AGIM GASHI - NUK QAJ MË PËR TY KUMANOVË!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - NUK QAJ MË PËR TY KUMANOVË!

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Jun 26, 2015 12:55 pm

AGIM GASHI


NUK QAJ MË PËR TY KUMANOVË!




Kumanoven e qamë me lotët sa gurra. E vajtuam të gjithë, i madh e i vogel, sepse aty u derdh gjaku për vatan, gjaku i kuq i shqiptarit lau rrugët e shtëpitë e këtij qyteti të Karadakut.
Por, Kumanova asesi me mbledh mend. Rinia e këtij qyteti mbledhin shamia. Brenda shamive mshifen gjëra tjera, para e lira për frontet e luftes që një ditë edhe këto troje të futen në shtetin e Kalifatit. Mbledhja e ndihmave për terrorizmin nën maskën e shamive, kjo është mëse e tmerrshme. Këtë ua lejon shteti sllavo-naqedon bashkë me disa shqipfolsa tradhëtar të cilët I shiten ftyrat dhe nderin për tu bërë vazal i sllavit.
Mjerimi i këtij populli ska të ndalur. Çdo ditë po vritet nga një copë liri e po shitet nga një copë atdhe. Hajmedet e kuku për ne!
Po ku janë bre ata burra të Kumanoves? Po a ska bre më shqiptar në Kumanovë a? A fort moret frikë nga ato krisma, nga ai gjak i derdhur i njomzakëve shqiptar, nga ai theror I llahtarshëm dhe enigmatik, që sot përnjëherë u shëndrruat në vehbista e sektasha për ta ndihmue Sirinë, kur fqinji yt të vdes urie, kur fëmijët tanë nuk e posedojnë as qumshtin për ushqim? Po a jeni çmend more njerz? A po e shifni veten ku keni ardhë? Populli thotë: "Në çfarë dergje mjerane kokan ardhë". Jeni ba me ju qajt Stambolli e Damasku. 
Nuk jeni vetëm ju jo. Mjerisht fara e keqe gjithmonë përhapet shpejt, aq shpejt sa ta mbulon nderin, shtëpinë, familjen e atdheun.


A ka shqiptar në Kumanovë? Si duket spaskan mbetë!
Nuk qaj më për Ty Kumanovë. I qaj ata djem që së koti paskan dhanë jeten!

26.06.2015

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi