IPALLKO - MIGA TREGIMI PËR ÇUNIN E VOGEL

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

IPALLKO - MIGA TREGIMI PËR ÇUNIN E VOGEL

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Apr 19, 2015 7:42 pm





IPALLKO MIGA
 
TREGIMI PËR ÇUNIN E VOGEL
 
Na ishte njëherë një çun i vogel, i urtë e i butë, që i sherbente çdo qeverie, çdo pushteti, çdo bande e çdo mafia, dhe që e kthente gzofin si bëhej moti.
Ngadal, por sigurt pasurohej me djersen e popullit, madje blente edhe nota e doktoratura e bile, bile edhe akademik arriti të bëhej. Paraja kthen ujin përpjetë, thonin të vjetrit. Ky çuni i vogel arriti që të blen toka, ara e bashtina, njerz e të pa njerz, spiuj e tradhëtar, labil e të luhatshëm, mu si ishte edhe mendja e tij, për të arritë në majat e shkatrrimit. Tradhëtoi miq e armir, bënte demostrata me huligan e rrugaq që ta përkrahnin, dhe arriti.
Udhëtonte çuni i vogel me mikun e tij, që edhe ai kishte qenë si ky e se kishim ditë, tubonin njerz e përfitonin masën me fjalime e lavdërime, njoftonin spiuj, puthadorë e bythëlëpirsa, i ngritin ata dhe u  ipnin grada, me klyshët e tij ndanin ora, diploma  e mirënjohje, darka e dreka, për të menduar populli budall, se ja po na vinë shpëtimtarët. Nuk e dinte populli se këta nuk dallonin nga ata. Kur e mori vesh se kush ishin, populli filloi ti quante dypeçiksat e partisë. Disa i quanin shtyllë partie e disa shtyllë marrie.
Ky dypeçiksi, jo që është i zhveshur kombëtarisht, por është edhe i zbathur në kokë. Arriti të mashtron, tradhëton e beteron të gjithë, madje edhe strukturat e bandave sekrete, sepse ky ma përpara se ata, ishte në struktura të tilla. Tërhiqte njerz si me magnet. Mashtonte ta që lehtë mashtroheshin, i vendoste rreth vetes, dhe ja sukseset nuk mungonin. Kishte erifi edhe para e edhe dije për tradhëti.
Dhe një ditë, pas shumë peripetive, hypi në karriken e lartë. Punët e larta nuk i kryente, por i mjaftonte titulli dhe fotelja. Prej atij momenti kur hypi atje, u vendos dhe u ngul mirë, filloi ta tregonte çnjerzoren e tij. Bertimat e kërcnimet i lëshoi qysh ditën e parë. E panë njerzit se dypeçiksi nuk ishte vetë dy peçik njeri, por ai ishte vetë hitleri, vetë diktatori i cili nuk tregohet i rrezikshëm pa iu dhënë rasti dhe momenti.
Tani ai filloi ti kërcnonte edhe robt e vetë të partisë, dratë e nuset e partisë, të gjithë ata që nuk mendojnë si mendon ai dhe padroni i tij.
Këlyshët e tij, gjithashtu filluan me kërcnime të shtira ala SHIK-iste, madje duke i angazhuar edhe robtë e shpisë. Më së të ndytë dalin kur flasin për partinë dhe historikun e saj, pa qenë kurr antarë i kësaj partie. Ata ishin antar partie, por të një partie ku flitej serbishtja, ku palnifikohej zhdukja e qenies shqiptare,  dhe ku në punë qendronin edhe nën  masat e dhunshme të Millosheviqit duke hangër dinarin e Kralit.
Sot këta njerz duken të fuqishëm por edhe shumë e shumë të rrezikshëm. Synimet për marrjen e partisë përsëri në këto zgjedhje, do të thotë fundi i partisë dhe fundi i shtetit.
A do të lejojnë shqiptarët ta humbin trashëgiminë mijavjeçare duke iu nënshtrue bandave të shtetit kriminal? Kjo mbetet të shifet. Mjerimi sot po e bënë të veten.
Shqiptarët duhet të mendohen, ta rrehin kokn e tyre dhe të vetëdijsohen, se ardhmëria e tyre nuk është me banda, mafi, korrupcion, vrastar, tradhëtar e dypeçiksa.
Koha e veprimit po kalon.
Hitlerët shqiptar duhet të shporren!
 
19.04.15

Ferizaj
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi