Loja me fotot/Kështu e provokuan krerët e shtetit Erdoganin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Loja me fotot/Kështu e provokuan krerët e shtetit Erdoganin

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri May 15, 2015 10:12 am

Loja me fotot/Kështu e provokuan krerët e shtetit Erdoganin



Në Tiranë presidenti turk Erdogan ka rënë në kurthin e vogël të mikpritësve. Ky lider autoritar, islamo-konservator që nuk e duron dot cënimin e vlerave osmane, sin ë Turqi sin ë vendet e pushtuara është gjendur në kurth. Ndërkohë që në fjalimet e tij të përgatitura më parë, Erdogan foli për të “shkuarën e përbashkët”, në realitet ai përball me simbole që e sfidonin këtë të shkuar. Kështu presidenti Nishani gjatë konferencës për shtyp e vuri atë në sllën e madhe të presidencës ku në sfon kishte figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj kastrioti Skënderbeu. Eshtë e kotë të kërkosh sot në fotot e këssaj konference ku Erdogan të shfaqet pa pa pasur në krahë luftëtarin që u bëri rrezistencë osmanëve (foto poshte).




Edhe me perfid u tregua kryeministri Rama. Burime brenda kryeministrisë bëjnë të ditur se ai e kish porositur fotografen e tij personale që gjatë hecjes ti “kapte” dy liderët me foton e Ismail Qemalit në sfond (e para poshte). Jo vetëm kaq. Kryeministri e kish ulur gjatë takimit Erdoganin, në sallën e fluturave dhe përballë tij presidenti turk kishte një foto tjetër të njeriut që ndau shqiptarët nga perandoria osmane duke i dhënë pavarësinë (foto e dyte poshte). Duke mos u mjaftuar me këto, Rama nxitoi ta shpallë edhe foto dite në Facebook, foton që kishte porositur vetë.




Po c të keqe ka gjithë kjo lojë? Pse duhet marrë si provokim?
Për t’iu përgjigjur këtyre pikpyetjeve duhet kupttuar ideologjia neootomaniste e elaboruar nga kryeministri aktual turk Davutoglu, të cilën islamo konservatorët e erdoganit e kanë bërë të tyre. Ajo predikon ringritjen e vlerave të perandorisë otomabe jo vetëm në Turqinë e sotme por edhe në të gjithë vendet e pushtuara për pesë shekuj me radhë.
Pikërisht në këtë suaza mëse një herë Erdogan i ka kërkuar liderëve shqiptarë rishikimin e teksteve të historisë ku preket pushtimi otoman dhe sidomos rishikimin e figurës së Skënderbeut.
Kulmi arriti në 12 shkurt 2005, gjatë vizitës në selinë e qeverisë që atë kohë drejtohej nga Nano, kur nga nga zyra ku do vinte Ergodan u hoq një statujë e vogël e Skënderbeut.
Ky do të ishte vetëm fillimi. Pak ditë më vonë, agjencia turke e lajmeve “Anadolu”, do të zbardhte bisedimet e mbajtura sekret mes dy kryeministrave, duke u shprehur se kryeministri turk Erdogan kishte kërkuar nga autoritetet shqiptare korrektësi historike, duke bërë thirrje për rishikimin e teksteve të historisë. Erdogan, sipas agjencisë “Anadolu” i kërkoi homologut shqiptar ngritjen e një komisioni ekspertësh dypalesh për rishikimin e teksteve të historisë dhe që “informacioni mbi marrëdhëniet Turqi-Shqipëri duhet të reflektohet korrektësisht në librat shqiptarë të historisë
 
Kur u rikthye në Tiranë në mars 2008, Erdogan e ripërsëriti ndaj Berishës tashmë në pushtet, kërkesën për rishikimin e teksteve të historisë. Në kuadër të vizitës zyrtare, ku u nënshkrua marrëveshja “Programi kuadër për bashkëpunimin në fushën e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit, rinisë dhe sporteve, masmedias dhe kontakteve midis njerëzve”, kryeministri turk paraqiti një propozim për ngritjen e një komisioni të përbashkët për rishikimin e “gabimeve” të tekstet e historisë.
 
Të njëjtën gjë autoritetet turke i përsëritën edhe qeverisë së Kosovës në vitin 2010. Ish ministrit të Arsimit të Kosovës Enver Hoxhaj iu kërkua rishikimi i teksteve të historisë.
Pikërisht këto arsye rengu i vogël që krerët e shtetit shqiptar i bënë Erdoganit gjatë vizitës së tij në Tiranë, mer një vlerë simbolike. Me sa duket Shqipëria, e ka kaluar periudhën Nano të dhjetë viteve më parë, kur duhet të hiqte nga zyra bustin e Skënderbeut.
(lapsi.al)
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi