AGIM GASHI:SA SHPEJT MASHTROHEMI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:SA SHPEJT MASHTROHEMI

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Nov 11, 2014 11:03 pm



AGIM GASHI:SA SHPEJT MASHTROHEMI


Ka më shumë dekada që Kosova përballet me të gjitha mjetet e saja të ketë pak liri në veti, por akoma ska arritë asgjë, sepse akoma ska arritë të jetë vetëvetja.
Që nga lufta e këndej, ne jemi përballë me njëmijëenjëmilion probleme që smunden me i zgjedh as NATO, as UNMIK-u, as EULEX-i , se ne jo se jo. Nën mbikqyrjen e të gjithëve u instaluan qeveri kriminale, hajdut, tenderoman, drogë, shkatrrues, injorant, gjenerala e turli hajvanati, që e mbarë bota idiotike e ajo intelektuale e demokratike, bënin sehir me ne. Bile çuditeshin se si vetërobroheshim t'u hanger njëri-tjetrin dhe si vetërobroheshim duke e larë këtë tokë me gjak vllavrasës.
Asnjë intelektual i ndershëm e patriot nuk munden ti afroheshin as partive politike e as qeverisë e institucioneve tjera. Bile pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, edhe LDK mori anën e partive të hajnive e kriminaliteteve tjera, saqë edhe ata partiotë që i kishte, i hudhen me shpejtësi nga radhët e veta për të forcuar klanet mafioze partiake. Kjo bëhej, sepse SHIK-u ishte dhe është i instaluar në të gjitha partitë politike. 
Pra, me nivelizimin e partive politike në kriminalietet, tani asnjëra parti nuk guxonin të zbulonin karaxhozët sepse do të zbuloheshin edhe vetë.
Kur BN tentonte të burgoste ndonjë peshk të madh, shkohej me shpejtësi që të plehet çdo gjë që mund të blihet:njerzit, prokurorët, hetuesit e madeje vidheshin e shkatrroheshin edhe dosje me vlera kombëtare e historike.
Përkrahës i katërcipërsht i kësaj gjendjeje të nderë në politikën kosovare, ishte edhe Edi Rama me faminë e tij politike. 
U munduan të bënin bashkë disa tubime e mashtrime, te dy qeveritë me disa tubime restorantësh, me disa takime të kota, por populli më as që do me e shique barin për me e ngrënë.
Kur u sosen të gjitha mashtrimet, dhe kur Kosova mbeti pa qeveri gadi që gjashtë muaj, futen në përdorim bashkpuntorët e Stanishiqit, binden Vuçiqin ta ftoj Ramen në Beograd, organizuan Dronin e në fund formuluan edhe skenarin e kësaj vizite teatrore, për tu folë fjalë të bukura, për t’u hidhëruar me homologun e tij, për ti mashtruar shqiptarët e Luginës me fjalë boshe, dhe për ta larguar vemendjen e popullates shqiptare nga kriza e Kosovës. Shqiptarët e Luginës duan para e jo mashtrime, shqiptarët e Kosovës duan Institucione e jo gënjeshtra. Shqiptarët duan një shtet që do të kujdeset për fëmijët e tyre, për shkollat e fakultetet, për foshnjoret e paarashkollorët, e jo xhamiat e kleri musliman i paguar nga serbo-ruso-grekët për ta asimilue këtë popull nga vetëvetja!
Shumë shpejt do të harrohet edhe kjo vizitë, serbët do të sillen në tokat tona si Zot, populli do të jeton me kriza, tendera e hajna, varfëria e lypsarët do të shtohen, Rama do ta ketë autoritetin e budallenjëve komunist, krejt kjo për të zezën tonë.
O popull, pse mashtrohemi me fjalë boshe? A nuk jeni ngi me premtimet e fushatave a? Po kjo vizitë ishte vetëm fushatë. Kerko institucione, kushte për jetë, kerko paqë, kerko arsim, spitale, edukim...
A e dini sa mbrapa kemi shkuar me këto mashtrime?



11.11.2014
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi