


Në midis të Pejes, koka shtru iftari,
Ndalnu mos u ngutni, turku nis i pari,
Nisin edhr hoxhet qe me turq punojnë
Këtë popull trim, ma shpejt ta nënshtrojnë.

 
Aty pranë hoteleve, buzë Drinit të Bardhë,
Grumbullohen njerzit, iftarin me ngranë,
Sikur n´shumë qytete, Tiranë e Gostivar,
Po paguejn turqit, dhe disa kryetar.
 
Paguan qeveria me gjithë ministri,
Jo, ma jo, n´Kosovë ska varfëni,
Po edhe në past, thonë kah Peja ime,

Le të shkojnë n´rrs, por edhe siqime.
 
Kur shtron Presidentja iftar me temena
Aty ftohen, vajza, vejusha e gra,
Vinë deputetet të veshuna kalavesh,
Nisin „Shehadetin“, kush me i merr vesh?

Na vine “Vipeshat” të mblueme me shamia
Spo guxoj me i pa, mi marrin ment e mia,
Disa po ju thonë të mjera virane
Për me mbajtë shamia u shpallet “Veterane”?

 
Kur vine deputetet me ato shtiklla knak
Ecin si me naze, zemrat rrak e tak,

Nisin në iftar, me na mbajt fjalim
Kshtu ka thane Hashimi, Pingameri im.

Grat e qeveritarve temena ngapak,
Të veshne me t´bardha, të ngrime n´shtirak,

Hej ku ja majn vetit, gratë e Qeverisë,
Ja ftofin arabëve, ja ftofin Turqisë.
 
E lumja Kosova, i lumi atdheu,
Me Mulla Enisa që si ka kund dheu,
Me Mulla Hajdara e Mulla Shefqeta,
Hajt shqiptar i mjerë, t´humbi e vërteta.

 
Me këta iftar, që shtrohen pa mendu
Mija e mija t´varfun na ishin ndihmu,

I kishin ndertu, qinda e qinda shpija
Buzqeshja e Zotit, do kish lindë te fmija.

 
Por sot kush smendon e as nuk ndihmon
Në këto iftare, ruju se shpëton,
Ta vjedh kuleten, sikur n´Mitrovicë,
O të lanë si rrasht, xhepat kalanicë.

 
Kendoni o burra e bini shehadet
Koka çmend tanë populli, o kuku medet,

Kur të ndale rryma, uji e bereqeti,
Ju knon kulehuze, veteran Mulla Shefqeti.




 

15.07.15
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi