AGIM GASHI - LUMZI I GJILANI PLOT BERLLO

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - LUMZI I GJILANI PLOT BERLLO

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Feb 11, 2015 8:14 pm

AGIM GASHI


LUMZI I GJILANI PLOT BERLLOG


Lumi ose lumzi apo edhe prrocka e Gjilanit që dikush e quAn Dobrusha e dikush Mirusha, kalon mu përmes qytetit duke ia prish bukurinë qendrës jryesore të Karadakut, por edhe këtij qyteti i dhuron çdo ditë erë qelbsire dhe mikrroba të smundjeve të pa numërta.
Mikrrobat janë të „mirëseardhura“ sepse sa më e sëmurë që të jetë popullata, aq më të pasur do të jenë mjekët me ordinancat private dhe barnatoret e qytetit.
Çdo qeverisje e këtij qyteti deri sot i ka pëngja prrockës Dobrusha-Mirusha që asgjë të mirë nuk i dhuran as qytetit e as qytetarëve.
Flitet se Kryetari i maparshëm i Gjilanit, kishte ngrënë darka e dreka në vlerë prej gadi 1 000 000 (një milion eurro). 
Gjithmonë më dilte një pyetje edhe në gjumë:-Po a ka pas mundësi që Mirusha-Dobrusha të pastrohet, ti rregullohet shtrati e rreth brigjeve të mbillen pemët, të bëhen pushimoret dhe shportat e bërllogut, me aq para sa hangren kryetaret? Po si more jo? Me një milion euro ishin pastru dhjetë lumej të tillë, por ja që tenderet e shpallur deri sot u hëngren, u harruan e u zhbinë nga faqja e dheut. Mbeten vetëm eshtrat e qingjave që u hudhen në Mirushë me i lënë gjurmet se çka hangren deri tani Kryetaret e Komunës. Tani cili ka shenja më shumë spo e di, ama shenja kanë të gjithë.
Përmenda shembillin me Mirushën-Dobrushën e Gjilanit për mos transparencen dhe mos punën e udhëheqjeve komunale, por dijeni se pothuaj se ska Komunë, (përveç asaj të Lipjanit me qeverisjen e re), që punuan me ndershmëri e pa hargjime enorme për mish e flija me, sherbime nga “zogzat” e huaja, madje deri te zbukurimi i bythëve të Kallashkes atje te Prizereni me pesqindëshe të popullit. 
Shihni gazetat, portalet, muret, kishat e xhamiat, gardhiqet e tarabat me postere të Kryetarëve të komunave, me reklama lavdëruese eneorme, me gënjeshtra për elektoratin, gjoja se sukseset vetëm këta karaxhoza po i korrkan, dhe se po most ë kishin ardhë këta, edhe Kosova do të vdiste. Po, por populli e pa që me ardhjen e juaj vdiq Kosova, po vdes e po ik edhe populli.


Mirusha-Dobrusha e Gjilanit është shembulli më i keq i punës së kryetarëve te të gjitha Komunave sepse të gjithat kanë ndonjë Mirushë apo deponi bërllogjesh. Berllogu i ka mbuluar edhe zyret e Kryetarëve se lene më qytetin. A nuk ju vie marre që me votat e këtij populli, zunen vendet për me i ndihmue e jo me e ngulfat këtë popull kështu si po e ngulfatni sot.
Kosova ka nevoj për ndryshime të mëdha. Atdheu dhe burgjet e Kosoves presin me padurim Kryetar, Deputet, Ministra e Zëvendës Ministra. Të gjithë u mbushen me mëkate. Ska zyrtar shqiptar e kosovar që nuk ka vjedhë, nuk ka marr mito, nuk është korruptuar apo edhe që nuk do ta ketë shijuar dridhjen e bythëve të Kallashkes. Kosoves i vyen gjaku i ri, reforma në partitë tona ndersa ndrrim rrënjësor të pushtetit.
Ose do të vien në pushtet njerz të ndershëm, ose Kosova mori fund. 
Populli le të zgjedh.

11.02.15


avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi