AGIM GASHI:PËRMENDORE PËR QEVERI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:PËRMENDORE PËR QEVERI

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jan 08, 2015 12:16 am





AGIM GASHI


PËRMENDORE PËR QEVERI


Merrne kët kufomë të ngrirë
Përmendore për Qeveri,
Në atdhe ai do të shkrihet
Zemra e popullit po rri ngri.


Ali Fetahu e shumë të tjerë 
Që po vdesin për kafshatë goje, 
Ata shpirtra të pa fajshëm
N´qiell atdheut iu bëfshin roje.

Kemi mbetë si zogj të qyqes
Skemi kujt as ti ankohemi, 
Nji kafshatë në kantonjera
Kur e gjejmë sa shumë gëzohemi.

Ali Fetahu la atdheun
U nis atje në tokë t´premtimit, 
Ska mendu Ai i shkreti 
Që të ngrihet buzë kufinit.

O qyqarë, ju qeveritarë,
A hangrët mjaft, vodhet atdheun, 
Ju mbuloftë marrzi-tradhtia, 
Prishët popullin e Skënderbeut.

Për tanë jeten me urrejtje
Do t´ju shofin fëmijë e gra, 
A mos pritët dashuri?
Kur për darkë sofra bukë ska!!!

Ju n´pallate milonëshe
Sofrat plot me ushqim rus, 
Kaviar e qengja n´helli, 
Shpirti i popullit digjet prush.

Në Talinovc i dergoj kto vargje
Në familje që ranë në zi, 
Me e nda dhimbjen me zemër
Me atë familje e ata fëmi.

Pas Aliut kush e ka radhen,
Për kafshatë n´kufi me u ngri?
Prap se prap fajtor është populli,
Që e duron këtë qeveri.

07.01.15 - Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi