AGIM GASHI ZGJDHNI SHQIPTAR- A ME AMERIKË APO ME RUSI?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI ZGJDHNI SHQIPTAR- A ME AMERIKË APO ME RUSI?

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Jun 30, 2015 9:24 pm



AGIM GASHI


ZGJIDHNI SHQIPTAR- A ME AMERIKË APO ME RUSI?


Gjykata speciale ska qare pa u formue, dashten politikanët kosovar apo nuk dashten, deshten opozitar e pozitar apo nuk deshten, deshten kriminelët që ndjehen fajtor apo nuk deshten, dhe pik.
Këtu janë dy flamuj:
-I pari është flamuri i shtetit që na çliroi dhe që pjesa dërmuese e popullit jemi me këtë flamur. U mundue dhe po mundohet me na e ba Gjykaten për hatrin e miqësisë shqiptaro-amerikane.
Poqëse e formon Amerika, edhe krimineelët e vrastarët, poqëse ka, (ka, si ska), do të denohen ma pak, hetimet do të zhvillohen drejt, gjyqësia do të ndahet drejt dhe se mund të jemi krenar që po i kryem obligimet ndaj ndërkombëtarëve dhe ndaj vetes e gjeneratës sonë kombëtare që po na vjen.
-I dyti është flamuri rus, shenjë e trishtimit, robërimit, vrasjeve e tmerreve për shqiptarët.Këtë flamur akoma e duan disa stalinist që fatëkeqësisht gjenden edhe në kuplat e shtetit dhe udhëheqës të partive politike. Poqëse shteti i Kosovës nuk i lejon amerikanëve ta formojnë Gjykaten, atëherë mundsia i ipet rusëve dhe serbëve përmes Këshillit të Sigurimit.
Po ta formon Rusia, asnjë hetim sdo të jetë i drejtë, aktakuzat do të vien nga Serbia, dhe se denimet do të jenë drakonike..Mundësia që Serbia të bëhet viktima, po i mundësohet pikrisht nga komandantët e luftes.

Zgjidhni shqiptar. Keni mundësinë të zgjedhni si në bahqen e babës. Por mos harroni se historia nuk ju fal asnjërin. Më mirë me u denue si vrasës i pjestarëve të popullit tënd, se sa si tradhëtar i popullit. Si vrasës denohesh për një apo dy e tri vrasje, ndersa si tradhëtar historia ju denon si vrasës të mbarë popullit. Zgjidhni de, zgjidhni. Mundësinë e keni të zgjidhni, pasi ky popull injorant ua dha votat!
Nuk po e shifni veten sa bukëpërmbysës që jeni? Gjykata do të formohet..Pik!

30.06.15

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi