AGIM GASHI - MEÇET POLITIKE NË FORMË PROTESTASH

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - MEÇET POLITIKE NË FORMË PROTESTASH

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Apr 17, 2015 9:09 pm



AGIM GASHI


MEÇET POLITIKE NË FORMË PROTESTASH


Neser zhvillohet protesta e tri partive politike: VV, NISMA dhe AAK. Sado që mundohen të thonë se është gjithëpopullore, kësaj proteste, sikur edhe herave tjera, si vjen era popull por krejt era politikë. Politike sepse inatet e liderve partiak, si nga pozita e ashtu edhe nga opozita, grindjet e tyre dhe akuzat e njëra-tjetres, tregon se këtu nuk pyetet populli, por pyeten interesat partiake dhe në një anë ruajtja e pushtetit e nga ana tjeter marrja e pushtetit. 
Problemet e popullit merren si alibi për mbajtjen e protestave, mu ashtu si merret alibi për shtypjen e protestes në emrin e popullit. Në emrin e popullit vandalizohet pasuria e shtetit dhe në emrin e qeverisë „popullore“ zbrazen armët, gasi lotësjellës, topat e ujit dhe rrahet rinia shqiptare më keq se në kohen e Millosheviqit.
Këto protesta, nuk janë protesta por luftë mes grupeve politike kretj në emrin e popullit.
Të gjithë në emrin e popullit, të gjithë kunder popullit. Fatkeqësie e ka kpluar atdheun brutalisht.Këta lider që grinden për pushtet, të gjithë i ke milioner, të pasuruar në kurrizin e popullit. Si opozita e ashtu edhe pozita, kur moren rrugen drejt fshatrve për ti vizituar të mjerët e pas luftës të cilët falë këtyre partive politike, erdhen në gjendjet e tilla dhe vuajnë për kafshatë goje, ose e hanë darken nga kantat e liderucëve partiak? Kur vizituan varfnjakët lagjeve të qyteteve e ato kasolla që pritet në çdo moment të rrëzohen? Dje, sot e ndoshta edhe nesër vetëvriten ata që ua sollen lirinë, qent hanë fëmijët e këtij shteti, haraçi kerkohet edhe atje ku ruan policia, vriten njerzit dhe kurr nuk zbulohen vrasësit, e shumë, e shumë tjera që është e pamundur të përmenden. Pasuria e vjedhur nga ky popull, pikrisht nga këta liderucë, dergohet në bankat e huaja dhe hapen hotele e duçane në Dubai. Bregdeti shqiptar u ble dhe tani është pronë e hanjave shqiptar nga të dy anët e shtetit.
Me të vërtetë protestat i duhen popullit, por protesta krejt tjera nga organizimet e partiakëve që mbrojnë interesat personale. E them personale sepse, shkuan 16 vite dhe askush nuk u interesu për këtë popull. Ne i shifnim kah protestohet në sheshet e Kosovës, kah vriteshin të rinjët shqiptar, kah shtypeshin me forcë nga policia, por gjithmonë mund të shifnim se si liderët buzqeshnin nga sukseset e njëri-tjetrit. Kur protestonte VV, mua më dukej se në ringun e boksit ishin dy bokseret e njohur për popullin: Albin Kurti e Hashim Thaqi. 
Tani ndryshuan gjërat, sepse më nuk boksohet individualisht, por grupisht. Dalin në ringun politik lideret e opozitës dhe qeveritarët. Fansat e te dy palëve brohorisin, qirren, duartrokasin, përgjaken e sakatohen, por parat si gjithmonë i marrin akterët e organizimit të meçit politik.
Protesta duhet të organizohen nga populli, pa u përmend asnjë parti. Të marrin pjesë në protestë burra e gra, fëmijë e pleq, vasha e djelmosha, nuse e gra, intelektual e puntorët e të gjitha profesioneve. Të gjithë ne vuajmë dhe kemi uri për buken, pikrisht nga këta që organizojnë protesta dhe nga ata që synojnë shtypjen e protestes. Të gjithë janë të pasur dhe se kanë asnjë dert për bukë. 
Posa të marrin fund këto protesta politike, ti populli im, zgjohu e tregoju se si bëhen protestat. Merrni dyshek, çarçaf e jorgana, zini sheshet e qyteteve, aty fleni e hani e mos lëvizni pa lëviz këto grupe kriminale që e sakatuan atdheun. Kosova nuk e meriton këtë udhëheqje së cilës i pikojnë duart gjak shqiptari. Me këso duar të gjakosura e kishim, andaj luftuam.
Më e mira e së mirës është që vetë të largoheni duke ia lëshuar patriotëve vendin që të shpëtojnë atë që mundet shpëtuar. 
Më mirë na bjen të flejmë një muaj në sheshet e qyteteve e të fitohet liria përnjëmend, se sa të vuajmë edhe një shekull në vetërobëri. 
Kosova ka njerz patriot që u dogjen për popull e atdhe. 
Kosova e meriton lirinë, nëse do populli!



17.04.15
Düren




Pëlqejë · Komento · Shpërndaje
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi