AGIM GASHI TE URA TE URA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI TE URA TE URA

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jul 08, 2015 10:54 pm



AGIM GASHI

TE URA TE URA


Te ura te ura
Vraponi o burra
Nëse keni frkë
Vraponi me turra


Te ura te ura
Parku dhe furra
Kerkon trima
E kerkon burra

Te ura te ura
Jo spaska burra
Kush e provoi
Na tha u pshurra

Te ura te ura
Atje n’Mitrovicë
Po na mbinë poçurkat
Sikur kalanicë

Te ura te ura
Ska ma atje burra
Me i mbledh poçurkat
E mi pjek te furra

Ku jeni o burra
Pse s’shkoni te ura
Pse shkoni n’Siri
Ma afer n’ Serbi

Te ura te ura
Pleshti e kaleshi
Nuk duket te ura
El Ab Trim Leshi

Te ura te ura
Parku i paqes
Mbillet rraja e dreqit
Edhe rrajë e kaçes

Te ura te ura
Plot me barbar
Plot karaxhoza
Pa asnji shqiptar

Shko Isë e Hashim
Te ura te ura
Jo për te ura
Ne nuk jemi burra


Te ura te ura
Realitet Kosova
Lakmi Mitrovices
Peja e Gjakova

Te ura te ura
Po hahet bakllava
Kjo Kosova jonë
Mbushun me Enklava

Te ura te ura
Kosova merr nota
Sa hije të paska
Ty Kosovë FUSNOTA

Te ura te ura
Vendi me qetsi
Veç aty ska
Ushtri as polici

Te ura te ura
Vraponi o burra
Ngjarja tash u ftofë
Për uren ska bothë

Te ura te ura
Eni ju pa pra
Mos shitni trimni
Vllau me vlla

Te ura te ura
Po sundon Serbia
Çdo ditë aty vritet
E jonë krenaria


08.07.2015
Agim Gashi

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi