Gëzim Mekuli:Bruksel, ku je?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Gëzim Mekuli:Bruksel, ku je?

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jan 14, 2015 5:57 pm

Gëzim Mekuli:Bruksel, ku je?





"Kosova është djepi i Serbisë. Kosovën nuk do ta harrojmë kurrë", ka deklaruar kryeministri i një shteti të huaj në brendësi të shtetit të Kosovës, Vuçiq.


Deklarimet e Vucicit nuk janë të frikshme e as të papritura, por është tjetra, ajo që këtu është shqetësuese dhe e frikshme: Qeveria e Kosovës, pandalur, përsëritë se, "Kosova është shtet i pavarur, demokratik dhe i pacenueshëm në aspktin teritorial". E në anën tjetër, në zemër të Kosovës, e në pikë të ditës, Serbisë agresive, i lejohet të përdorë retorikën mitologjike e luftënxitëse. Mos të harrojmë se ishte po ajo mitologjia serbe dhe gojëdhëna serbe, ajo që nxiti dhe ushqeu nacionalizmin serb për të kryer gjenocide ndaj popujve të tjerë në shtetin e ish- Jugosllavisë. Fjalimi luftënxitës e me urrejtje i një kryeministri të huaj në një shtet tjetër, është jo vetëm skandal politik e jo diplomatik, por kjo është edhe poshtërim publik dhe ndërhyrje në sistemin politik të një shteti tjetër.
Pyes me shqetësim:
Si do të reagonte Qeveria italiane sikur kryeminstri i Sllovenisë Tirolin Jugor ta quante "zëmer e Sllovenisë?" Si do të reagonte qeveria gjermane sikur kryeminsitri francez Republikën e Saarlandit do ta quante "zemer e Francës?" Përsëri pyes, si do të reagonte qeveria e Serbisë nëse kryeminstri i Hungarisë Vojvodinën do ta quante "zemer e Hungarisë". Konsekuent deri në fund, si do të reagonte Qeveria e Serbisë nëse qeveria e Kosovës Sanxhakun do ta quante "zemër e Shqipërisë"?

Loja dhe përdorimi i fjalëve luftënxitëse filloj, dhe përsëri udhëheqëse në këtë "lojë" është politika nacionaliste e raciste e Serbisë..., kështu e filloj edhe Millosheviqi, duke ndjekur nga pas veprimet dhe shembullin e Gavrillo Principit, serbit të Sarajevës që pushkatoj princin austriak Franz Frdinand dhe gruan e tij, Sophie von Huhenberg me 28 qershor 1914.
Po pres reagimin e Brukselit!?
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi