AGIM GASHI - MOS MA BASTARDHONI FLAMURIN E GJRGJ KASTRIOTIT - SKËNDERBEUT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - MOS MA BASTARDHONI FLAMURIN E GJRGJ KASTRIOTIT - SKËNDERBEUT

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jul 09, 2015 2:45 pm







AGIM GASHI


MOS MA BASTARDHONI FLAMURIN E GJRGJ KASTRIOTIT - SKËNDERBEUT


Flamuri kombëtar i bastarlluar nga bandat fetaro-politik


Mbrëmë qita një shkrim tragjik ku zbulohet një aferë seksuale brenda një familjeje diku në Turqi, dhe se si ishte vrarë një voglush gjashtë vjeçar me të vetmin faj se i kishte parë rastësisht kah bajnë sex robt e shpisë.
Çudia nuk është këtu, por te reagimet e shqiptarëve në përkrahje të atyre që kishin vra voglushin për ta mbulu krimin.
I bllokova disa por Ekrem M.Bajramit ia kontrollova profilin.Çka të shof o njerz? U pendova që ia hapa profilin njeriut antikombëtar i cili nga mosnjohuria e tij apo edhe për pagesa me para të krimit, merr flamrin e Gjergj Kastrioti, e perdhos duke qitë mbishkrime të ndryshe turko-arabe, e pse jo dikur edhe kater shkronja S të çetnikëve.
Përdhosja e flamurit nuk duhet të ndodh nga asnjë religjion e aq më pak nga turko-arabët që na mbajten nën robëri shekuj të tërë.
Sharjet dhe fyerjte që na bëhen disa njerzëve që mbrojmë identitetin kombëtar nga ai turko-arab dhe kërcnimet e tyre, janë aq vullgare, aq antinjerzore dhe aq të ulëta, saqë të gjitha i harrova kur pash flamurin e bastarlluiar të atij personi të paguar ose të mashtruar.
Unë e di që Kosova se ka me Kushtetutë mbrojtjen e Flamurit Kombëtar, por policia shqiptare dhe vetë ne shqiptarët nuk duhet të lejojmë bastarllosjen e flamurit tonë me asnjë simbol fetar e aq më pak simbole armike turko-arabe.
Sa ushtari, sa patrioti në shekuj, sa shqiptari ranë në mbrojtjen e këtij flamuri kuq e zi që akoma kullon gjak, e ne lozimme ardhmërinë tonë.  Sot, dalin idiotat e kombit dhe bastarllosin dhe bile krenohen me bastarllosjen e flamurit. Nuk është i vetmi ky far Ekremi që bastarllos kështu simbolet tona. Janë mijëra e mijra tjerë që jo vetë me mbishkrime turko-arabe përdhosin flamurin tonë, por edhe me tatuazhe në vende të ndyta, në brekë e maica tjera, flliqin pa vetëdije flamurin që me shekuj akoma nuk valon i lirë. Pse nuk jemi vigjilend ndaj atdheut, mallkimi i aatyre që ranë për flamur, po arrinë deri tek ne. Varri i Fazli Grajqevcit sot qet flak, kur shef se si shqipfolësit përbaltin, jo vetëm flamurin por edhe varrin e jeten e Tij.
Shpresoj se ky shkrim nuk do të ndikon në urrejtje dhe kërcnime tjera, sepse e di që ndoshta nuk e keni ditë se nuk bën të perdhoset flamuri. Andaj, o njerz të kombit, oj motra e vllëzër, këndelluni dhe mos ta fusim kombin në doket e traditat e fiseve arabe të tokave të Shamit. Kjo tokë do liri dhe i thonë Arbri. Ju që nuk e doni të tillë, bile mos i shkaktoni dhimbje e plagë më të rënda se serbi e se armiqët shekullor turko-arab. Këndelluni sa nuk u bë vonë. Gjaku ynë në shekuj nuk u derdh për taa mosturbu atdheun tradhëtarët e spiujt e kombit. 
Më duket se ky popull akoma nuk e ka kuptuar se në çfar rreziku e dergoi vetëveten!



09.07.15
Duren


avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi