IDRIZ ZEQIRAJ:KOALICIONI - MBROJTJE E HASHIMIT DHE E KRIMIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

IDRIZ ZEQIRAJ:KOALICIONI - MBROJTJE E HASHIMIT DHE E KRIMIT

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Dec 08, 2014 2:18 am





IDRIZ ZEQIRAJ:KOALICIONI - MBROJTJE E HASHIMIT DHE E KRIMIT
 
     LDK-ja ka qenë dhe mbetet parti e vlerave, parti e paqes dhe e luftës. LDK-ja është parti e pastër, parti që asnjëherë nuk ushtroi dhunë karshi shqiptarëve, nuk voli haraç, nuk vrau shqiptarët, nuk është akuzuar për krimin e organizuar. LDK-ja e prirë mençurisht nga gjeniu Rugovë, ia doli t i ribëjë miqtë e vjetër dhe të zërë miq  dhe aleatë të rinj, të cilët, duke çliruar Kosovën, na sollën lirinë e pritur tej shekullit.
 
     Të thuhet se LDK-ja bëri koalicion me partinë e krimeve të shumëfishta, është një falsifikim i rëndë, është një mashtrim i madh, është një shpifje e skajshme. Koalicionin e bëri klani, brenda Kryesisë të LDK-së, tashmë, i ngritur në klikë, e vënë në shërbim të SHIK-ut, rrjedhimisht, në shërbim të partisë-bandë, PDK-së. Ky klan, kjo klikë e ka kapur LDK-në, ka ngulfatur strukturat vendim-marrëse si: Kryesinë Qendrore, kryetarët e degëve, Këshillin e Përgjithshëm dhe deputetët.
 
     Edhepse zërat kundër në këto struktura nuk janë të pakët, megjithatë, klika në kupolë po arrinë dhunshëm e përçudshëm të sigurojë numrat. Aplikimi i metodave tipike komuniste, paradoksale për demokracinë, anashkalimi me heshtje i kundërshtive individuale e grupore, injorimi total i bazës, anëtarësisë është kulmor. Kupa është mbushur dhe klanit - klikë, më në fund, duhet treguar vendi, duke e injoruar e kundërshtuar me mosbindje dhe mosnjohje, për pazaret e ndyra personale e klikore, duke sabotuar koalicionin e turpshëm e thellësisht tradhtar me partinë sinonim të krimit vrastar të 1.800 kuadrove dhe të veprimtarëve të LDK-së; të partisë rë haraçit; të partisë të korrupsionit - të hajnisë zyrtare; të partisë të dhurimit të trojeve tona Serbisë; të partisë që e bëri Serbinë hisedare në qeverisjen e Kosovës - PDK-në.
 
     Kemi dëgjuar dhe lexuar me dhjetra deklarime pompoze të klanistëve brenda Kryesisë Qendrore të LDK-së, duke u betuar dhe stërbetuar se "kurrë koalicion me PDK-në", se "qeverisja e Hashimit me shokë ka marrë fund", e tjera broçkulla! Dhe, krejt tinzisht filloi glacimi e deri ke dhjerja se "nuk kemi vijë të kuqe me asnjë parti", rrjedhimisht, as me PDK-në! Dhe, u konfirmuan tërësisht përkufizimet e djalit të parë të Presidentit Rugova, Mendim Rugova, se shefave aktual të LDK-së u mungon: karakteri, përgjegjësia dhe morali.
 
     Diku, pesë muaj më parë u krijua Blloku VLAN. Vërtet, ishte krejt i panatyrshëm, por qëllimi ishte fisnik: Partinë e SHIK-ut, partinë e krimit me e spostuar nga uzurpimi i pushtetit, nga kapja e shtetit, nga ngulfatja e institucioneve, madje edhe ato që nuk duhet të jenë nën tutelën e qeverisë.


Blloku i panatyrshëm, por qëllimi fisnik
 
     Blloku në fjalë, në rrugëtimin për krijimin e institcioneve bëri, të paktën, tri gabime fatale: 1. Duhej t`i  kërkohej  partisë fituese të zgjedhjeve, PDK-së, të mbledh Kuvendin dhe të provojë zgjedhjen e kryekuvendarit dhe të mandatarit të qeverisë. Por, duke qenë se asnjëri prej partnerëve nuk shquhej për besë dhe burrëri, kishin frikë nga shitja e ndonjërit ke Hashimi dhe vepruan jashtë procedurave të përcaktuara, siç është provimi i partisë së parë për krijimn e institucioneve. Dhe, dështimi i PDK-së ishte i pritur, duke i dhënë shansin Bllokut të jetë ai provues i dytë i radhës.
 
     2 dhe 3. Edhepse të vetëdijshëm se institucioni i Presidencës dhe ai i Kushtetutës ishin nën tutelën e PDK-së, Blloku VLAN u mbështet tek këto dy institucione supreme. Ndërkohë që duhej të ngulmohej në krijimin e institucioneve, pavarësisht mungesës të PDK-së, ndonëse i kishin numrat për procedurat valide të Kuvendit. Ishte i pari kreu i LDK-së që lëshoi pe dhe i gatshëm për dëgjueshmëri karshi dy institucioneve, Presidencës dhe Kushtetutës, edhepse rregullat e lojës diheshin dhe e drejta ishte në anën e Bllokut. Rrjedhimisht, Blloku u vetëkomplikua pa qenë nevoja fare dhe Isa Mustafa ndikoi dukshëm në këto rrjedha.
 
     Nëse Blloku VLAN , me shumësinë e nevojshme të deputetëve vazhdonte krijimin e institucioneve si Kryesinë e Kuvendit dhe Qeverinë, i pavarur nga institucionet bishtra të Hashimit, rrjedha do të ishte krejt ndryshe. Mosdorëzimi i pushtetit nga banda e krimit, PDK-ja, uzurpimi dhe moslëshimi i institucioneve, tashmë, afatdala, të dhunëshme nga SHIK-u vrastar, do të irritonte popullin dhe fillimi i protestave masive do të ishte edhe fundi qeverisës i bandës së PDK-së.
 
      Për çudë, ishte i pari Isa Mustafa që përjashtoi idenë e protestave, të ideuar nga "Vetëvendosja" dhe qëllimi, tashmë, dihet: ai donte vazhdimin e qeverisjes të Hashimit me bandën  e tij si dhe bërjen hisedar të Isës brenda kësaj bande, duke dashur që nga humbës personal serial në zgjedhje dhe, për rrjedhojë, edhe të LDK-së, të dalë fitues individual në qeverisje!! Pra, po ja nxinë fytyrën LDK-së, për ta pudrosur fytyrën e Isës!
 
     Protestat aktuale nuk do të ishin si ato të Lëvizjes "Çartiste" angleze të dikurshme, me shkatërrime të punishteve, por do ta kishin guidë metodën protestuese të Revolucionit francez, të prirë nga juristi Robenspier. Pra, do të drejtoheshin kundër krerëve të krimit, madje jo me heqje kokash, por me vënien para drejtësisë. Dhe, fundi i qeverisjes të kupolës së krimit të organizuar - vrasje seriale politike, me qëllim të marrjes dhunëshëm të pushtetit; të vjeljes të haraçit masiv; të korrupsionit galopant - hajnisë zyrtare do të ishte i pashmangshëm.
 
     Çështjen e protestave e ka trajtuar mirë analisti Dritan Tali, në një shkrim bindshëm të faktuar. Por, unë kisha një pyetje të madhe pë zotëri Talin: Nëse ai është pinjoll i familjes të mikut tim të vjetër, nacionalistit dhe mërgimtarit të përjetshëm, plakut të nderuar Hysen Tali nga Gjilani; nëse ai është familjar i burgaxhiut stoik -  Enver Talit dhe i profesor Eqrem Talit, i cili, në vitet `60-a, si shkollar i mesem i përndjekur nga UDB-a, i strehuar në Shkollën Normalöe në Gjilan, më ka trajtuar jo si nxënës, por si vëlla të vogël, si ndodhi që Dritan Tali, për një kohë, të bëhet pjesë  e partisë staliniste, aleate e partive ruso-sllave, të partisë-bandë - PDK-së?!? 

Çuditërisht, në një situatë të tillë paradoksale kanë përfunduar edhe pinjollë të tjerë të familjeve atdhetare, si ajo Halimi - Hoxha në Gjilan dhe të tjerë! Sepse është në rrjedhën logjike se vota e dhënë për partinë e krimit, të inkriminon, të bënë pjesë të krimit.
 
Isa nuk konsultoi LDK-në as për Bllokun 
 
     LDK-së ka reaguar që në nismë emërimin e Ramush Haradinaj  për kryeministër. Themi LDK-ja, por jo edhe Isa Mustafa. Dhe, ky reagim ka qenë sa i bazuar, aq edhe parimor. Nëse Ramushi është liruar nga akuzat në Hagë, ai kurrë nuk është shfajësuar nga populli i Kosovës. Kidnapimet, vrasjet në pusira, haraçi me tepëri, tashmë, kanë autorësinë faktike.
 
     LPK-ja, organizatë politike, e themeluar nga atdhetarë të përkushtuar për çlirimin e Kosovës, pas vrasjes të organizuar të Jusuf Gërvallës me shokë, timonin e saj e morën njerëzit e UDB-së. Rrjedhimisht, LPK-ja, nga një oeganizatë nacionalöiste për çlirim, u konvertua në një organizatë komuniste, enveriste - staliniste, për pështjellim, çorientim ideologjik, duke përfunduar, para, gjatë dhe pasluftës, në një organizëm vrastar e terrorist. Bilëz, këtë hile mafioze në gjirin e shqiptarëve të parët e kanë konstatuar dhe specifikuar gjermanët, duke e renditur LPK-në në top-listën e organizatave simotra terroriste në botë.
 
     Pra, Ramushi, me dashje apo padashje, është pjesë e kësaj llumhaneje, e cila, pra, Lëvizja, strukturoi SHIK-un , grupim vrastar, ekzekutor i urdhërave të kupolës aktuale qeverisëse, rrjedhimisht, edhe të Serbisë, për ta dështuar jo vetëm luftën për çlirim, por edhe pas çlirimit të Kosovës nga NATO-Pakti, t`ia bëjë gjëmën Kosovës.

 
     Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është zhgënjimi më i madh i njerëzimit liridashës. E thirrur për të mbrojtur njerëzimin nga krimi, për të vënë drejtësi, ajo bëri të kundërtën: arriti të amnistojë, t`i lirojë nga krimet masive ministrat e Millosheviçit dhe, së fundi, edhe vet kasapin e Ballkanit - Sllobodan Millosheviçin!!! Dosja e përgaditur për lirimin e tij, e konfirmuar dhe e dënoncuar botërisht nga seksretarja dinjitoze dhe e pakompromis e kësaj Gjykate, është dëshmi e pakontestueshme. Ndërsa ndëshkimi i sekretares është kupola e turpit të kësaj Gjykate korruptive.
 
     Qëndrimi i zotëri Fatmir Limaj dhe i "Nismës" së tij ka qenë serioz dhe dinjitoz: "Jam nën akuzë dhe nuk pretendoj as postin e kryeministrit, madje as të ministrit". Këtë duhej ta bënte edhe Ramushi dhe "Aleanca" e tij, madje qysh në nismë të krijimit të Bllokut. Dhe, nëse këtë nuk do ta bënte vullnetarisht, partnerët në koalicion duhej ta bindnin, ta detyronin, duke i përdorur njëmijë e një fakte! E, ndoshta, më i zëshmi duhej të ishte Isa Mustafa, sepse problemin më të madh me Ramushin dhe shoket e tij në PDK-e e ka LDK-ja, me 1.800 kuadrot dhe veprimtarët  të vrarë nga bandat e tyre. Andaj, Ramushi, si aleat potencial i Partisë së krimit, PDK-së, pikërisht, gjatë dhe në fillimet e pasluftës, kur këto krime - vrasje kanë qenë më numerike, nuk mund të ishte në krye të qeverisë, sepse provokimi i popullit, në veçanti i anëtarësisë dhe i elektoratit të LDK-së, do të ishte i drejtëpërdrejtë, siç është sot Hashimi me shokët e tij kriminelë.
 
      Është neveritës pretendimi i Isa Mustafës dhe i lakejve të tij, madje edhe i vet Hashimit, se "partia e Ramushit nuk ka përqindje dyshifrore", se "është parti e katërtë me radhë" dhe përrallisje tjera të kësaj natyre! Zgjedhja konsensuale, në mënyrën më banale, pse jo, edhe kriminale, nuk e ka vënë pikë, mbi "i" me kohë, e ka heshtur arsyetimin bazë, krsesor përse Ramushi nuk mund të jetë kryeministër. 
 
      Hipokrizia, mungesa e guximit për të thënë të vërtetën hapur, troç, e ka dëmtuar dhe vazhdon ta dëmtojë Kosovën. Në fushatën parazgjedhore veprimtarë, gazetarë, analistë, madje edhe vet gazeta kombëtare "Bota sot", i sugjeruan Isa Mustafës me shokë ashpërsinë që duhej ta manifestonte përgjatë fushatës, duke mos e heshtur krimin unikal të bërë karshi LDK-së, vrasjet politike numerike nga bandat e SHIK-ut, lexo: PDK-së. Por, Isa Mustafa, i ardhur aksidentalisht në krye të partisë - LDK-së, fundosjen e së cilës po e legalizon, duke i përdorë si kondomë strukturat vendim-marrëse të partisë, i heshti të gjitha faktet fatale, duke bërë një fushatë të mëfshtë, urtë e butë, fushatë hiçe dhe duke korrur hiçësinë.
 
     Zgjedhja konsensuale bëhet me marrëveshjen e palëve në tavolinë. Nëse nuk përcaktohet zgjedhja mbi bazën e numrave, të përqindjeve të fituara në zgjedhje gjatë përgaditjes të marrëveshjes, por, motivohet, arsyetohet ndryshe, ajo vuloset ashtu siç pajtohen partnerët në koalicion dhe nuk mund të ndryshohet më. Në favor të kësaj ideje është edhe mungesa e ndonjë klauzole në marrëveshje, për shembull, mosparashikimi i humbjes të postit të kryekuvendarit për Isën.
 Realisht, as Isa Mustafa nuk duhej ta pretendinte postin e kryeministrit në kuadër të Bllokut VLAN, ashtu siç nuk duhet as tani, që në interes të postit personal ta shpjerë LDK-në në humnerë, në ndotje, në "çenef"! Humbja e Prishtinës, humbjet zgjedhore me radhë, anëketimet që në çdo dhjetë veta të pyetur nga partia e tij, të paktën, tetë janë kundër kryesimit të LDK-së nga ai; përmendja, jo e rastësishme, nga ambasadorja amerikane në Prishtinë e 70 akuzave për Isën, të cilat, personalisht, i marrë si tendencioze, të qëllimshme, por sikur edhe 7 syrësh të jenë të bazuara, mjaftojnë që Isa nuk duhet të pretendojë postin e kryeministrit, madje as të ministrit.
 
     Mbështetësit se "ose Isa kryeministër, ose përmbyset dynjaja", janë hipokritë e servilë. Për çudë, këtu hasim edhe emra që as individualisht dhe as familjarisht, përgjatë historisë, nuk janë shquar si zvarranikë! Andaj, këndellja sa më parë e tyre është e shëndetshme. Kjo porosi vlen edhe për ndonjë apo ndoca kuadro të kyçur suksesshëm, së fundi, në LDK-e, paçka se nuk arritën kuotën për ulëse në Kuvend.
 
Poshtë koalicioni me PDK-në!!!
 
     Kjo thirrje e mëllefosur të kujton Luftën e Dytë Botërore: "Poshtë fashizmi""! Në historinë e njerëzimit janë të rralla, jo koalicionet e panatyrëshme, por mënyra e legalizimit, faturimi i këtij koalicioni strukturave të partisë. Votimi i koalicionit PDK - LDK nga Këshilli i Përgjithshëm të LDK-së, ngjason si një bajgë e ndarë përgjysmë me votimin e organizuar  nga Millosheviçi më 1989, për marrjen e autonomisë Kosovës, në një seancë maskaradë të Kuvendit të atëhershëm. Nga disa dhjetra delegatë shqiptarë, vetëm dhjetë votuan kundër, të prirë nga trimi Ukë Bytyçi, i vrarë nga PDK-ja. Ndërsa Isa Mustafa në fjalën e tij ka qenë po kaq konfuz, sa edhe tani - në atë "selamin" e shpëlarë, dërguar delegatëve dhe anëtarësisë të LDK-së, në ditën e turpshme të besëlidhjes  me PDK-në, për kurëzimin e tij dhe të Hashimit në krye të mbrojtjes të krimit dhe të kriminelëve të bollshëm të partive banda në Kosovën tonë, keqas të përtokur.
 
     Kundërshtia masive e koalicionit me PDK-në, nga anëtarësia e LDK-së, ka bërë të aktivizohen disa pështjellaçë të porositur, duke agjituar për justifikimin e këtij koalicioni të pistë. Për këtë kategori të pafytyrësh, në Shqipëri kanë një emërtesë pezhorative: "shoshë m..."! Për disa sish, që "e hanë bukën e turkut dhe bëjnë duanë e shkaut", përkatësisht, gëzojnë favoret e LDK-së dhe punojnë për PDK-në, tashmë, të zbuluar, është mirë të lirohen nga LDK-ja, për të kaluar në bazën e tyre faktike - PDK-e. Është detyrë që zëra nga anëtarësia dhe elektorati i mashtruar, t`ua kujtojë çdo ditë, deri në largim, adresën ku u flenë mendja dhe zemra.

Bllokun e prishi Isa
 
     Koalicioni aktual nuk është fare rastësi. Nuk është as detyrim i ndërkombëtarëve, siç janë munduar ta paraqesin të gjithë lakmitarët e pushtetit. Kosova është e vogël. Përfaqësuesëve botërorë të qendrave të vendosjes u duhen vetëm dy ditë për të parë varret dhe lexuar emrat e 1.800 viktimave të SHIK-ut, bandës ushtri të partive të krimit. Disa varre që mungojnë, dhe këto nuk janë të pakëta, persona të shpallur të zhdukur, disa syrësh të kidnapuar dhe të ekzekutuar në pusira dhe në errësirë nga SHIK-u, si rasti i burrit fisnik të Drenicës, kryetari i Degës të LDK-së në komunën e Skënderajt, Idriz Rreci, nipi i të cilit, Tahir Rreci, është vënë fort në mbrojtje të vrasëve të xhaxhait të tij. Me një hetim, qoftë edhe modest, do të sigurohen prova për rrethanat, urdhërdhënësit, autorët e ekzekutimit dhe të fshehjes të trupave të tyre, duke i lënë pa varr legal për 15 vjet radhazi!
 
     Faktet për pamundësinë e qeverisjes me PDK-në janë të bollshme. Është provuar bashkëqeverisja dhe ka rezultuar tërësisht e dështuar. Solana erdhi nga Brukseli për ta bindur Presidentin Rugova për një koalicion të tillë, por u përcoll bosh. Sepse krerët e PDK-së, përkatësisht ish- lëvizakët e diskotekave të Evropës, janë argatë të Serbisë, janë të pa shkolluar, të pa edukuar, prepotentë, mujëshorë, njerëz rrugash, të ndotur me hajni zyrtare, haraç masiv. Pra, me ata është krejt i pamundur bashkëpunimi dhe bashkëjetesa në partneritet - koalicion, vetëm nëse je zvarranik, i bindur, nën tutelën e tyre të vrazhdët. Zanzibari është një dëshmi tjetër e huliganizmit zyrtar ordinier të PDK-së. Është turpi i Kosovës që ata janë në krye të pushtetit, në vend që të jenë prapa grilave, për krimet e tyre të shumëfishta. Dhe, kushdo që kokëton me ata, bëhet pjesë e krimit, pjesë e rrugaçërisë politike.
 
     Por, pse nuk binden ndërkombëtarët se edhe vetëm propozimi nga ana e tyre për t`u koalicionuar dhe pajtuar me vrasësin, edhe atëherë kur nuk ndjen pendesë për vrasjen, madje i lufton edhe me kafshatën e bukës familjet e viktimave, përbën një krim moral dhe kundërnjerëzorë. Shtrohet pyetja, sa punon Kryesia Qendrore e LDK-së me ndërkombëtarët, për ta njohur krimin në kupolë të pushtetit? Asfare! Përkundrazi, anëtarë të Kryesisë Qendrore i kanë shkruar hapur EULEX-it se "SHIK-ut i bien në qafë kot, sepse ai nuk ka vrarë"; se "dëshmitarët e shumtë gënjejnë"; se "Tribunali, Gjykata Speciale për Kosovën është e panevojshme, sepse  ne i kemi organet tona efikase të drejtësisë dhe se janë në gjendje të ndëshkojnë kriminelët të çfarëdo natyre qofshin ata" dhe përrallisje tjera të turpshme!
 
     Të gjitha këto pisllëqe i ka dëgjuar me veshë dhe i ka lexuar me sy, qoftë edhe me syza, Isa Mustafa dhe kryesia vegël qorre e tij. Dhe, në vend që t`i përjashtojë, madje jo vetëm nga Kryesia, por edhe nga anëtarësia e LDK-së, Përkundrazi, ai i ka afruar edhe më shumë, madje i ka kalaveshur me ofiqe shtesë!


Tradhtia ndaj Bllokut VLAN nuk është rastësi
 
A ësht rastësi tradhtia e Isa Mustafës ndaj Bllokut VLAN? Assesi. Përkundrazi, ai ka bërë një mashtrim burracak për muaj me radhë ndaj koalicionit. Këtë e kanë parashikuar dhe paralajmëruar edhe përcjellësit e rrjedhave politike në vend. Analisti profesionalist, Nexhmedin Spahiu, ka shkruar se "atë çka mund ta bëjë Isa ësht shkatërrimi i Bllokut". Ndërsa gazetari nga Pogradeci i Lasgushit, Armand Shkullaku ka thënë se "e gjithë kjo vonesë po bëhet për t`i gjetur një vend pune Isës". Vërtet, Isa nuk është i papunë, por është zyrtar i lazdruar, i halitur, siç thonë llapjanët, dhe don punë kupolë.
 
     Në një takim në Zvicër, në pranverën e këtij moti, Donikë Gërvalla i bëri pyetjen e drejtëpërdrejtë Isës: "A do të bëni koalicion me partitë e krimit"? Dihet, fjala ishte, në radhë të parë për PDK-në. Isa heshti si peshku, nuk u përgjigj! Dhe, qe atëherë anëtarësia e LDK-së ishte në ethe për tradhtinë e pritur të kryetarit aksidental të LDK-së.
 Ka zëra që duan ta amnistojnë Isën me arsyetimin se nëse ai nuk do t i vinte në ndihmë Hashimit, PDK-së, këtë do ta bënte Ramushi. Ani, lë të përulej Ramushi. Fundja, SHIK-un e kanë pasur të përbashkët dhe akuzat i kanë njësh, pavarësisht ndarjes për bajraktarllëk. Dhe, protestat do të ishin edhe më efikase: bandat vrastare para drejtësisë!
 
Idealistë rugovianë - zgjohuni nga letargjia!
 
Situatë dramatike po përjeton anëtarësia dhe elektorati i LDK-së: i zhgënjyer, i mashtruar, i tradhtuar, i poshtruar, i përtallur, i përbaltur, i përtokur dhe totalisht i shpërfillur, i anashkaluar nga kupola partiake në qendër dhe bazë. Plot zëra dëgjohen se "mori fund LDK-ja e Presidentit Rugova", se "nuk votojmë puthadorët e Hashimit", se "për sa kohë të jetë Isa me klanin e tij në krye të LDK-së, nuk votojmë më as për LDK-në"...
Zotimi, më saktë, kërcënimi për të mos votuar LDK-në, për derisa Isa me klikën e tij është në krye të saj, është i gabuar dhe duhet hequr nga mendja, si mendim e vendim orgurzi, jo vetëm për LDK-në, por edhe për vet Kosovën. Anëtarësia e LDK-së është po aq e pafajshme për koalicionin me partinë-bandë të PDK-së, aq sa ishte i pafajshëm edhe populli i Kosovës, kur iu muar autonomia më 1989.
 
Anëtarësia e LDK-së duhet të marrë një zotim e vendim krejt tjetër: Jo 4 vjet, por edhe 4 muaj, 4 javë, 4 ditë, 4 orë janë shumë për qendrimin e LDK-së në koalicion dhe qeverisje krejt fiktive, mashtruese, të rrejshme me PDK-në. Pra, anëtarësia duhet të këndellët nga tradhtia shokuese e klanit në krye të LDK-së, i cili flet dhe vepron në emër të anëtarësisë, madje pa e pyetur dhe përfillur fare! Anëtarësia e LDK-së duhet të jetë e njëzëshme, ta kundërshtojë e sabotojë këtë koalicion të ndyrë, deri në prishjen e tij totale. LDK-ja duhet t`i kthehet Bllokut VLAN, duke hequr dorë edhe Isa, edhe Ramushi, jo vetëm nga posti i kryeministrit, por të mos kenë as poste ministrore. E mira është një zgjedhje jashtëpartiake.
Ndërkohë, anëtarësia e LDK-së duhet të dalë në rrugë, në protesta, sëbashku me popullin opozitar, duke luftuar bashkimin jo e të ligës, por të të ligut me të keqen e madhe të Kosovës. Pra, nuk është koalicion i LDK-së, por i kreut të saj me një klikë vicioze. Millosheviçi nuk pat arritur të gjejë as një duzinë njerëzish shqiptarë, për ta bërë një qeveri - kukullë në Kosovë. Kështu duhet të veprojë edhe anëtarësia e LDK-së karshi koalicionit me krimin dhe kriminelët e PDK-së.
Në një shkrim analizë të gjendjes aktuale politike të LDK-së, mjeshtri i letrave Gani Mehmeti, ndër të tjera rrëfehet për pendesën, për gabimin, tashmë, të bërë, pse nuk u kyçën në LDK-e, në mënyrë masive, gazetarët dhe intelektualët e shumtë, kur dr. Rugova na bëri thirrje publike. Por, shumë gazetarë, publicistë, intelektualë, edhepse me mendje dhe zemër ishin në LDK-e dhe votonin për atë, duke qenë mbështetës të pa hile të saj, nuk u kyçën në parti, me bindjen se duke qenë të pavarur, do të kontribuonin më shumë për demokracinë dhe Kosovën. 
Qëllimi ka qenë fisnik, por rrjedha e kohës dhe ngjarjeve, fton për nisma dhe vendime të tjera. Dhe, është koha që Gani Mehmeti me bashkëmendimtarët e tij të kyçën, pikërisht, tani në LDK-e, për të dhënë kontributin e tyre në shërbim të demokracisë dhe të Kosovës. Intelektualët këtë duhet ta bëjnë pa pritur t`i thërret ndokush nga shefat aktual të LDK-së, sepse Ai, i madhi Rugovë, që thërriste dikur, tashmë, mungon. Është kohë vendimtare për ta shpëtuar Kosovën nga e keqja e mëtejmë. Dhe, këtë shansë e mundësi nuk duhet ta humbasin bijtë e saj të devotshëm.

_________________
Dashuria ndaj atdheut është dashuria më e shtrenjët nga të gjitha dashuritë tjera!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi