AGIM GASHI:ME JU KRENOHET SOT KOSOVA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:ME JU KRENOHET SOT KOSOVA

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Dec 10, 2014 11:39 pm






AGIM GASHI:ME JU KRENOHET SOT KOSOVA

Sot e mora në dorë sharkinë
Dy tri fjalë me i këndue,
Motra e vllëzë rugovianë
Me pak rreshta mé-i falenderue.

Më nantë dhetor në Prishtinë
U votue nji Qeveri, 
Ma mire ka qenë me i pre gishtat
Se me i ngritë për mafi.

Po në atë grumbull njerz të shitur
Që i thane të keqës, po, 
Dolen trimneshat edhe trimat, 
I kanë thane mafiozëve, jo.

Po ja nisi nga Alma Lama
Vashë shqiptare, trimërie, 
Lule e bukur arbërore, 
Pak Dardane e pak Shqipërie.

Anton Quni burrë i rrallë
Çdo beteje i ban ballë,
S'u nënshtrove kurrë për pushtete
Hero ishe e hero mbete!

N´Karadak e lindi nana
Trimni t´u ja përkund djepin, 
Falenderoj me këto vardhe
Rugovistin Fatmir Rexhepin.

Me plagë lufte Adem Salihaj, 
I tradhtuem nga miqtë e tij, 
Por s´ju tremb syni as zemra
Për atdhe e për liri.

Vjosa Osmani e vendosun
Vashë shqiptare e burrnore, 
Se tradhëton jo idealin
As traditën shekullore.

Dukagjinasi Armend Zemaj
Djal shqiptar, lulja e trimit, 
T´u i ndjt besnik atdheut
Përtrin vepren e Tahirit.

Arben Gashi o Gashi i gurit, 
Kështu veprohet për atdhe, 
Do të kesh respect kudo
Simbol trimëri je për ne.

Ma e vogla e ma e bukura
Lule Arbëri e Ilirisë, 
Përtrihet bima e Enver Malokut,
Dëshmorit t´popullit e Demokracisë.

Doruntina e ardhmërisë
E vendosun në gjeneratë, 
Vetëm kështu me sjelljet tua
Do të kemi ardhmëni të artë.

Ju gra e burra të atdheut
Jeni simbolet e Kosovës, 
Sot me Ju në Velani, 
I shëndrit varri Ibrahim Rugoves.

Me gjithë zemër ju falemnderit
Ju më t´mirët për mirësi,
Jeni shpresa e atdheut
Për liri, paqë e demokraci.

10.12.14
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi