AGIM GASHI - E KISHIM NJËHERË NJË PRESIDENT TË CILIN NA E KISHTE DERGUAR VETË ZOTI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - E KISHIM NJËHERË NJË PRESIDENT TË CILIN NA E KISHTE DERGUAR VETË ZOTI

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jun 15, 2015 8:47 pm




AGIM GASHI


E KISHIM NJËHERË NJË PRESIDENT TË CILIN NA E KISHTE DERGUAR VETË ZOTI



Ishte njeri i shkolluar, i mençur, atdhetar, me kulture evropiane e inetlekt të rangut botror. Vetë Zoti na e kishte dërguar dhe se çka ishte më e rëndësishme, populli e donte dhe e nderonte. Ai kishte arrit të bënte aleancë me popullin e tij për ta luftuar armikun në formën dhe me mjetet si lufohej ateherë.
Por ne shqiptarë as nuk jemi me Zotin e as me robin. Kur e pan se ky njeri do ta bëj edhe Shqipërinë-Shqipëri, iu gjujten në shpin si hijenat e donin ta hanin me rroba veshur. Çka është mëse e tmerrshme se edhe tani kur ai qëndron roje atdheu mbi qiellin e Arbërit, hijenat mundohen ta hanë edhe në varr, duke e poshtruar tmerrësisht. Nuk më çudisin sulmet antinjerzore te disa idiotëve që u munduan të ia shtrembërojnë edhe biografinë, disa komunistëve e muxhahedinëve, disa mishngranësve që i dhuruan tritol kur ai u dhuronte miqësi, liri e buzqeshje. Por çuditem nga disa që krekosen në emrin e tij, kur dikur e lenin nëpër evropë se skishte para me u kthye në atdhe. Ishin vitet e nëntëdhjeta kur nga Qeveria e egzilit atij iu ndalua çdo finansim edhe pse populli parat i jepte për Dr.Rugoven me ekinpin e tij për lobimin e qështjes dardane.
Rasti më eklatant ishte ai i Norvegjisë kur Rugova nuk kishte ta paguante bileten. Mos të ishte fondi i Aachenit dhe Marjan Tunaj, ai do të mbeste atje. Kishte raste të tilla sa të doni por Ai kurr nuk u hidhërua por përkundrazi, i afronte pran vetes edhe kur ishin ngusht, madje jo rralle edhe kundershtaret e tij. Ai ishte njeri i Zotit dhe nuk dinte të mbante mëri te njerzit dhe asnjëherë nuk u mor me ata qe e shanin dhe e fyenin ne format me përfide.
Kishte edhe raste që opinioni i di mirë kur zyrës së tij iu ndalen telefonat dhe rryma. Tmerri ishte kur personazhet e tillë që sabotonin punën patriotike të Dr. Rugoves, dilnin edhe me intervista denigruese e shpifëse në shtypin e kohës duke u munduar ta shkatrronin rrugën e lirisë që e kishte trasuar me aq mjeshtri Presidenti ynë.
Ndersa kulmi i të kqijave që gatuheshin kunder Dr. Rugoves, ishte edhe atëherë kur Dr.Rugova u kindnapue nga policia serbe. Menjëherë u que hajka kunder tij që të shfrytzohet një vuajtje familjare, për poshtrimin e Tij me metodat e njejta siç bënte Millosheviqi. Kundershtarë e LDK-së që ishin në LDK, vrapuan që në Tiranë të mbahet një mbledhje për ta ndërruar Dr. Rugoven, për ta përjashtuar atë nga LDK dhe për ta emruar Kryetarin e ri të LDK-së. Aktorët e kësaj amullie tradhëtare kan emër dhe mbiemër, sot janë akoma aktiv në LDK dhe në emrin e Ibrahim Rugoves veprojnë dhe mledhin votat për të formuar pashallëqe në atdheun tonë, ashtu si vepron akoma Hashim Thaqi e PDK. Po guxove ngrite zërin dhe trego drejt. Por, të paknaqurve në LDK u mungon guximi intelektual për ta thënë të vërteten.
Nuk guxojnë, sepse klanet brenda LDK-së janë të lidhura ngusht edhe me Hashim Thaqin, edhe me PDK-në, edhe me SHIK-un, madje edhe me strukturat e shërbimeve sekrete serbe. Këta njerz sot kanë pasuri marramendëse dhe se pothuajse kan mbirë në LDK si këpurdhat pas shiut, duke i injoruar aktivistët dhe antarët më të devotshëm të kësaj partie. Sot antarsia e dikurshme e LDK-së që sakrifikuan çdo gjë për LDK-në dhe atdheun, jetojnë tmerrshëm dhe të injoruar nga uzurpatorët e partisë së Rugovës.
Është për tu çuditur se si nuk vrehet, që mu ata që dikur ia fiken edhe dritën Dr.Rugoves, ia ndalën bukën dhe ia prenë rrugën, sot ia uzurpuan emrin dhe djalin!

Po ju them vllëzërisht: mos e përdhosni emrin e më të madhit njeri të kombit në shekujt e fundit, sepse do të ju mallkoj historia!

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi