AGIM GASHI - EDHE NË PLEQËRI GATUHET BUKA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - EDHE NË PLEQËRI GATUHET BUKA

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Apr 06, 2015 5:39 pm

AGIM GASHI


EDHE NË PLEQËRI GATUHET BUKA


I varfëri e ka dashurinë e mbjellur për atdheun.Andaj edhe mbetet i varfër!

Sot bëra bukë shpije. Jo që kisha marak të bëj, por që më duhet patjeter të ha. Ju vie njerzëve puna edhe kështu.Falë Zotit që e kisha miellin. Po mos të ishte mielli, sdo të ishte as buka. 
Buka gjithmonë më del e mirë sepse brumi ka frikë nga mjeshtri. 
Shpesh më pyesin njerzia se pse shkruaj shumë për të varfërit. Dhe ua tregoj një thënje të një njeriu që ishte rrëzue nga dardha. Ai kishte pas dhimbje dhe lëndime të mëdhaja, andaj kishte thënë: 
-Le të vijnë të më shofin vetëm ata që u rrëzuan nga dardha!
Edhe unë shepesh u rrëzova nga dardha.Bile akoma spo mundem me u ngritë nga ato rrëzimet e jetës. A më ka faj dikush që jamë në këtë gjendje? Jo.Askend se fajsoj, sepse dy gjëra dikur i kisha të mjaftueshme: shëndetin dhe paranë. Nuk dita me i rua asnjëren dhe që të dyjat më nuk i kamë. Po mos ti ndihmoja atdheut, ndoshta sot do të isha milioner, ose do ta kisha një pasuri normale. Por, unë isha me atdheun i lidhur mu si nëna me fëmiun e saj. Jamë akoma i lidhur edhe pse më para e vrapime, atdheun spo mundem me i dhurue. 
Atdheu se përbuz askend. Të përbuzin njerzit e atdheut ashtu si përbuzën çdo kend. E vodhen të tërin. Ku të marri atdheu me ju ndihmue të vrfërve? Edhe ato që i ndan me i ndihmue, ia vjedhin karaxhozat që sot e kapen shtetin e pushtetin dhe duan që edhe frymen të ia zënë.
Unë do të gatuaj prap vetëm miellin ta kem, do të duroj edhe për kafshaten e gojes, por në atdheun sdo të marr hidhërime. I shkreti atdhe. Ai e ka vështirë të çlirohet nga djemtë e vetë të kçinjë, hajdut e karaxhoza. Tani edhe agjenturat e huaja me mjekrrosha spiuj, po gjejne vend këtu. Djemve të kqinjë ju intereson vetëm paraja. 
Unë do të gatuaj prap. Do të gatuaj dhe do ta dua atdheun. I varfëri ka dashuri të madhe ndaj atdheut. Atij nuk ia fshin trurin as paraja, as hoxha e as lavirja. 
I varfëri e ka dashurinë e mbjellur për atdheun.Andaj edhe mbetet i varfër!

06.04.2015
Düren


































avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi