AGIM GASHI: DIÇKA RRETH AKADEMISË PËR PRESIDENTIN DHE 21 JANARIN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI: DIÇKA RRETH AKADEMISË PËR PRESIDENTIN DHE 21 JANARIN

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jan 22, 2015 4:43 pm

AGIM GASHI


DIÇKA RRETH AKADEMISË PËR PRESIDENTIN DHE 21 JANARIN


Këta nuk marrin veshë dhe nuk e dinë se Dr.Rugova dinte gjuhët evropiane e jo të lindjes

Në Akademinë Përkujtimore për Presidentin e Kosovës Dr.Ibrahim Rugoven, udhëheqësja e programit sëpari përshëndet Isa Mustafen e pastaj familjen e Ibrahim Rugoves, thuase Isa Dr.Rugoven e paska më të ngatë se sa djemt, vajza e gruaja. Ajo ska faj, sepse ashtu i është thënë që të vepron.
Kjo, sipas meje është turp i madh dhe denigrim i hapët që po vazhdon ti bëhet figurës së Dr.Rugoves dhe familjes së Tij prej zgjedhjes së Isa Mustafes për Kryetar të LDK-së, e tash pas zgjedhjes Kryeminister i Dytë i Republikës së Kosoves.
Jeni dëshmitar kur në shumë vende ku shkonte Isa Mustafa, organizatorët me urdhërat e njerzëve të Ises, bënin foto të mëdhaja të Isa Mustafes ndersa venin foto krejt të vogla të Presidentit. A nuk është kjo sjellje dyftyrëshe dhe me direktiva nga tjeret, për rritjen e vetes e uljen e figurës së Rugoves.
Unë jamë i bindur se me këto gjeste, sdo të mundin ta ulin atë figurë kolosale të kombit, sepse asnjë gram kontribut kombëtar këta njerz nuk e mbajnë pranë vetes, por vetëm shantazhe e tradhëti ndaj rugovizmit.
Deklarimi i Isa Mustafes se ishte i lidhur me Dr.Rugoven, dhe se ishte në miqësi të madhe me Rugoven, nuk qëndron.Përkundrazi, Isa Mustafa ishte „armik“ i Rugoves bashkë me Bukoshin.


Mos i besoni pra Isës, as për miqësi me Rugoven e as me ndihma Presidentit, sepse vetëm e kundërta është e vërtetë.

Katandisje deri në molisje të plotë e sollen LDK-në këta njerz që sot i organizonin akademi solemne. 
Them me keqardhje se LDK-ja ka humbë shumë me Isën dhe klanin e tij, e sidomos tani me koalicionin marrzor që bënë karaxhozët e të dy anëve që nuk dallojnë, por vjedhin e sundojnë.
Apeloj te antarsia e paster e LDK-së, që në zgjedhjet e ardhëshme të shpetohet LDK-ja, ndersa klani i koalicionit le ti bashkohet PDK-së. sepse më mirë ti kontribojnë legalisht partisë që shpirtërisht e ndjejnë veten aty, se sa ilegalisht duke dëmtuar çdo gjë rugoviane.
Sot, kur shumë zemra e qanin mungesën e Presidentit i cili na iku në momentet më kyçe për atdheun, disa televizione tonat shtonin programet muzikore mu ashtu si vepronin edhe më parë. Ndërsa pos një akademie për tu promovue Isa Mustafa me një referat të cilin ia bënë nja dhjetë gënjeshtar dhe falsifikues të historisë, asnjë aktivitet i posaqëm nuk u organizue as nga Qeveria e as nga LDK-ja.

Dhe krejt në fund, dua të ceku se mu sot para varrit të Presidentit u mundue ti bëhet vrasje për së vdekuri Dr.Ibrahim Rugoves, kur Agani dhe banda e tij shkoi të falet arabisht te varri i tij. Shkoi jo pse e mori malli, por shkoi ta ofendon për së vdekuri, se po të ishte gjallë sdo ta shijonte këtë knaqësi.Ibrahim Rugova ishte shqiptar o i mjerë, andaj mos guxo të shkosh më.
Për ofendim të tillë, Agani bashkë me Jabllanoviqin duhet të shkarkohen nga postet e tyre ministrore.

22.01.15
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi