AGIM GASHI - DITA E HAJNAVE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - DITA E HAJNAVE

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Mar 06, 2015 1:49 am



AGIM GASHI

DITA E HAJNAVE

Ruaj xhepat populli im
Na shkoi ngërqi me intriga,
Tash i kemi nji palë hajna
Jo si dje të ndamë në liga!


Liga e dytë me të parën
Po i ban hajnat kulub,
Dikur vidhnin tet e tek
Tash hajninë e bajnë në grup.


Mos harroni 8 dhjetorin
Kur me shtetin durt i lajna,
Në shenj respekti- festë shtetnore
Ta shpallim ditë për hajna.


Nuk u kry liga e dytë
Gjashtë muj bishtin tu e lujtë,
Vetë me hi në ligë të parë
Mos me ia lane hajninë kujt.


Për nji bothë kryehajni
Ke kah shkon posht Kosova,
Më lavdoni a më shani
Unë këtë kangë kështu e knova.


07.12.14
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi