AGIM GASHI - A E DINI KAH I BIE KOSOVA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - A E DINI KAH I BIE KOSOVA

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jun 18, 2015 8:48 pm

AGIM GASHI


A E DINI KAH I BIE KOSOVA




Shtëpisë që i qet tym oxhaku
Ia mësyejnë mysafirët
Aty gjithkush troket
Për një cope bukë
Për një gotë ujë
Për një dert


Sot kjo ditë e keqe
Tymin ia ndali oxhaqeve
Traumatizoi kullat
I vrau vetë pronari
Gjendja e fatziut njeri
Ende po më rri ndër sy

Besa e Zotit more njerz
Turpi na e kaploi shtëpinë
Robt u hallakaten për të Zotin
Nuk diten ti mbrojnë as kullat
E as atdheun
E as të Zotin e tyre

Unë nuk jamë kapo 
Në aeroplan hipi rrallë
Nuk jamë si ata 
Që fare nuk i zbresin fluturakes
Në emrin e injorancës
Dallojmë shumë 
Ata nuk skuqen fare

Për të jetu duhet guxim
Duhet edhe burrëri qebesa
Por a e din kush të më tregon
Se kah ia kemi msye
Kend e kemi armik e kend mik
Kukunënë për baballarët tanë fatëzi
Por burra të forte kishin qenë
Burra të besës
E plot krenari

As kapixhikun çel nuk ia linim armikut
As kofen në bunar nuk ia qitnim
Fëmijët i donim si të ishin tanët
Plakave u ndihmonim si nënat tona
Edhe armikun nderue e kemi
E sot po ua thejmë xhamat miqëve
Dyer e dritare
Pa e ditë pse
Kjo më përngjan në idiotizëm
Se kur ske çka i bën gomari
I mshon dhe e then samarin

Kush mundet more me na shpëtu
Kur vetja në qef na ka hy
Kur mundohemi me ia kalue idiotëve
Maskarenjëve e kriminelëve
Sa idiot kishim qenë e ditë se kishim
Ne e kishim pas poshtru motren
Vllaut ia kishim harrnu gruen
Ne e kishim pas shpëtue edhe Evropen
Mozomakeq për ta
Po të mos ishim ne

Më shanë dje e sot
Më thanë se qenkam idiot e bir idioti
Pse ju thash në surrat mos vrani
Ju thash mos e dhunoni atdheun
Leni vashat shqiptare të martohen virgjëresha
Se pa moral ska as dinjitet
As ardhmëri 
Kësaj i thonë vetëm kurvëri

Sot pasi zbraza goten në ramazan
Po bertas me sa zë që kam
Oooooooo idiot bre idiot jam
Më i keq se ata që po ju mashtrojnë
Se do të ju them gjithnji
Kemi menduar se do të bashkoheni me dinjitet
Kemi menduar se pak bile keni burrëri
Por ju skishit pas as dinjitet
Skishit pasë as burrëri
Jo bre skishit pasë as trimëri

U krenuam me juve
Këngët ua renditem radhazi
Menduam se do të na i hapnit rrugët
Do të na i hapnit dyert drejt Evropes
Por ncuk e ncuk gjithmonë
Në saje të burrërisë së juaj
Ne paguajmë akoma haraç Serbisë
Dhe karaxhozëve të shtëpisë
Ju akoma se dini kah i bie Kosova
Ju harruat çka na ndodhi dje

18.06.15
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi