Agim Gashi:DUAM FITORE O MOJ SHQIPNI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Gashi:DUAM FITORE O MOJ SHQIPNI

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Oct 14, 2014 8:01 pm





Agim Gashi:DUAM FITORE O MOJ SHQIPNI

Dridhet sot Beligradi
Si t´ja shkelte fytin Prekazi, 
Frika n´bark ju paska hy
Prej Shqiponjes kuq e zi.

Me ushtar e polic rrethue, 
Ndali kangen edhe Lepa Brena, 
Mu në mes të Beligradit
Valon flamuri me dy krena.

Ndal Serbi he mos ke frikë
Se kjo ndeshje që luhet sot,
Nuk ashtë luftë me mortaja
Por top gome e quhet sport.

II
Sonte ndeshja do t´fillon
Me njimbdhet kapedana, 
Djem arbnor e tanë sokola
Për kombëtare i ka ba nana.

Do të sulmojnë me zemra Luani, 
Serbëve do tu shkyhet kmisha,
Kur mbron rrjeten si atlet, 
Portieri ynë, Etrit Berisha.

Si mburojë prej bunkerësh
Andi Lila trupin bani,
Bashkë me vllaun e një gjaku
Trim ynë Emir Leniani.

O Admir, Admir Abrashi
Sokol Ty të ka rritë nana, 
Shife si t´përcjell mburojë
Vllau yt ai Lorik Cana.

Në fushë të betejës dalin trimat
Po shkon dridhja te Stambolli, 
Fillojnë lojë për kombëtaren, 
Mërgim Mavraj e Enis Agolli.

O Burim, Burim Kukeli
Të lumt´na që Ty të kemi
Me sokol Taulant Xhaken
Sa krenar me ju që jemi.

Po sulmon ai Valdet Rama
Bekimi Bala shkon pas tij, 
Mbaju sonte, mos u dridh
Karpatjane oj shtrigë Serbi.

Të madhërishme e kem rezerven
Si një bobë nukleare, 
Para në fitore sonte
Oj e jonja Kombëtre.

Unë djali yt nga mërgimi 
Ta këndoj kangen Ty, 
Për fitoret tona të ardhëshme
Do të kumbon edhe kjo sharki.

Para, para në fitore
Si tërmet sot e ka Serbia
Sa e madhe toka e Arbërit
Sa e bukur është Shqipëria.

14.10.14
Düren

 —
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Agim Gashi:DUAM FITORE O MOJ SHQIPNI

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Oct 14, 2014 10:06 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi