Xhafer Leci:BEOGRADI IZOLON KOSOVËN …!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Xhafer Leci:BEOGRADI IZOLON KOSOVËN …!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Feb 14, 2015 4:12 pm

BEOGRADI IZOLON KOSOVËN …!



Nga Xhafer Leci


Katër shtete, lidhin Marrëveshje për Kosovën, pa Kosovën?!

 

         Serbia me mjeshtëri bindëse arriti të krijoj aleancë mobilizuese për ndalimin e migrantëve ilegal, me Gjermaninë, Austrinë dhe Hungarinë, duke përjashtuar Kosovën si një shtet jo- funksional, i pafuqishem- rëndësishëm për marrjen e detyrave, që i takojnë më shumë se sa katër shteteve të sipër- përmendura..!



           Beogradi ngadal me skenare të nji- pasnjishme po e rrënon themelin e shtetit të Kosovës, edhe ashtu të brishtë!



Nuk ka dilemë se Beogradi përmes bashkëpuntorëve të vet matrapaz, shqipfolës, është duke e ndihmuar ikjen e shqiptarëve drejt Perëndimit.
Trafikantët shqipfolës, i ka mobilizuar dhe vendos në vende të sigurta vet Sigurimi Sekret Serb, si në Suboticë dhe vende tjera afër kufirit Serbi, Hungari.
Matrapazët shqipfolës ato të holla që ua marrin shqiptarëve skamnorë e hallexhi, i ndajnë bashkë me policinë serbe. Po mos të ishte kështu, ata policia serbe do i burgoste të gjithë mbrenda 24 orëve.
Mjerishtë Perëndimi ende nuk është duke i kuptuar qëllimet politike dhe mashtruese të Serbisë, përmes të cilave po e joshë Perendimin për pranimin e saj BE..!



           Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, kinse po i dhimbsen shqiptarët, në praninë e shefave të policive të Gjermanisë, Austrisë dhe Hungarisë në Beograd, në mnyrë diplomatike, ate që duhej t`u thonin popullit tonë, qeveritarët- funksionarët e Kosovës, e tha ai, duke u bërë thirrje shqiptarëve që mos t`i shesin pronat e tyre sepse 99 përqind e tyre do të kthehen në shtëpitë e tyre.



            Kurrë nuk do të realizohen dëshirat e Projekteve të Serbisë, kundër Kosovës.



Situata aktuale në Kosovë, Provë për Perëndimin, që Kosova të mos presë kush e di edhe për sa kohë liberalizimin e Vizave. Planet e Serbisë, se Kosovën as Ndërkombëtarët nuk po munden ta Qeverisin si një shtet, se shqiptarët jo, se jo..!


            Përpjekjet politike të Serbisë për denigrimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, se historia e shqiptarëve është “gënjeshtër” kur ata ankohen se Beogradi me dhunë i ka shpërngulur për në Turqi e vende tjera! Serbia mund t´u thotë Perëndimorëve edhe këtë: “Ja shihne si vetshpërngulen shqiptarët, edhe tash kur Kosova është e pavaruar, ka institucionet e veta për qeverisje të brendshme e të jashtme, ka mekanizma për ndalimin e ikjes masive të popullatës së Kosovës, por këtë nuk e bëjnë, duke u përpjekur të akuzojnë si gjithëherë Serbinë, e kësaj radhe edhe Hungarinë..!


            Beogradi mund të thotë edhe këtë: Pse nuk po ikin serbët e Kosovës, kur edhe ata kanë të njëjtin standard të jetës sikur edhe shqiptarët ?!


Beogradit i shkon shumë përshtati vetëikja e shqiptarëve nga Kosova, sepse ky është edhe synimi i kahmotshëm i Planprogrameve të Beogradit.


            Pushteti qendror i Beogradit që nga koha e I. Grashaninit 1844, V. Qubrillovoqit, I.Andriqit, A. Rankoviqit, D.Qosiqit, S. Millosheviqit, e deri në ditët e sotme nuk ka pushuar, duke u përpjekur për pastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre..! Dhe, të gjitha këto bashkërisht, janë një dëshmi e madhe për Serbinë, që ta bindë, OKB-në, se Kosova me këto institucione të pa afta që ka, ende është larg për ta pranuar në gjirin e saj. 


           Shqetsimi më i madh i pas luftës është: Ikja masovike e shqiptarëve të Kosovës drejt Perëndimit. Kjo pamje trishtuese shumë e dhimbëshme për popullin tonë, na kujtonë kohën e vuajtjeve të shqiptarëve gjatë luftës së fundit më 1999, ku me dhunë u përzunë nga okupatori serb mbi 1 milion shqiptarë. Këta shqiptarë, burra, gra, pleq e fëmijë, shpejtë pas përfundimit të luftës, nga të gjitha vendet ku ishin vendosur, mbi 90% e tyre u kthyen në Kosovë, edhe tash do të kthehën, dikush më dëshirë, e dikush pa dëshirë, por KOSOVA nuk do të ZBRAZET.



            Kosova nuk ka krizë lufte, prandaj edhe nuk mund të ketë strehim ekonomk, për dhënjen e leje qendrimit në vendet e Perëndimit, por ka vetëm leje qëndrimi politik, e këta që ikin sot nga Kosova drejtë Perëndimit, nuk janë dhe nuk mund të trajtohen si raste politike.


           Përendimorët: “Kosovarët barrë e madhe, nuk kemi më vende për strehimin e tyre me këtë trend kaq të madh. Më shumë na vijnë shqiptarë nga Kosova, se sa nga krizat e luftës, si, Siria, Iraku, Auganistani etj.”



Qeveritarët, diplomatët, politikanët, gazetarët etj., duhet ta mësojnë pak edhe Programin e matematikës financiare, sepse diplomacia, nuk shkon pa llogari.


            Edhenë kohë shumë më të vështira se sa sot,kur shqiptarët ishin të pa shkolluar të varfur e të okupuar nga bizanti, romaku, sllavi e turku, Shqipëria, Kosova e vise tjera shqiptare nuk u zbrazën, as tash nuk do të zbrazët Kosova.


           Ka shumë mekanizma e mundësi për ndaljen e ikjes së popullit nga vendi ynë, këtë duhët me urgjencë ta bëjë Qeveria e Kosovës.


As kush nuk e ka të drejtën ligjore, të merr fëmjët e vet të mitur në një rrugë me plotë rreziqe për jetë..!



          Shqiptarët janë duke jetuar me iluzione, nga rrenat e matrapazëve, të cilët për fitime të veta personale, po ua marrin edhe ato para që i kanë marrë hua-borxh, nga njerëzit e vetë, me shpresë se po gjejnë punë e po ua kthejnë ato të holla më vonë.

           Kam biseduar me disa nga këta që kanë ardhë në Gjermani, kohëve të fundit, por edhe me shokë e miqë të mij të cilët kanë sjellë njerëz të vet këtu me shpresë se, do t´u ipet lejeqëndrimi dhe pune nga organet zyrtare gjermane..!



           Mashtruesit me premtime boshe, vëllazërit dhe motrat tona janë duke ikur nga Kosova me besimin, se kinse Gjermania ka nevojë për 1 milon puntorë, se popullsia gjermane është moqmuar, se vetëm në vitin 2014- të, mbi 1 milionë gjermanë janë pensionuar, dhe se për ato vende pune ka nevojë për puntorë të rinjë…



           Nuk janë fajtorë vetëm matrapazët që u ndihmojnë për kalimin e kufirit Serbi, Hungari, por për habi, janë edhe shumë puntorë të vjetër këtu që punojnë në Gjermani. Unë kam biseduar me shumë veta në lidhje me këtë fenomen, si me ata që e kanë lëshuar Kosovën, po ashtu edhe me këta që i kanë sjellë këtu njerëzit e vet.
           Ja deklaratat e tyre: njëri më thotë, kancelarja gjermane Angela Merkel, ju ka dëshiruar mirëseardhjen kosovarëve në Gjermani..! Tjetri më thotë, si duket kur ishte për vizitë Isa Mustafa në Gjermani, ka kërkuar nga Qeveria gjermane punë për të gjithë ata që kanë fatin me ardhë në Gjermani, por kjo punë është bërë në mnyrë të fshehtë, se për ndryshe do vinin këtu krejt Kosova..!


            Unë i kundërshtova këto pohime të tyre, se Perëndimi nuk punon fshehtas për gjëra si rasti i të ikurve…
           Dy miq të mi, të cilët para do kohe kanë sjellur këtu në Gjermani, disa antarë të familjeve të tyre, i pyeta përmes telefonit, si qendron puna, nëse ka shpresa për t´ua rregulluar letrat njerëzve tij, dhe a ka filluar ndokush prej tyre për të punuar ?


Jo m´u përgjigjën të dy, ende nuk punojnë por shpresa ka. Një tjetër mik imi po më thotë, po, po janë disa në Mynih, qe 3 muaj që kanë ardhë me familje të gjithë të rritur, janë tuj punue nga 4 orë në ditje, për nga 4 euro orën… Nuk i besova !


           Po si nuk e dijnë shqiptarët se në Gjermani ka mbi 3 milon të pa punë, dhe se për ditë kërkojnë punë me të madhe, dhe nuk gjejnë. Ka edhe shumë të huaj, siç janë; rumunët, bullgarët, grekët, polakët, hungarezët, spanjollët, etj. të cilët kanë leje qëndrimi dhe pune në Gjermani, kërkojnë por nuk gjejnë punë..
           Përendimi do t´i kthejë të gjithë prapa dhe populli edhe ashtu i varfër, do varfërohet edhe më shumë duke harxhuar për çdo antarë të familjes nga disa qindra euro, për rrugë, kalimin e kufirit, transportit, ushqimit, veshmbathjes…
      


         Të gjithë të kthyerit nga Gjermania në Kosovë, me ligjet gjermane, mbeten borxh për shpenzimet që ka pasur shteti gjerman gjatë qendrimit të tyre në Gjermani. Në rast nevoje për ndonjë vizitë në Gjermani, çvar do qoftë ajo, pa e pague borxhin nuk mund të marrin Shëngen vizën. Me ligjet gjermane, 5 vite u ndalphet hyrja në Gjermani kështu është sot, dhe kështu ka qenë edhe para shumë vitesh.



         Me 31 janar me ftesën e komunës së Kirchheim- Teck-ut, për pjesëmarrje në një protestë paqësore ku apelohej për vazhdimin e mardhënjeve miqësore, ndërfetare në mes të krishterëve dhe muslimanëve si edhe në të kaluarën… Mora pjesë edhe unë bashkë me Xhavit e Fatmir Krasniqin. Shfrytëzova rastin dhe pyeta pedagogen, mike e shqiptarëve dhe njohëse e mirë e situatës në Kosovë, cila ka vizituar shumëherë Kosovën, dhe ajo punonë qe shumë vite për strehimin e të huajve. Zonja Eva-Maria Abele, cila mu përgjigj: ” Nuk ka strehim ekonomik në Gjermani, por vetëm strehim politik, dhe se shumë shpejtë do të kthehen të gjithë kosovarët në Kosovë.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi