Agim GASHI - DITIRAMB PËR MIKUN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim GASHI - DITIRAMB PËR MIKUN

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Apr 12, 2015 7:37 pm


Nga AGIM GASHI



DITIRAMB PËR MIKUN


/ Poetit Haxhi Muhaxheri /


I
Kam një mik e shkuar mikut
Zemërbujar e burr besnik,
Për poezi art e atdhe
Zemërndezur është Orfe!

Ku është fjala, besa e nderi,
Aty është Haxhi Muhaxheri.

II
Në shpirt ka veç dashuri
E me fjalë i ndezë rrufetë
Është poet në dhe t´mërgimit,
Shpatë Skënderi kunder krimit.

Ku është fjala, besa e nderi,
Aty është Haxhi Muhaxheri.

III
Po ku je o miku im
Që i shpall luftë edhe perëndisë,
Kur e sheh farën e keqe
Duke mbirë në tokë t’Arbërisë.

Zemra jote, zemrër e trimit,
Rrahë n´thellësi të Dukagjinit.

IV
Ti poeti ynë i dashur
N´mërgim erdhe djal i ri,
Shpejt u plake në këtë dhe,
Mallin zjarr për atdhe.

Ndrrohet moti e kalon jeta
Zemra jote është e vërteta.

V
Fluturim ti çoj këto vargje
Si në kohen e Rilindjës,
Që të jemi të vllëzëruar
E krenar ball ti bëjmë dhimbjes.

Ku është fjala, besa e nderi,
Aty është Haxhi Muhaxheri.

VI
O Haxhi, o mik` e vëlla
Sa shumë plagë i ranë atdheut,
N´varre i vranë dëshmort e kombit
Thikë pas shpine Skënderbeut.

Ku është fjala, besa e nderi,
Aty është Haxhi Muhaxheri.

VII
A t´ka marrë malli për “Kohën”,
Kur „Rilindjën“ përballë e kishim,
Edhe pse të robruar,
N’shpirt krenarë gjithmonë ishim

Ndrrohet moti e kalon jeta
Zemra jote është e vërteta.

VIII
A t´kujtohet Anton Çetta,
Azem Shkreli e Ali podrimja
Fehmi Agani e Ibrahim Rugova?
Sa krenare ishte Kosova.

Ndrrohet moti e kalon jeta
Zemra jote është e vërteta.

IX
A t´kujtohet Aziz Ruhani
Xhepin plot me çebapa të nxehta,
Gjithnjë flitej për lirinë
E n´robri s’përkulj jeta,

Do të rrojmë për komb e atdhe
Vëlla të kam e vëlla më ke.

X
A t'kujtohet Mirko Gashi,
Rifat Kukaj e Beqir Musliu
Ramiz Bala e Nehat Hoxha,
Agim Gashi e Ismet Bogujevci
Rrahman Dedaj e Anton Pashku 
Tahir Desku e Atdhe Gashi 
Muslim Mulliqi e Ramiz Kelmendi
Dhe shumë tjerë që s’po i përmendi?

Ishte “Koha”, ishte vendi;
Madhështor bëhej kuvendi.
Ishte fjala, besa e nderi,
Ishte miku Haxhi Muhaxheri.

XI
Tash të tretur n’dhe të huaj
S’na ka mbetur gjë në jetë,
Veç t’kujtojmë vitet e shkuara
Kur n’atdhe kishim foletë!

Miku i mire mbetet i njëjtë,
Edhe tash si përhera
Ku është fjala, besa e nderi,
Aty është Haxhi Muhaxheri.

XII
Ëndrrat i sheh në vendlindje
Malli e djeg për Arbërinë
Netët i zbardh duke shkruar
Vargje të bukura për Ilirinë

Ku është fjala, besa e nderi,
Është poeti Haxhi Muhaxheri

Düren, 12.04.15





Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Mon Apr 13, 2015 8:44 pm, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Agim GASHI - DITIRAMB PËR MIKUN

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Apr 12, 2015 11:11 pm

http://mergata.blogspot.co.at/2015/04/ditiramb-per-mikun-dhe-poetin-haxhi.html
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi