AGIM GASHI:NJË LULE T´KUQE PËR NANEN TIME

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:NJË LULE T´KUQE PËR NANEN TIME

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Oct 05, 2014 3:58 pm



AGIM GASHI


NJË LULE T´KUQE PËR NANEN TIME


Në mëngjes sot kur u zgjova
Isha djersë, isha tronditë, 
Më kish marrë malli i nanës
Ah, ky malli mi qorroj sytë.


Oh moj nanë, e lumja nanë, 
Me ato rrudha që ti solli jeta, 
Si ma pruni Zoti fatin?
E n´mërgim sa larg u treta.

Mbeta shtangë dhe i tronditun 
Stë kam pranë të t´përqafoj, 
Po më mbytë vrfëri e smundje, 
N´mërgim jetën ma helmoj.

Dola n´kopsht, mora një lule,
Lule e kuqe për bukuri, 
Po ta laj me lotë e mallit
Përmes mendjes ta dergoj Ty.

II
Çka t´vyen jeta kur je i mbyllun
Askend pranë ti nuk e ke, 
Të merr malli me e pa nanën 
Të merr malli për atdhe.

Në kater mure i mbyllur mbeta
Një gotë uj ska kush ta ep, 
Shkojnë me javë e shkojnë me muej
Asnji fjalë askush sta flet.

E harruen edhe telefonin 
Mu ata që i ke rritë, 
Askush s´pyet ma a je gjallë
Këto gjana si kemi pritë!

Nuk pyet motra, e nuk pyet vllau, 
A je n´spitale a t´u jetu?
Ma nuk kemi miqë t´fëminisë
Djali e vajza të kanë harru.

Nipa e mbesa janë rritë si plepa
Të takojnë, stë flasin ma, 
E kthejnë koken e nuk t´përfillin, 
Dashuni askund ma ska.

Unë i shkreti mendoj për t´gjithë
Si jetojnë, a janë martue?
Mendoj për motra, mendoj për vllazen, 
A janë plakë, a kanë ndryshue?

III
E moj nanë, moj nana ime, 
E di që ti smë ke harrue, 
Digjesh flakë në shpirt e zemër, 
Për mue t´shkretin t´u mendue.

Për të tjerët ma nuk jetoj, 
Ka shumë kohë që jam harrue, 
Kur na vdiq Shqipja jonë
Këto gjana i kamë kuptue.

Si ndryshuan këto kohra, 
Çka na bani mërgimi i zi, 
Si ndryshuen njerzit e atdheut
Që humben ndjenjë e dashuni?

Ku ka mbetë ajo buzqeshje, 
Ku na mbeten përqafimet?
Vinë e shkojnë festat tona
Pa vizita e pa urime.

Interesi i çmendi njerzit
Ua ndryshoi të bukren jetë, 
E mbajnë mendjen veç te paraja
Pa mendu që kanë me vdekë.

Harruen babë e harruen nanë,
Si bie n´mend as ku kanë le, 
Ska për t´varfërin mëshirë e ndihma
A harruen t´shtrejtin atdhe.

IV
Ah, moj nanë e lumja nanë, 
Me t´gjitha nanat e kësaj bote, 
Ti ndjej dhimbjet e ti ndjej vuajtjet, 
Zemramadhe ti moj loke.

Se kam pritë me ardhë kjo ditë
N´mes t´kater mureve i burgosun,
Me shëndetin e shkatrruem
E me shpirtin e shkrumosun.

Nëpër burgjet e Serbisë 
Vuajta e su dorzova kurr,
Nuk pranova me e shitë shpirtin
E t´punoj ndojherë për t´huj.

Edhe sot në dhena t´hueja
Jetoj n´varfëri me shumë mundime, 
Ta kam dhanë fjalën moj nanë e dashtun
Se shes kurr unë zemrën time.

Sot jamë plakë e me shumë smundje
E ha buken me myk e lot, 
Mallkoj fatin e mallkoj veten, 
Ah, çfarë kohe erdhi sot!

Tash po ndahem oj nana ime
Erdhi koha për terapi, 
Të përqafoj e ti puthi rrudhat,
E ta Uroj festen Ty.

Ja urojmë edhe Shqipes sonë,
Që tash sa kohë flutroj në qiell,
Kur po e di që ma nuk ashtë
Për mue ska festë as verë.

E banë gjumin në thellsi t´vorrit
Ska ma dhimbje në përjetësi, 
Na kan ardhë kohnat e kqija, 
N´vorr sot ka ma shumë liri.

04.10.14
Düren

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi