AGIM GASHI - RROKE ÇIFTEN MORI NUSE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - RROKE ÇIFTEN MORI NUSE

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jul 01, 2015 6:50 pm


AGIM GASHI

RROKE ÇIFTEN MORI NUSE

Rroke çiften mori nuse
Nuse e bukur si lulëkuqe,
Me ja rras krismat përpjetë
Për nji ditë e m t´mirë në jetë.


Hajde shoqe e hajde bija,
Po na vjem gjyqja si rrufija,
Si po i thonë do me hajgare
Ish ma shumë se speciale.


Karaxhozat po bertasin
Qesin shkumë veç çka s´pëlcasin,
Paskan dashtë me vra e gri
Askush n´burgje mos mi shti.


Por ky populli shqipëtar
Ka miqë t´mirë në boten mbarë,
Amerikë, Angli e Gjermania,
Që i do shumë mbar Arbnia.


Sa të marrin frymë n`këtë botë
Do t´jeton e jona tokë,
As n´provime ma skem me ngel
Sa ta kem´ Nanen Merkel.


Amerika o dhe Anglia
Mos të ishin sdo të ish Shqipnia,
Specialja kur t´vie ndër ne
Do të jetë Ditëlindja e Kosov´s së Re!


Zbraze pushken mori nuse
Ti shqiptare me buzë të kuqe,
Futja krismës deri n´re,
Për Kosovë e për atdhe.


01.07.2015
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi