AGIM GASHI - NANTË SOKOLAT E DARDANISË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - NANTË SOKOLAT E DARDANISË

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri May 22, 2015 10:40 pm



AGIM GASHI


NANTË SOKOLAT E DARDANISË


Sot ka ra në zi Kosova
I bien djemt nga Kumanova, 
Kthene dhimbjen në krenari
Për djem t’shqipes, djem të ri.


Për dëshmor se kem traditë
Me ba gjamë e lot’ me qitë, 
Koken lartë moj nanë shqiptare
I vranë djemt duer barbare.

Sa e randë e ndytë tradhëtia, 
Kur merr jetna, vret çlirimtar, 
Dy dekadat e tradhtisë
Djem e vasha t’u na i vra.

Pas armikut ne vramë vetëveten
Në shumë prita e në tradhëti, 
O shqiptar të mbledhim mendjen
Vetë po e vrajmë këtë pak liri!

Shumë kortezhe prap na erdhen
Na i përcolli sot Kumanova, 
Jo si duhet e si i ka hije
Nuk i priti kjo nanë Kosova.

II
O Xhafer Hysen Zymeraj
Ti moj lulja e Prizerenit, 
Gjaku yt derdh n’Kumanovë
Ia ka shtu Ilirides nderin.

Ti Deçan me ato kulla
Beg Miftar Rizajn dil e prite, 
Me ja dhuru atdheut gjakun
Prekolluk sa vështirë e rrite.

Moj Gajkovë pash Erenukun
Miftar Ndrecajt sot dili para, 
Po mbajnë zi male e kodra
Lot’ po qesin fusha e ara.

Rahovec t’qan Opterusha
Po e pret birin e saj, 
Atë Valon Selim Kabashin
Plagët me lotë sot ja lan.

Edhe Prishtina me Gërminë
Turgaj Mehmet Gashin e ka pritë, 
Loti e dhimbja kapluen qytetin
Ia zunë të bardhen dritë.

N’Zojz t’Prizrenit ka shkue lajmi
Nji të vramë n’ kortezh po e qojnë, 
Trimin Samid Bajram Kastriotin,
Zanat ballin ja freskojnë.

Në Vushtrri te Vicianumi
Engjujt para sot po dalin, 
Me prit Hysen Latif Rushitin
Sdo ta shofin ma kurr pë s’gjalli.

E Sitnica buzë Lipjanit
Shumë krenare po valëron, 
Se Fatlum Kadri Vishesella
Ndorë barbari gjallë si shkon.

Edhe Gryka e Carraleves
Po e pret Arben Qerim Rexhen, 
Ah more hasem o barbar
Në mes t’Shqipnisë na e ke qitë mexhen.

Nantë Sokolat e Dardanisë
Nantë herojt e Komanoves, 
Do t’pushojnë përgjithmonë
Në tokë sublime të Kosovës.

22.05.15
Kosovë
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi