Agim Gashi VARRI I DËSHMORIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Gashi VARRI I DËSHMORIT

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun May 24, 2015 5:48 pm

Agim Gashi


VARRI I DËSHMORIT




Eja or Beg Rizaj se po të pret varri
Sa ta kanë lakmi, spiuni e tradhëtari, 
Ti re për atdhe, u ngajlle përsëri
Tradhëtarët t’gjallë e të vdekur, ska n’dhe kush me i shti.


Eja o Beg Rizaj, tek shokët e betejave, 
I paska marr malli, po iu ndrit hareja, 
Shkove iu bashkove, veprave të lavdisë
Kshtu rilindin n’fronte, trimat e Arbnisë.

Djali po t’shiqon, lotë si shef në sy, 
Ai mirë e di, ti re për liri, 
Do t’shkoj rrugës sate, derisa t’fitojmë,
Nëse ashtë nevoja, gra e fmijnë luftojmë.

Lamtur o Beg ti biri i Dukagjinit
Kur të lshuan në vorr, i ndali valet Drini, 
Edhe zogjt e malit, kangen kanë pushu
Veç me cicërrima, Ty të kanë nderu.

Flej i qetë o trim, Ti dëshmor lirie, 
Në atë kompleks varresh, varre Arbërie, 
Të vjen Ty Shkelzeni, varret ti sheron
Fresku i Dukagjinit, balloin ta freskon.

23.05.2015
Kosovë
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi