AGIM GASHI:PSE NA TRADHËTUAT?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:PSE NA TRADHËTUAT?

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Nov 20, 2014 3:08 pm



AGIM GASHI

PSE NA TRADHËTUAT?

Moj libreza e LDK-së
Po çka ke që je mërzitë?
Na tradhëtuen o vllazen e motra
Ata kurr mos paqin dritë.

E tradhëtuen elektoratin
E tadhtuen mbarë atdheun, 
E tradhtuen Ibrahim Rugoven, 
Nanë Terezen e Skënderbeun.

Çdo ideal të Ibrahim Rugoves,
E përdhosen e poshtëruen, 
E tradhtuen edhe vetëveten
Me para t´pista u paguen.

O ju njerz si karkaleca
Jeni ba sikur koprraja, 
Si s´menduet për fmijët e juaj,
Me ju sot na gjet belaja.

Humbët ju elektoratin
Që ju dha voten e ju ngriti, 
Me ja kthye me kaq të kqija
Jo, këtë gja nga ju se priti.

Njerz si ju me katerqind ftyra
Që tanë diten flliqni e shani,
Kur t´vie mbramja përqafoheni, 
Djersen e populli nisni e hani.

Por ky popull shpej një ditë
Ka me u ngritë me rrxue tradhëtarë, 
I bashkuem ka me ju luftue
Si i luftoj ata serb barbarët.

Ka luftu populli njëmijë anmiq
Të gjitha luftat i kem fitue, 
Nga tradhëtarët si ftyra t´jueja
Kurr skem mund me u çlirue.

Zgjohu ti o populli im
A durohet vetërobnimi?
Zgjohu sot, ma ska me pritë,
Na ka ra në derë mjerimi.

Na e vodhen tanë atdheun
Të pangishmit mafioza, 
Ne e coptuen atdheun tonë, 
Nuk ka jetë me këta bajloza.

Ngrihu, kerko drejtat tua,
Kerko shkollen e fakultetin, 
Kerko dijen e historisë
Për me e ruejt të shqipës djepin.

Kerko ligjin e kerko drejtsinë, 
Që e rroku në dorë mafia, 
Po na vrasin e çfarosin
Ma keq se turqit e Serbia.

Qohu, qohu populli im
Mos shiqo fe e as parti, 
Qohuni sot, neser ashtë vonë, 
Me shpëtu tonen Arbni.

20.11.14
Düren



Antarsimi im në LDK u bë në janar të vitit 1990. Isha i angazhuar ti regjistroj antarët e Komunes së Lipjanit me shumë miqë tjerë. Na rrahen e na persekutuen, na burgosen e na torturuen, na poshtruen me shumë metoda, por nuk u dorzuem. A bën sot të dorzohemi?
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi