AGIM GASHI- URIME DONIKA GËRVALLA!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI- URIME DONIKA GËRVALLA!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun May 10, 2015 10:36 pm




AGIM GASHI

URIME DONIKA GËRVALLA!





Donika Gërvalla koka zgjedh Kryetare e LDK-së për Gjermani.
Pasha besen u gëzova fort. Tani kemi një udhëheqëse të mirëfillt të LDK-së. 
Por, more njerz, unë spo e di më a jam apo nuk jam antar i LDK-së. 
Besoni se deri sot askund dhe në asnjë vend as nuk jamë ftue por vetëm sabotue, pothuajse nga të gjithë, me pak përjashtime. Spo i kuptoj njerzit e LDK-së disa, a duan të kenë antarsi të mirëfill apo mua smë trajtojnë ashtu? Ne shqiptaret secili mendojmë se "si unë ska tjeter"!
Nejse, nëse ata antarë në Gjermani paskan të gjithë vlera më shumë se unë, e unë qenkam pa asnjë vlerë dhe se ata dikushat po prejkan e qepkan si të duan vetë, le të mbetet ashtu sepse unë mundem edhe pa juve kur ju mundeni pa mua.
Të mos e di për asnjë mbledhje të LDK-.së, në mbarë Gjermaninë se kur po mbahen, kjo smë ka ndodh. 
Antar i LDK-së jam që nga shkurti i vitit 1990 dhe u regjistruam bashkë me të ndjerin babain tim.
Sa stupcin e hangra për LDK, sa thika u shtie në trupat e familjes sime për LDK, u vramë për LDK e sot mos me ta rras askush, as këtu e as atje, po më vjen inati nga vetëvetja. Unë jam LDK-ist rugovist dhe dua që partia të mbushet me vlera e jo me hajdut. 
Akush më shumë se unë nuk është përpjekur për të mbrojtur të verteten për LDK-në dhe frymen rugovjane. Ne çdo kohë jam përpjekur që të jem zëri i së vërtetës dhe ushtari më besnik i mbrojtjes së vlerave të LDK-se. Por kjo ndoshta nuk i shkon për shtati ndonjerit që han me dy luge, ndonjerit që mbane librezen e LDK-së dhe u sherbene interesave të partive tjera. Si do që të jetë, unë mbetem po ai që kam qenë gjithmonë, po ai që me gjithë shpirt u ka dalur zot vetëm njerëzve që vërtet e kanë dashur dhe ia duan të miren LDK-së. Sëkëndejmi, z. Donika Gërvalles i uroj nga zemra që të ketë sukses në drejtimin e Degës së kesaj Partije në Gjermani, sepse ajo vërtetë e ka merituar të jetë në krye të saj, por pse jo edhe në Kososvë.


Ata që do të mundohen të ma hjekun nga zemra partinë time, shpresat për një gjeneralizim tjeter në LDK dhe instalimin e rugovizmit të vërtetë, mundi do tu shkoj huç.
Pos që isha antar i rregullt, isha edhe antar nderi i LDK-së. Kjo nuk luen rrol për dikend, por për mua dhe ata që e shihnin punën time, kishte!

Shpresoj se me zgjedhjen e Donika Gervalles si Kryetare e LDK-së, do të bëhet një riorganizim i kësaj partie rugoviane ndaj së ciles kemi obligime dhe ku do të ftohen ata që asnjëherë nuk u lëkunden nga rugovizmi si rrymë atdhetare dhe kombëtare për ardhmërinë e atdheut.

Urime Donika Gërvalla!

10.05.2015
Düren













avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi