Biografia e filozofeve te shquar!

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Biografia e filozofeve te shquar!

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Dec 24, 2008 12:05 am

Arnobie ARNOBIE, retor dhe apologjet i krishterë (vdiq rreth 326). Në moshën pesëdhjetëvjeçare, pasi gjithë kohën luftoi kundër të krishterëve, u bë i krishterë dhe u përpoqë të mbronte të krishterët nga akuzat se ishin fajtorë për mjerimin dhe fatkeqësinë e imperatorisë. I bëri objekt talljeje shumë besime tradicionale, ndërsa veprat e tij janë burim si për kuptimin e mitologjisë romake ashtu edhe për shpjegimin e disa filozofëve (sidomos të skeptikut Karnead). Është kundërshtar i tezës së Platonit mbi paraekzistimin e shpirtit.


Kryevepra: Adversus gentes (Adversus nationes).


ARNOLD, Gjuro ARNOLD, Gjuro (ARNOLD Duro) filozof, pedagog dhe poet (Ivanec, më 1854-Zagreb, më 1941). Prof. i filozofisë dhe i pedagogjisë në Zagreb. Tekstet e tij të logjikës dhe të psikologjisë janë konsideruar një kohë të gjatë manualë standard të shkollave dhe të universiteteve. Në vitin 1896 organizoi seminarin pedagogjik për arsimin teorik dhe praktik të arsimtarëve të shkollave të mesme. Pikëpamjet filozofike të tij janë të afërta me të Loces, të Lajbincit dhe të Herbartit dhe me shumë teza spiritualiste-pluraliste.


Në veprën e vet «Qeniet e fundit», A. konsideron se realiteti është i ndërtuar nga elementet e thjeshta jomateriale të renditura hierarkisht sipas shkallëve të ndryshme të shugurimit, kurse në shkallën më të lartë qëndron perëndia. Të gjithë individët shpirtërorë e dëshirojnë atë nëpërmjet procesit kozmik të persosurisë shpirtërore- frymore.


Veprat kryesore: Etika i povijest (1879); Logika (1888); Zadnja bića (1888); Psihologija (1893).


ARNT, Ernst Moric ARNT, Ernst Moric (ARNDT, Ernst Moritz), poet dhe filozof gjerm. (1769-1860). Në vjershat e tij lavdëroi idenë e unitetit nacional dhe të rezistencës kundër Napoleonit. Në punimet teorike përkrah filozofinë realiste dhe optimiste, lavdëron natyrën, ndërsa në mbivlerësimin e forcës së thjeshtë konsideron se qëndron rreziku më i madh për fatin e Gjermanisë.


Kryevepra: Geist der Zeit, I, II, III, (1804-1813).


ARON, Rajmond Klod Ferdinand ARON, Rajmond Klod Ferdinand (ARON, Raymorid Claude Ferdinand), sociolog dhe filozof franc. (1905-). Prof. i Sorbones nga viti 1956. Interesimi themelor i R. Aronit është filozofia e historisë. A. konsideron se «realiteti historik nuk lejon të shndërrohet në raporte, sepse ai është njerëzor, ndërsa njerëzit, si individë që veprojnë ose të cilët janë viktima, në çdo mënyrë janë qendër e gjallë e tij». A. njëkohësisht paralajmëron se njeriu nuk ngrihet nga relativiteti i përfytyruar deri te marrëdhëniet objektive, transcendentalisht relative, por arrin deri te relativiteti historik: shkencëtari, historiani, shpreh vetveten dhe botën e vet nëpërmjet të së kaluarës, të cilën e ka zgjedhur për vete. Andaj çdo filozofi e historisë, sipas Aronit, do të jetë relative. Në qoftë se historia ka ndonjë rëndësi, atëherë ajo nuk qëndron në progresin e vazhdueshëm, në ndonjë racionalitet dhe ajo i shmanget çdo forme të të vendosurit në skemë. Lirinë në histori nuk e siguron teoria por veprimtaria. Iracionalizmi, për Aronin, do të ishte filozofi e pamohueshme sikur në vete të mos përmbante një kundërthënie themelore: «lracionalizmi kërkon të përgënjeshtrojë vetveten, sepse shfaqet si e vërtetë filozofike, kurse mohon natyrën e kësaj së vërtete». Kritik i disa tezave fundamentale marksiste (sidomos lidhur me realizimin praktik të koncepteve marksiste), A. pavarësisht nga një varg njëanshmërish të relati-vizmit historik dhe të maliciozitetit të kritikave, konsiderohet sot një nga filozofët e rëndësishëm të historisë në Francë, madje edhe në Evropë.


Veprat kryesore: Introduction a la philosophie de l'Histoire (1938); La Philosophie critique de l'Histoire (1938); Le Grand Schisme (9W); Les guerres en chafne (1951); L'Opium des intellectuels (1955); Espoir et peur du siëcle (1957); Les dësilusions du progrës: essai sur la dialectique de la modernitë (1969); D'une Sainte Famitle a l'autre: essai sur le marxisme imaginaire ( 1 969).


ASKLEPIADI, Prusas ASKLEPIADI, Prusas , mjek dhe filozof grek (rreth 124 - rreth 34 p.e.r.). Ithtar i Epikurit, që më shumë se mësuesi i tij theksonte premisat fundamentale sensualiste të çdo njohjeje dhe ia mohonte shpirtit pjesën mendore, duke reduktuar veprimtarinë e tij në receptivitetin sensomotorik. Në medicinë i njohur për shërimet nëpërmjet mjeteve fizikale dhe dietës.


AST, Fridrih AST, Fridrih (AST, Friedrich), filozof gjerm. (1778-1841). Prof. në Munih. U mor, para së gjithash, me filozofinë e historisë dhe me estetikë. Si ithtar i Shelingut bëri përpjekje që në zhvillimin historik të filozofisë të vërtetonte ligjësinë e brendshme mendore të domosdoshme.

Veprat kryesore: Handbuch der Asthetik (1805); Grundlinien der Philosophie ( 1816); Lexikon Platonicum (1834-39).


ASMUS, Valentin ASMUS, Valentin Ferdinandoviç , filozof sovjetik (1894-1975). Porf. i Universitetit të Moskës (nga viti 1939). Autor i shumë punimeve nga historia e filozofisë (sidomos të idealizmit klasik gjerman dhe të filozofisë ruse), nga historia e logjikës dhe e estetikës. Është e njohur edhe Logjika e tij, që ishte tekst standard në fakultetet e shumë vendeve socialiste.

Veprat kryesore: Materializmi dialektik dhe logjika (1924); Shqyrtime nga historia e dialektikës dhe e filozofisë së re (1930); Dialektika e Kantit (1930); Marksi dhe historizmi borgjez (1933); Logjika (1947); Descartes (1956).


Ashari ASHARI , (Ali al-Ashari), filozof dhe apologjet islamik (837-935). Sunin dhe Kuranin si dhe mësimet e tjera fetare islame ortodokse u përpoq t'i themelonte dhe t'i arsyetonte në mënyrë filozofike.

Atenagora ATENAGORA , Athinas, filozof grek, apologjet i krishterë (rreth J70). Në apologjinë e vet drejtuar Mark Aurelit nbrojti të krishterët duke bazuar doktrinën mbi treunitetin hyjnor. Në shumë teza të tij është fare i qartë ndikimi i platonizmit.


AUGUSTIN, Aureli AUGUSTIN, Aureli (Augustinus Aurelius), teolog dhe filozof i krishterë 354-430). Para se të kalonte në krishterim, ai dhjetë vjet i përkiste maniheizmit. Vetëm kur mbushi 33 vjet, pasi sipas fjalëve të tij jetoi si «mëkatar, pagan dhe njeri i shfrenuar», kaloi në krishterim dhe u bë një nga etërit më të famshëm dhe më të njohur të kishës latine të periudhës patristike. Në vitin 391 u bë prift në Hispon, kurse në vitin 396 u zgjodh ipeshkëv. Burim kryesor për kuptimin e rrugës së tij jetësore dhe filozofike janë Rrëfimet e tij.
Filozofia e Augustinit nuk është prezentuar në asnjerën prej veprave të tij si sistem i mbyllur, por analizat mendore të tij shfaqen fragmentarisht dhe periodikisht me rastin e përpunimit të çështjeve të ndryshme, kryesisht të çështjeve teologjike. Orientimi filozofik themelor përqendrohet te Augustini në parimin e vetësaktësisë së brendshme të cilin pikërisht ai e paraqiti i pari në mënyrë të qartë dhe e shtroi si rrugëdalje të filozofisë. Interesi metafizik i A. drejtohet nga sfera e realitetit të jashtëm ndaj jetës së brendshme, e kështu në vend ,të nocioneve materiale, shpirtërore të përgjithshme ose fizike, në plan të parë i vë nocionet psikike si faktorë themelorë të kuptimit të botës. Pikërisht ky orientim kah përvoja e brendshme është karakteristikë qenësore e veprimtarisë së tij. «Kundër akademikëve» që dyshojnë në të vërtetën, konfirmon Augustint - i cili dikur ishte i afërm me pikëpamjet skeptike - të vërtetën parësore, me fjalë të tjera se askush nuk mund të dyshojë se ekziston, me vetë faktin se dyshon (domethënë mendon). «Për mua më e sigurt se çdo gjë tjetër është se ekzistoj. Madje edhe nëse pohon se nuk ekzistoj dhe thua se mashtrohem, pikërisht me këtë pranon se ekzistoj; sepse nuk mund të mashtrohem nëse nuk jam».


A. pasi iu drejtua krishterimit, luftoi në realitet kundër mendimit skeptik akademik, mirëpo megjithatë në shumë teza mbeti i rezervuar në mënyrë skeptike dhe agnostike: «Mos poho më pos kësaj se diçka sipas bindjes sate të duket kështu dhe kështu kurrë nuk do të mashtrohesh». (Contra Academicos).


Çdo gjë që bën njeriu buron nga vullneti i tij i cili është absolutisht i lirë. Vlera qenësore ndërkaq e akteve të vullnetit është e varur para së gjithash nga orientimi i tyre kah perëndia. Ideja e kishës së krishterë - interesat e së cilës Augustini i mbrojti me aq afsh -bazohet sipas tij, në mendimin mbi nevojën e shpagimit të tërë gjinisë njerëzore; mirëpo vetë kjo ide përjashton pikërisht lirinë e përcaktuar të vullnetit të individit. Tërë doktrina mbi predestinacionin (paradestinimin) për shpëtimin ose zhdukjen - të cilën e mbrojti Augustini - u kundërvihet në mënyrë kontradiktore pikëpamjeve të tij mbi lirinë e vullnetit: «Gjithmonë do të mbetet fakt i çuditshëm që i njëjti njeri - i cili filozofinë e tij e themeloi në vetësigurinë e frymës së vetëdijshme të veçantë, i cili nëpërmjet studimit të hollësishëm hyri në thellësitë e përvojës së brendshme dhe zbuloi në vullnetin arsyen e jetës së individit shpirtëror, se, pra, ky njeri konsiderohej i shtrënguar nga interesat e një studimi teologjik me konceptin e shkencës mbi shëlbimin, e cila e vëzhgon veprimin e vullnetit të veçantë si pasojë e caktuar që nuk ndryshon një rrënimi të përgjithshëm ose mëshi-re hyjnore». (V. Vindelband: «Histo-ria e filozotisë»). Në një mënyrë Augustini është edhe iniciator i filozofisë së historisë, sepse në konstruksionin e vet të realizimit të planit të perëndisë, e kuptoi tërë historinë si tërësi - dhe çdo gjë veç e veç merr në të kuptimin vetëm në bazë të kësaj tërësie. Historia ka gjashtë periudha, kurse qëllimi i vërtetë i saj është realizimi i shtetit të perëndisë. Augustini edhe tërë filozofinë greke - ishte i afërt veçanërisht me Platonin - e interpretonte në më-nyrë të krishterë, kështu që nga pragmatizmi religjioz shpesh dhe plotësisht gabimisht shpjegonte dhe shtrembëronte disa teza tç filozofëve grekë.


Për A. e bukur është para së gjithash tërësia, uniteti i tërësisë. Edhe nëse ka objekte të veçanta që janë të shëmtuara, kjo aspak nuk e prish bukurinë e harmonishme unike të gjithësisë. Kozmosi si vepër e perëndisë medoemos është i bukur, ndonëse në të ka edhe gjëra të këqija dhe të shëmtuara. Për Augustinin që me orientimin e vet të tërësishëm filozofik dhe estetik është i orientuar në mënyrë platoniane dhe antiaristoteliane, perëndia nuk është vetëm krijues dhe model i së bukurës, por për më tepër prezenca e bukurisë në një fenomen të veçantë është vërtetim i sigurt se është krijuar nga perëndia.


Augustini shkroi shumë libra dhe ndonëse mbeti gjithmonë i kufizuar nga suazat e përgjithshme të pikëpamjeve teologjike të veta dhe të huaja dhe të paragjykimeve religjioze, prapëseprapë me temperamentin e vet të gjallë, me talentin e rrallë poetik, i bindur sinqerisht në konstruksionet dhe vegimet mbinatyrore, dha disa fa-qe të jashtëzakonshme, të shkruara drejtpërdrejt dhe në mënyrë sugjestive, të cilat hynë padyshim në radhën e literaturës më të bukur të kohës së tij..


Veprat kryesore: Contra Academicos: De besta vita; De ordine; Socioloquia (386); De quantitate animae (387-88); De genesi contra Manichaeos (388/390); Contesiiones. (rreth400): Ispovijedi: De civitute Dei(prej vitit 413 deri 426); Recractiones(rreth 430); Të gjitha veprat J. P. Migne, Patrologia latina 32-47, Paris 1845.

Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve: 33732
Age: 59
Location: Kosovë
Registration date: 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi