AGIM GASHI - MJERIMI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - MJERIMI

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Jun 05, 2015 2:08 pm





AGIM GASHI

MJERIMI


Mjerimi na ka kapluar me çerge çergari
Zoti na ngjiti edhe bisht e gisht, 
Ska faj, se ai na e fali gjuhën shqipe 
E ne i lutemi arabisht, turqisht, serbisht...!


A ska ditë i Lumi e i Madhërishmi Zot,
Të na bëj turq, arab e magjarr?
Por dëshira e të Lumti e t’Madhërishmit Zot
Ishe që me komb e gjak, të na fali shqiptar.

Sa bukur jetonte shqiptari dikur
Ishte jetë për krenari e me u mburr, 
Na ka hy dreqi i turkut e arabit në shtëpi
Na e prishi jetën, traditën, n’shkollim po bën kërdi.

Zoti na mallkoi me udhëheqjen që na e dha
Që shiten te dreqi e i biri për para, 
Sa të pangishëm në femra, vetura e pasuri
Moj Arbëri, moj Shqipëri, e mjera ti.

Pushtetar sot mund të jetë hajduti, 
Mund të jetë spiuni, krimineli e tradhëtari,
Mund të jenë bashkpuntorët e Millosheviçit,
Por jo, kurrsese e asnjëherë i ndershëm shqiptari.

Sot lëngon atdheu e lëngon i ndershmi shqiptar
Posa çlirohemi nga një, na vie tjetri tradhëtar, 
Çka ka dallim Kalifati nga viset që ka Arbëria?
Edhe këtu po prehen kokat, lulëzon mafia.

Na bëhen Kuvendet me njerz të dyshimt
Zbulohen “të ndershmit” kishin qenë të krymt, 
Dëshpërohet populli, dëshprohet shqiptari
Kuku moj zemër kombi, sa i keq tradhëtari.

Çka të bëjmë më tutje e si të veprojmë, 
Atdheun e tradhëtuar si do ta shpëtojmë?
Të jetohet kështu, jeta ska kuptim, 
Në krye të shtetit Daçiq e Putin.

Fluturuan zogjët, u ndalen n’krahun tim, 
E shkatrrove veten o miku Agim!
Të keqen keni mbjellë e t’mirën keni herrë,
Prap sot kangë vajtimi n’Kosovën e mjerë.

Kur të vetëdijsoheni për komb e atdhe, 
Ta nderoni token e varret në këtë dhe, 
Jeta shumë e ëmbël atëherë do t’ju pret
Udhëheqje të ndershme, do të zgjedhni vetë.

Përndryshe, do të mbeteni gjithmonë n’vetërobëri, 
Do vinë prap të tjeret na hypin përmbi, 
Bashkë me tradhëtarët nuset na i dhunojnë
Na e shkatrrojnë jeten, sytë na i verbojnë.

Më e mira smirës, populli ti hap sytë, 
Mos të ia zë vetes atë të bardhen dritë,
Mos të bëhet vegel e asnjë partie
Vetë t’bëhet YLBER e vetë diritë lirie.


05.06.2015
Kosovë




avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi