AGIM GASHI - NGA MËRGIMI NË MËRGIM

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - NGA MËRGIMI NË MËRGIM

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jun 13, 2015 10:07 pm




AGIM GASHI


NGA MËRGIMI NË MËRGIM


Nga mërgimi në mëgrim
Sot u ktheva o shpirti im, 
Përqafova nënën time
Shpirt e zemër plot trishtime.


Si na erdhi kjo kohë mizore
Vasha e djem mërgim na i more, 
Qanim nanen, qanim motren
Qanin sofren e qanim votren.

Dhe kur vjen vera e madhe
Ndrrohet moti e natyra, 
Mërgimtarëve në boten mbarë
Me hare u qeshte ftyra.

Mbushnim plot valigjet tona
Me dhurata të shumta plot, 
Për ato nana bombona t´kollit
Ne mërgimtarët i mbushnim lotë.

Shkonim atje ku kemi le
Na dilnin para me nderim, 
Derdhnin lotë ato nanat plaka
-Mirë se erdhe o biri im.

Shqip na flisnin e shqip na qanin
Ndryshoj jeta e ndryshoj njerzia, 
Posa të zbret sot në tokë shqiptare
Turqisht mikpritje të uron Turqia.

Mendon që shkon ti në atdhe
Ku flutrojnë shqipet në naltësi, 
Por kur del e ndegjon ezane, 
Sdin a je n`Turqi a në Arabi.

Plot xhamia me shumë minare
„Dhuratë” nga turqit e nga Serbia, 
Të hynë në zemer moj tokë e Arbënit
Mos me kanë ma gjall Shqipnia.

Poqëse shkruen ti nji poezi
Gjanat e kqija i kritikon, 
Kryq në ball, thonë të bajnë me thika
Se je “çafir”, jo musliman.

Unë pra sot n´atdheun tim
Mërgimtar jamë ndje gjithnji, 
Këtë skëterrë robri mizore
Na e dhuruen k´to qeveri.

Erdha o shokë unë erdha
Prej mërgimit në megrim, 
Qysh su ndal për jetë të jetëve
Vaji jonë dhe vaji im.

13.06.15
Düren

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi