ÇKA PO NDODH KËSHTU ME NE?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

ÇKA PO NDODH KËSHTU ME NE?

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Feb 09, 2015 4:51 pm

AGIM GASHI


ÇKA PO NDODH KËSHTU ME NE?


Mos të keqëkuptohemi, nuk dua të bëj reklamë për ikjen nga atdheu, por po e përshkruaj një realitet që spo e kuptoj!


Mbrëmë fola me një të afërm në rrethinen e München-it. Pas përshëndetjeve të zakonshme, e pieta se sit u vendosen të afërmit tu pas ardhjes azil në Gjermani.


Dhe nisi e po tregon:
-Më njoftuan se kishin mbërri në afersi të München-it me grue e tre fëmijë. Rrugtimi ishte I njejt si i të gjithëve që po i shofim në gazeta e televizione. Skishte pak ditë që ishin vendosë me një qytezë. Nuk më kishin tregue se çfarë kushte kishin, por mendja ime ma thoshte se nuk ishin më mire se ne dikur që ishim strehuar në hajmet me kakalak e insekte tjera. 
Para se të nisesha, më tha ti dergoja disa gota çaji. Mora disa gota, lugë e tablla, dhe u nisa për te djali i vllaut. Kisha regjistrue adresen në aparatin tregue të rrugëve, dhe mendja më shkonte se si do ta gjej të lodhur e rraskapitur, të penduar për rrugën e mundimshme, dhe në ndonjë hajm me plot zhurmë azilantësh të popujve të ndryshëm.
Posa u afrova afer dhe në aparatur tregonte se erdhëm në destinacion, pashë se aty nuk kishte hajma, skishte azilanta por ishte një kompleks i banesave konfore të cilat shkëlqenin.
Papritmas u hap një derë dhe para më dolen të afërmit e mi me buzqeshje.
U përqafuam fort dhe hymë brenda. Ku hymë se? Plot 25 vite gjendem në Gjermani, punoj me bashkëshorten kurr pa u ndalë, dhe akoma shpirti im skishte parë banesë më konfore dhe të rregulluar me stil modern. Asaj banese i mungonin vetëm gotat e çajit, se përndryshe skishte gjë tjeter mangut.
I bëra edhe pyetje tjera mikut tim nga rrethina e München-it. Edhe ai si unë kishim dyshime të mëdha për ekzodin e sotëm. Si, pse dhe kur aq shpejt mundi të gufoj kështu. Shkaqet po i dimë se varfëria, korrupcioni, hajnia, kriminaliteti, e çdo gjë e keqe e ka kapluar shtetin tonë, por ne kishim metoda tjera për ta ndrruar qeverisjen e keqe e për të zgjedhë njerz meritor në atdhe. Dyshimi më i madh më erdhi se si disa po priten në këso kushte. Athua të gjithë ata që do ta lëshojnë atdheun do ta kenë fatin e të afërmve të mikut tim?
Kjo mbetet të shifet. E nëse po, atëherë këtu është një dreq që as i biri i dreqit sdo ti bie në fije.




09.02.15
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi