AGIM GASHI:ENVER SHQIPTARI - Enver Malokut

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:ENVER SHQIPTARI - Enver Malokut

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Jan 11, 2015 3:05 pm





AGIM GASHI


ENVER SHQIPTARI
(Enver Malokut)


Janari i zjarrit
Janari i vdekjes
Ia ndal Enverit
Atë rrugën e jetes


Vrasja jote vlla
Gjakosi Kosovën
Vranë dritë lirie
Me plumba tradhëtie


Prishtina nisi vajin
Bradashi se ndal lotin
Të vranë Ty Enver
Ndërruan kohen-motin


U thaftë gishti i krimit
Të shuhet rod´ i tij
Po si vrahet burri
Që kërkon liri


Dhimbshëm rënkoi Llapi
Kur të zunën pritë
Sa priste Kosova
Me i dhuru dritë


Kush ra në janar
Ai ra për liri
Roje janë t´atdheut
Mbi qiellin Arbëri


O Enver Maloku
O Enver Shqiptari
Atdheu për gjithmonë
Kujtimin ta fali


Fli i qetë n´amshim
S´të harron Kosova
Ti sheron Ty plagët
President Rugova


11.01.2015
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi