AGIM GASHI-KOHË E PAKOHË E VENDIT TIM - EDHE MENDIMET E MIQËVE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI-KOHË E PAKOHË E VENDIT TIM - EDHE MENDIMET E MIQËVE

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Sep 30, 2014 8:08 pm


AGIM GASHI-KOHË E PAKOHË E VENDIT TIM - EDHE MENDIMET E MIQËVE



Mendime për poemën "Kohë e pakohë e vendit tim" 

Kopi Kyçyku

I nderuar Agim,

Edhe unë të përgëzoj përzemërsisht për vrrullin atdhetar që shpalos në veprimtarinë tënde të pasur e të larmishme, sidomos në lëmin e muzikës popullore e të letërsisë artistike. E lexova dhe e rilexova këtë krijim të freskët për "DHENË 
E BABËS EDHE TË BURRIT (GJERGJ KASTRIOTIT)", për këtë TOKË TË SHËNJTË, që, në "çdo pëllëmbë" të saj, sikurse bukur e thua:


"Ka një histori,
Ka një tragjedi.
Ka një lavdi". 


Me një elegancë stilistike tërmetuese, ti, që ke kaluar "dhera e dete",sa herë sheh "ndonjë trung qershie", sjell ndërmend 
Kosovën e Shqipërinë dhe pret "derisa të piqet fryti" se "Tinëz për ca kokrra të merr uria". 
Poema "Koha e pakohë e vendit tim" është e mbjellë fundekrye me figura të bukura artistike, që e hijeshojnë më tej përmbajtjen e mesazhit atdhetar, të kumtuar me "dhimbje krenare". Emocionet fisnike që të ngjall ky krijim, - himn për virtytet e vlerat tona kombëtare, - përhapin optimizëm e ftojnë për të mos harruar për asnjë çast të kaluarën tonë zulmëmadhe, e cila duhet të na shërbejë si bazënisje për ta shëndoshur të sotmen e për ta përgatitur të ardhmen e ndritshme. 
Tani, i dashur Agim, të lutem të më lejosh të shfaq ndonjë mendim a sugjerim, nisur nga dëshira që kjo poemë me përmbajtje të thellë, të tingëllojë po aq fuqishëm edhe në rrafsh artistik. Do të ndjehesha i kënaqur po qe se ato që po them në vazhdim, do të merreshin në konsideratë nga ana jote, qoftë edhe pjesërisht. 
Së pari, subjekti është i rrahur tepër shpesh nga autorë të periudhave e të rrymave të ndryshme letrare e politiko-ideologjike. Riikthimi tek një temë e trajtuar kaq dendur, është po aq i vështirë sa edhe në rastin e një teme të patrajtuar asnjëherë, ngaqë duhet të gjesh një këndvështrim origjinal, ose të paktën të sjellësh diçka të re, të pathënë ose të thënë ndryshe, natyrisht gjithnjë në funksion të së vërtetës historike, pa e cënuar aspak atë. Në këtë aspekt, poema jote ka merita të qarta, por mendoj se, me pak përpjekje, mund të fitojë "pikë" të tjera.
Së dyti, duhen mënjanuar përsëritjet në shprehjen e një ideje apo të një mesazhi, të cilat,- përveçse rrallëherë, - e ulin tempin e dinamikën e brendshme të krijimit, sepse nuk kanë të njëjtin funksion të refrenit në një këngë, ku ai (refreni) luan rol aq të rëndësishëm, saqë mund të quhet i domosdoshëm, i pazëvendësueshëm. 
Së treti, nganjëherë të krijohet përshtypja se ke të bësh me një diskutim politik e atdhetar të hedhur në vargje. Këta të fundit duhen "lëmuar", pra, me durim e me kujdes, për çka mund të të ndihmojë, me cilësinë e redaktorit, poeti i mirënjohur Vullnet Mato. 
Edhe një herë urime dhe falenderime për punën fisnike e të palodhur që je duke bërë në dobi të kombit e të kulturës së tij.



Vullnet Mato 

E lexova këtë poemë të madhe, si vet autori i saj, me një frymë të drithëruar nga fillimi në fund. Vetëm shpirti i përflakur nga malli i një patrioti të shquar, me gjoks të lënduar nga mosarritjet në Kosovën e tij të dashur, mund ta shkruante me këtë tonalitet kumbues prej gjemimeve të vetëtimave të syve që nuk shohin ëndrrën e tij të madhe në realitetin e pritur. Jam habitur dhe mrekulluar, si mund të ketë ky njeri një energji shpirtërore kaq të fuqishme, të grumbulluar si një vullkan, që shpërthen në një poemë me këto përmasa madhështore. Dhe dufi i shpirtit të tij, prej artisti të kalibrit të madh, mbyllet sërish me shpresa të reja, ku dashuria njerëzore ngrihet si një monument i pavdekshëm me lartësinë e një mali. Dhe AGIM GASHI është këtu vet pavdekësia e Kosovës, që pret për të rilindjen e së nesërmes më të bukur e më të ndritur.


Sulejman Abazi

Eh, more Agim! Me nxore mallin e te madhit Ali Asllani me poemen e tij "Eshte koha e Maskarenjve". Nuk kam fjale se i ke thene te gjitha, me dritherimen dhe njekohesisht me forcen e shpirtit te permalluar e te revoltuar. Je nj Ali i kohes sone, qe therret deri ne ulerime per kete gjendje ne te cilen jane sjelle shqiptaret dhe Arberia, Shqiperia e tyre. Kjo klas e maskarenjve te pangopur qe pervec parave duan edhe gjakun e ketij populli me keq se sa shushunjat, harron zgjimin popullor. Ai do te ndodhe dhe shqiptaret kane per ta rifilluar nga vetja.
Te uroj shume, me mrekullove



Ilir Magjistari 

Eshte madhore ,por me keqardhjen se ku kemi mbritur,te kujtohen figura kombetare ....e coptohesh shpirterisht
Autorin e pergezoj per permasat e kesaj vepre....
Po vertet....ku jane Muji e Halili,Gjergj Elez Alia?Po...
Kostandini i beses se madhe?
Mbetne ne legjende?
Oh....cdhimbje per token qe na mban....(((




Halit Haxhiu 

I nderuari Agim nji atedhedashuri me nji keso poeme kaq permledhse,udhzuse krijusi autori kaq i mrekulluar perveq afsive ka nji fuqi shpirtrore dhe energjike.Vazhdimet e tij kesisoj doti orjentoj Kosoven dhe Shqipetaret!!! Agimit ju urojm shendet e suksese.



Pilo Zyba 

Një poemë shumë e bukur ku udhëton në legjenda, dhe historinë tonë e shikon si në ekranin e një filmi në përfytyrimin e mendimeve. flm


Zyli Gaxholli 

Une serjozisht nuk befasohem aspak me ty miku im Agim,sepse ti je burim i pashterrshem,ne vargje,kenge,rapsodi dhe sharki,cudia me e madhe eshte kur nje nate nuk te lexojme mes nesh,se jemi mesuar me perlat e bukura dale me dashuri dhe ciltersi nga zemra dhe shpirti juajmua me mbetet te uruj sherim sa me te shpejte
qe te jeshe gjithmone i pranishem pa na munguar asnjehere mes nesh,se pa birbilin Agim Gashi ketu qofte edhe nje nate nuk do kishte kuptim lezeti i miqesis dhe shkrimeve ketu...respekt dhe mirenjohje,shendet mbi te gjitha...!!!

 



Hasan Qyqalla 

O te lumte "pushka" Agim i dashur, talent ne kenge, trim ne lufte, i palodhshem ne paqe... Andaj agon me cdo krijim te ri, te cilat kane permbajtje, thurje, mesazh, kompozicion vargu...te lumte, te lumte...je burre i madhe i kombit.


Besim Hoti 

Mik i nderuar, vella i dashur, prind i respektuar me tërë qenien time të përgezoj për ketë krijim me vlerë. Besom se personalisht i kisha humbur të gjitha shpresat se në qenjen shqiptare ane e kend rruzullit toksor në ketë kohë të tmerrshme mund të egzistoj një shpirt i madh, një mendje e pa lekundur, një sy i pa trembur, një burr tipik human dhe i civilizuar, një damar i ëndrrave tona shqiptare që vertet flet realitetin dhe lufton të keqen që e ka katandisur popullin shqiptar. I lutem zotit për ketë krijesë njerëzore që e ka falur dhe sot ushqen shpirtin dhe ndjenjen e të qenit njeri. Në mënyrë të persosur dhe shumë shpresëdhense ke pershkruar gjendjen tmerruese në të cilen gjendet populli shqiptar. Ky pershkrim, ky guzim, kjo forcë, kjo shpresë se paska njerëz qe nuk i nenshtrohen të keqes dhe tmerrit me bën qe të shpresoj se një ditë populli ynë do të sherohet nga kjo e keqe e madhe.





Agim Vatovci 

Palind Agim Drita nuk del.


Eduard M. Dilo 

Pershendetje i madhi Agim. Cdo gje madherishem nga ju!


Fehmi Korca 

Miku im Agim Gashi e vërteta sa do e hidhur të jetë ajo duhet thënë hapur që shoqëria jonë të kthjellet ku në vend të armëve të punojmë zë shkollohemi dhe të ecim një hapë me kohën e mos të çalojmë...,unë të uroj suksese dhe shëndet vargjet i lexova me knaqësi RRESPEKT!!!


Deshira Haxhi 

...si gjithmone elegant ne mendim e varg...urime dhe suksese gjithmone !

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: AGIM GASHI-KOHË E PAKOHË E VENDIT TIM - EDHE MENDIMET E MIQËVE

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Sep 30, 2014 8:31 pm

Agim Gashi


KOHA E PAKOHË E VENDIT TIM


POEMË

Marrë nga libri me të njetin titull 

Pjesa e parë

Po vinë kohë të pa kohë
Që si ngjajnë as njerzimit
Se lene më shqiptarit
Pse populli im i përqarë
Hasmëria po na qon buzë varrit
Askush më nuk e zgjatë dorën e pajtimit
Vetëm ngrehin gishtin e krimit
Gjera të dhëmbshme dhe tragjike
Eshte mbushur toka e Arbërisë

Mjegull dhe tym të zi në tokën time
Sa tmerr
Kush janë ata që të keqen 
Mundohen me të keq ta mundin?
Mbushën këtë tokë me varre
Me invalid e të gjymtuar
Me mostra të një kobi 
Të një vetëshkatrrimi

Askush nuk është vetëm i vetëvetës
Çfarë mesazhe ugurzeza u lëmë pasardhësve
Kosova po e shkruan historinë e kombit
Endërra e së ardhmës më mundon
Çfarë do thonë ata 
Kush ishim ne 
Që lirinë e vranim
Vranë shqiptari shqiptarin
Robria nuk ndillet ndryshe

Po turpi kujt po i mbetet?
A është i të gjithëve?
Fara e vetëasgjasimit
Përsëritët thuase e kemi në gjene
Hej pse vritemi oreeee
Pse shkruajmë dramë kombëtare
Me gjak e me lot
Ndërsa njerzit tanë të mëdhenjë
Më shumë na i çmuan të huajt
Njerzit e atdheut 
I shporrnin ata 
Ne rehatoheshim në gjumë kur duhet të ishim zgjuar
Mungonim atëherë kur duhej të ishim

Ngriheshim të përgjumur 
Dhe flisnim fajlë të mëdha
Të cilat ndillnin fatkeqësi
Hej, më mirë të më ruaj Zoti se sa robi
Spaska më keq se të jetohet
Gjysmë i vdekur e gjysmë i gjallë

Dëgjoj krisama e klithma
Dëgjoj rënkime e ofshama
Nuk luaj nga vendi
Se fuqi nuk kam të ndërroj asgjë
Askush smund i ndalë lindjet e ardhëshme...
Ata që vonohen
Smund ti thonë gjërat përnjëherë
Akoma disi spo e dinë
Se mungesa e nderit
Edhtë më e tmerrshme se vdekja....

II
Kohë me bollëk sot ka shqiptari
Tërë një tokë e ka në dispozicion
Le të vras mínjë, sorra e korba
Qiellin le ta pushtoj
Vetëm mos të kërcet pushka
Se vllavrasje i thonë
E të tjerët na e quajnë tokën
Të nemur e katrahurë

Rrënjë e forta të shqiptarit
Që kishte dikur...
Besnikrinë, fjalën dhe nderin
Do i gjesh në More e Anadoll
Do i gjesh edhe ne skutat e kësaj bote
Por jo më në Kosovë e Shqipëri
As qershitë më skanë shije

Kalova dhera e dete
Ku shof ndonjë trup qershie
Me kujtohet Kosova dhe Shqipëria
Pres derisa të piqet fryti
Tinëz marr ca kokrra 
Jo se kanë shijën tonë 
Ndjej dhëmbje dhe hypi lart
Ndoshta në maje janë ato me shije shqiptare
Po të rrëzohem nga qershia
E di që vështirë do ngrehem
Mos vallë u rrëzua populli im?

Karagjozët janë rrokë në valle
I prijnë asaj për së keqi
Që një të zezë pa bërë nuk lënë
Bile edhe hafijëllëk kishin bërë
Sot ata kanë zënë vend
Të menqurit barinjë u bënë
E barinjët edhe Skënderbeut 
Kalue ja kanë
Ku dhe si do ta vorrosin ardhmërinë
Sot vetëm karagjozët e dinë

III
Pushtohet edhe qielli kate-kate
Punsohet e tërë familja
Edhe femijët bëhen shefa
Punë ka sa të duash
Edhe për maca e qen 
Vlen të jesh i një mendje
Me partinë në pushtet
Përndryshe bëhu gadi 
Të vdesësh nga uria

Nuk ke luftuar kot miku im
Para teje po shpalohet horizonti
Të lavdërojnë dhe në këngë të vejnë
Të thërrasin në manifestime
Në përvjetore e përkujtime
E di që ske as bukë
Mjafton të të thrrasin patriot
Patriotët duhet të vdesin edhe nga uria 
Që të tjerët të kenë me bollëk
Ti miku im pse ankohesh
Ke humbë vetëm një këmbë e një sy
Që të tjerët në luks të jetojnë
A nuk është mjeshtri
Të mos humbësh as një qime floku
Të bësh pallate e hotele private
Ata miku im shtetet po i udhëheqin
Kan krijuar mebranë
Liri edhe për qen e maca 
Përgjakja e shqiptarit 
Tjetër emër nuk ka

Rreth nesh diçka po sillet
Rri gadi të na kafshoj tinëz 
Mbi trupat tonë sdo të ketë kush të ulërij
Të zeza po gaditen të binë 
Në këtë tokë të lashtë
Shtëpitë tona do të mbesin shkret
Bota do të flasin për ne me muaj e me vjet
Dhe pa ndalë do të thonë
Ata keqpërdorën lirinë
E mbyllën ardhmërinë me fatkeqësi

IV
Kukunënë ç´po flitet sot
Pëshpërisin ngadalë mos të ndihet 
Më larg se te veshi i koftëlargtit
Kementohet sipas qejfeve
Ndërsa krismat akoma dëgjohen 
Në tokën abrore

Edhe Shekspiri po tmerrohet
Shpirtrat po ia braktisin tragjeditë e tij
Qiellin po e kontrollojnë lugetër e korba të zi
Ndonjë përplasje popullore oshëtinë
Rrugët janë përzier
Dhe dreqi si bie në fije 
Cilën rrugë duhet shkelur 
Cilën urë duhet kaluar

Ku mund të zbritet më poshtë
Në ethe një popull i tërë
Çil guri gojën është bërë
Vdesim pa na parë
E pa na qarë askush
Në këtë fund të fundit
Mbetëm prap të fundit
Mesazhe makabre i vinë vendit tim
Bota spaska nevojë për ne

E ne shofim në ëndërr 
Një botë ku nuk vdiset
Ku nuk vritet vllau me vlla
Vdekja ëndërr nuk është

Pjesa e dytë

Shtëpia që qet tym
është shtëpi e gjallë.
Dhe ia mësyn gjithkush
Por në Kosovë e Shqipëri 
Oxhaqet vjellin
tym të zi
Dogjëm vetveten,
shkatërruam mallin, pasurinë
shkatërruam historinë.
Nuk jam kapo, as i pasur
Por për të jetuar e di,
që duhet pak burrëri
Pak dinjitet,
besë dhe pak guxim
për të treguar drejt
Se kemi rrugë të gabuar.

Kush mund të na shpëtoj 
Nga kjo katrahurë?
A mundemi që ne
ta ndihmojmë vetveten?
Po nuk duam se nuk duam.
Idiotë qenkëshim pra,
na ka hyre vetja në qejf.
E për vetëveten u bëmë më të kqinj
se ata që na ndoqën, 
se ata që na vranë e dhunuan
që na dogjën lisat te shtëpia.
Ndërsa burgjet e Evropës 
gumëzhijnë nga ne.
Shqiptarët hyzmeqarë burgjesh
Për hajni
Për drogë
Për krime ashiqare.
Kuku nënë sa po më vjen marre.


Pjesa e tretë

Dhe vjen dita e re.
Bota zgjohet nga gjumi.
Zgjohet dhe Ballakani
Zgjohet dhe toka e Arbërit
Por zgjimi ynë është zgjim i lodhur.
Disi krejt mbrapsht ka ndodhur.
Mos vallë popull i shthurur jemi ne?
Që na ndjekin mallkimet? 
As zgjimin se bëjmë si dikur
Kujt keq si kemi bërë,
Ndërsa vetëvritemi e sakatosemi
Golgotë e holokaust përjetuam të tërë.
Por vetëdija na mungoi 
kur s’duhej të kishte munguar.
Ndaj vetërrënohemi pa kuptuar.

Histori e gjallë kjo e jona.
Histori e bujshme.
Duke na përcjellë në shekuj
shumë klithma e kuje.
Dardania zvoglohet që moti
Molla e Kuqe vetëm kujtim na ka mbetë.
Varret tona në Nish e Kurshumli
s’pati më kush ti qaj.
Ato u rrafshuan
Varrezat tona tokë buke
për krajlat u bënë.
Kosova lindore u tkurr,
u tkurr dhe Çamëria 
Oh, u tkurr edhe gjithë Arbëria
E varret na mallkojnë.

Kush ishim ne,
që të tjerët i ruanim 
e vetëveten vrisnim...
Jemi populli më i vjetër
me kulturë e tradita.
Qytete të ngritura në Iliri
me kështjella të lashta
kulla e istikame.
Ia ngritëm namin vendit
duke bërë shtete për të tjerët
Lindjes e perëndimit.
U dhamë Vezir e Perandorë.
Ia hapëm rrugën krishterimit
me gjuhën tonë të pastër.
Këtu tek ne 
u ndeshën qytetërimet
E ne sot grimcohemi
copëtohemi, rrënohemi nënçmohemi...
Fajin ekishim vetë
se me kombin e atdheun 
sillemi si të jetë i huaj.
Pak, shumë pak bëmë
dhe bëjmë për vete.
Respekt, i dashur, respekt
kërkon liria...
Se ajo që u fitua me gjak,
s’ka kandar që ta peshoj historia.

Të urtit tanë,
luftëtarët tanë
të devotshmit tanë
gëzonin respekt nga të tjerët.
E ne shtangemi para vetes,
pa ditur ku me ja nisë.
Ç´të ngjallim më parë.
Vendi e kombi
nuk shikohet vetëm për të zezë.
Dhe brenda natës
nuk mundemi të bëhemi
ata që nuk jemi.
E koçobashët vazhdojnë zanatin,
Vjelin, mjelin qethin...
mbushin valixhet
me relikte kombëtare
pasuri historike.
Duke e vrarë moralin kombëtar
Duke vrarë historinë në vite.
Mallkuar qofshi e jetofshi në mallkime. 

Çfarë ligje duhet të zbatohen sot
për ata që rrënojnë atdheun
Për ata që rrënojnë e zhdukin
monumente të lashta të kulturës.
Që shkatërrojnë këtë tokë.
Ku çdo pëllëmbë e saj
Ka një histori.
Ka një tragjedi.
Ka një lavdi.
Pse çdo herë duhet t’ia fillojmë
nga zeroja për t’u ngritur
e pastaj të na dalin karagjozët rrënues,
e në emrin e lirisë të sulen të uritur.

Kur kujtojmë se kush ishim
E kush jemi tani.
Në çfarë mjerimi përpëlitemi,
shajmë e mallkojmë veten,
shajmë e mallkojmë shtetin
dhe nuk po përtërihemi.

U krijuan popuj e shtete
që nuk figuronin askund.
Ata vazhdojnë të ngrihen
edhe në dëm të Arbërisë.
Duke na e vjedhë të kaluarën,
kontributin për Perëndimin,
duke na përvetësuar figurat kombëtare.
Kurse ne me vështirësi 
ruajmë drejtpeshimin.

Nuk dimë as miqtë t’i zgjedhim
Zinim dashuri me sllavë, rusë e kinezë.
Fytyrat e të cilëve u panë
kur Kosova u zgjua.
Bashkësia ndërkombëtare e NATO
Shtynin vendimet e tyre nga viti në vit,
se nuk i lejonin
miqtë e vjetër ideologjik.

Kujtoni vitet e shtatëdhjetë,
Shqipëria ngrinte zërin
Për Kinën e një “brumi”
Ndërsa tani ajo as për popull stë pranon
duke ngritur kartona të kuq
duke lidhur kumbari 
me armiqtë tanë.
E ne nuk ua lexojmë hilet në histori.
Nderimi i çdo kulture është vyrtyt
Po me Lindjen asgjë nuk na lidh.
Lexoni e rilexoni rilindasit tanë 
Kush ishim e kush jemi ne,
Cilit krah i përkasim tamam.

Eh, sa në borxh e kemi futur Perëndimin.
Dhe kishim me çka.
Dy kishave botrore u dhamë njerëzit tanë,
Vatikanit Klementin e njëmbëdhjetë,
Patrikanës së Stambollës Athenagorën.
E me himnin e Nikita Dardanit
krishterimi i zgjua në të dy anët e Globit.
Ndërsa për Nënën Terezen
këndohen këngë edhe në thellësitë e xhunglës.
Doktor Rugovën sot e nderon bota,
e këtë nderim nuk e gëzon askush,
as popujt më të mëdhenj me shtrirje në kohra.
Andaj ne skemi pse turpërohemi
para popujve të tjerë.
Ne duhet të turprohemi para vetëvetes
se në atdhe nuk shkëlqyem
Si gjithë shtetet në mjedise e në vlerë. 
Na mungon organizimi,
na mungon respekti
na mungon nderimi i vetëvetes
dhe i vlerave që kemi.

Të tjerët shporrën defektet e tyre.
Tek ne jetohet ende me to.
Për t’u integruar në botën e civilizuar
duhet primitivizmin në rend të parë,
dhe drejtësia për këdo.
Që një ditë jo të largët
edhe ne do jemi në radhë 
me mozaikun e identitetit tonë,
që do të na dallojnë për të mirë.
Askush s’mund ta shohë Shqipërinë
Si ishull të rrethuar me shqiptarë
e me kontraste të shumta.
S’mund ta shohë Strugën e Pogradecin të ndarë,
Që tokën ua lag i njëjti liqen.
As Ulqinin e Vlorën
që i lagë një det
e jetojnë me dy ide.
As Shkodrën atë qendër të Ilirisë
atë djep të kulturës shqiptare,
që dora jonë e la të shkretë.
As Beratin qytet dritaresh
që peshon sa një Evropë.
S’mund ta shoh as Prizrenin,
as Vushtrrinë e as Janinën,
Që mos t´ma zgjojnë mua kërshërinë
Për bukuritë e vendit tonë,
Që na ishte dikur një zonjë e rëndë.
Ndaleni pra rrëzimin tonë,
ju karagjozë dhe banditë.
Mos ia nxini një popullit jetën
mos na e shëmtoni historinë.
E ti o populli im i dashur
mbushu me ide e frymëzim,
se vetëm ashtu do t’i rrëzojmë
Karagjozë e renegatë
që tani na dolën si paria 
e këtij dheu të lavdishëm.

Pjesa e katërt

Kosova u bë Kosovë
Pritet Shqipëria të bëhet Shqipëri
Burrëria sot duhet të vijë në shprehje. 
Se Kosova pret dorën dhe kujdesin tonë
duke mos harruar armiqtë në lehje.
Do mundohen ta kantonizojnë,
të na fusin në grusht.
E ç´popull jemi ne
kur nuk mund të vëmë kontroll
mbi vendin tonë të ngushtë.
Ushtria serbe përsëri në kufi
çfarë luftra do të ndodhin, 
as dreqi s’mund ta di.

Shumë shpesh më thonë
shkruaj këngë pë dashurinë,
që të harrohet e kaluara.
Nuk mundem, se nuk mundem
E si të harrohet ajo derdhje gjaku
në trojet tona të vuajtura?
Edhe pse në dorë të Zotit ishim
Prap na quanin njerëz të egër, si për çudi.
Rusët kinezët e dreqi me t´birin
bënin hallakama në Shqipëri 
Shtatëqindmijë lugetër sot
ju kanë rrokë tokës dardane.
Tanë bota bën sehirin e kohëve të vona 
dhe po e lodrojnë vallen në çdo anë
me daullet tona.

Si nuk patëm fat të kishim fqinj të tjerë,
por na i vendosi Zoti
me fajin tonë qebesa.
Me barbarët e të eturit për gjak,
për mundime e pengesa.
Dhe vetë e pranuan 
se po djegin e therin,
shkatërrojnë e dhunojnë
në tokën e djegur të tjetrit.
Vend as për varre nuk ka më tani.
Hej sa herë na dogjën,
e ne nga hiri ngriheshim 
si feniksi përsëri. 

Pjesa e pestë


Më duket se qielli është plagosur.
Më duket se edhe gurët lotojnë.
Kosova u mbush me shkrimtarë
komandantë oficerë e gazetarë.
Kopetentë veten e quajnë për çdo gjë.
Përqeshin, shajnë, e kritikojnë
të kaluarën që për ta nuk vlen asgjë.
Për ta vetëm e tashmja ka vlerë.
Librat e tyre me plot falsifikime, 
promovohen edhe në sallat e kuqe,
në biblioteka e në salla teatri
shtruar me tapete e kolltuqe.
S’përmenden më Naimi, Poradeci e Migjeni.
As Kadareja, Aliu, Esati vlera nuk kanë.
Rrokotelat e artit dolën në skenën e kësaj jete,
që mu në zemrën e tokës së arbërit
vranë vetveten.
Oh Zot i madh deri kur kjo tokë do lëngojë
Nga karagjozët hamam rrokotela,
Rezilista si analista
që as për drrasë qenefi 
nuk bëjnë e nuk kanë kanë vlera
Për ta historia fillon nga sot.

Se kënga e muzika
pa vlerë kanë mbetur qëmoti
Këndohen e luhen valle arabe
Serbisht, bullgarisht e greqisht
Turqisht e armenisht
Sebishtja mban ison si te kënga e labe.
Tatlisesi e Xhek serbo-magjupi
Kanë vlerë më shumë
Se Bik Ndoja, Jusuf Myzyri,
Qamili i Vogël e Ibrahim Tukiçi
Nexhmija , Nailja e Veaçe Zela
O Zot në harresë i dërguan te hiçi.
Ska më dasëm e aheng
të bëhen pa tallave.
U çmend një kolektivitet
Sejcili ecën në rrugën e vet badihava.
Mendojnë se liria është çështje përsonale
S’ka gjë se tradita 
hidhet poshtë nëpër kanale
O Zot na shpëto nga ky mjerim i kohës.

Por mbaj shpresë e s’e humb dot.
Nuk pranoj këtë fatalitet mizor.
Se kollaj nuk mund të humbasë
Çdo duf i shpirti njerëzor,
që u krijua në shekuj, në luftëra e në gaz. 
Por duhet fiksuar shkaktari,
ai nismëtar që po e ndjell të keqen.
Se tradita jonë ka mesazhe brilante
Por duhet riaktivizuar për të mëtejshmen. 
Të dali guximtari në skenë
Për shkak të kompaktësisë.
dhe qëndrimit ndaj qështjes sonë,
ndaj idealit kombëtar dhe lirisë.
Se shkapërderdhja ka kapluar Arbërinë
Hej, zgjohu popull e mbroje historinë,
mbroje shkollën tënde, librin tënd.
Ruaje atë që të takon Ty
që ishte dhe është e jotja në këtë vend.

Ky popull e di,
në lëkurën e tij e përjetoi me shekuj
ferrin e kulturës së huaj. 
E sot nuk është atdhetari
e nuk është as dhunti 
Të duash shpikjet e mënyrës tënde.
Liria nuk përgjaket ndryshe.
E kjo përgjakje emër tjetër nuk ka
Rrokotelët e karagjozët janë duke e vra

Pjesa e gjashtë

Unë jam i pari që hjek dorë
nga bajraktarizmi.
Hiqni edhe ju të tjerët
Kohën e bajraktarëve e ka fshirë civilizimi.
Koha e humanitetit 
sundon sot botën në çdo anë.
Por iku edhe koha e mashtrimeve serbe
që “aneksuan” Evropën
me gënjeshtra e propagandë.
Ndërsa intelektualët tanë në botë
heshtin për tu grindë ndërmjet veti
Me sherrnajë po e çojnë jetën.
Ndërsa Serbia Kosovën e konsideron
ende pronë të vetën.
Me bishtin mbrapa 
ka mbetur “Metohija”
E ne përtojmë botës ti tregojmë
Çka është serbe e çka shqiptare 
në këtë tokë që dikur thirrej Dardania.
Se bashkë me tokat tjera bënin Ilirinë
E atëherë as sorrë serbe nuk frymonte
në këto troje të lashta ku flitej vetëm shqipja 
qysh në djepin e fëmijës. 

Pjesa e shtatë

Sot në Kosovë e Shqipëri sundon urrejtja.
Njeriu shqiptar vuan katërçipërisht.
Shumë probleme mbetën pezull.
Ndërsa politikanët luftojnë njëri-tjetrin marrëzisht.
Për të fituar pushtet e pasuri të vjedhur.
Fëmijët na vdesin me barkun bosh
Qeveritë shpenzojnë për lukse e ahengje
Ekonomia keqësohet shpejtësish.
Thjeshtë njerzit kanë frikë
për të ardhëmen, për jetën e përditshme.
Një krahasim me kohën,
ne jetojmë periudhën më kritike
të historisë kombëtare.
Të mençurit këtë e pranojnë,
por mungon guximi ta thonë ashiqare.

Ndërsa politikanët tanë 
Nuk e ndalin përsëritjen e përrallës
për ditët e ardhëshme të jetës
në paqë, lumturi e me sofrat plot,
pa mundur të japin një provë bindëse, 
por vetëm premtime kot. 


E gjendja jonë pothuaj mbetet po aty.
siç ishim në mbretëri e sulltanat
në oligarki, diktaturë e krajli 
edhe tani në demokraci.
Asnjë nuk na ndejti në veti
si kostumi pas trupit i puthitur.
Asnjë s’na solli lumturinë
e gëzimin qe kemi pritur. 
E zakonshme dhe rutinore
është bërë padrejtësia.
Dikush ha mishra e bën gostira të shtrenjta
E dikush nuk e shtron sofrën fare
Se ska bukë e kripë tek e vetja.

Kah po shkon Kosova trime?
Ç’ka po ndodh e çka do të ndodhë vallë?
Vriten ëndrrat e vritet liria
Vriten trimat që luftuan me armë.
I shpëtuam plumbit të armikut
i shpëtuan bombave e minahedhësve serb,
Për tu vrarë në liri
komandantë të UÇK-së 
para miqve, para shtëpisë
A ka më turp tek shqiptari,
në liri të vritet çlirimtari ! 

Akoma Kosova ka udhëkryqet e veta
Nënat, motrat nuset e fëmijët
Presin djemtë e dashur dhe vajzat e shtrenjta
të zbulohen nga varrezat masive serbe
Ende shpresojme ne dhe ata,
se të zhdukurit do të gjenden një ditë.
Sepse as dheu nuk frymon si duhet,
as pragjet e oxhaqet nuk janë të qetë si ishin.
Sa rrobat tona akoma nuk janë tharë
nga gjaku e loti i këtij populli trim
S’po e merr vesh as dreqi,
a jemi popull apo jemi fis.
A vritet njeriu për gjëra banale
në këtë kohë kaotike,
kur vritemi për pushtet e për karrige.
Ah, bre burra, ndaleni krimin
se shqiptarë jemi të gjithë
e një gjak ilirësh kemi secili.

Çdo lajm kobi ma vret zemrën,
Se e di që armiqtë gëzohen,
gëzohen servilët dhe qyqarët.
E brenda nesh prodhojmë armiq
si kafshë të zeza që ushqehen te hambarët.
Prandaj na derdhet edhe kobi
para dyerve tona besnike,
duke rrënuar madhështinë e një ushtrie,
lavdinë e UÇK-së heroike.

Pjesa e tetë

Kosova e mbushur me varre
Varre masive e individuale.
Ktheni sytë o njerz e shikoni
me një përkulje ju ti nderoni.
Por me zemër e jo me gjeste
Dhe lexoni me vëmendje e përkujdesje.
Ato mesazhe në lapidare
në ato varreza shqiptare,
dhe mendoni po të ishte gjallë
gjeneral Adem Jashari
dhe shumë shokë që në beteja ranë,
a do na lavdëronin, 
apo shumë rëndë do na shanin?!
Do na shanin,
Po, po do na shanin.

Njeriu që ka lindë njeri,
do një atdhe e një liri atdhetare.
E këto arrihen me vlera njerëzore,
e me ndjenja humanitare
Kur kërcet pushka në kohë ndërtimi,
nuk është asnjëherë pushkë gëzimi
Ndaleni dorën pra, o burra shqiptarë
Se s’ka më të keqe poshtërsi,
me vra veten në liri.
Duajeni veten dhe Kosovën,
nderojeni Ademin dhe Rugovën.
Duajeni pra çlirimtarin,
mos ngrini as gishtin mbi atdhetarin.
Se Kosova e Shqipëria
ka ardhur koha të bëhen një
si dikur në Iliri një shpatë e një zë.

O miq të mi shqipëtarë e atdhetarë,
edhe në pleqëri ndihmoni atdheun.
Lidhuni me mirësinë e mbyllni çarjet.
Njeriu duhet të jetë në udhën e Zotit
Mos e pranoni humbjen kudo që jeni.
Mos u zhgënjeni pra,
edhe pse zhgënjim të thellë kemi
Të ia hapim rrugën jetës
Na thërret nuri i Anton Çettës. 

Maskaxhinjtë le të digjen në mjerimin e tyre.
Partiakët që duan partinë më shumë se atdheun,
Le të shkojnë te dreqi i mallkuar.
Ata janë njerz pa emër.
Ata s’ mendojnë për të nesërmen.
Dhe askush të mos thotë se kam bërë mjaft.
Për atdheun kurrë shumë nuk është
Duajeni me të gjitha mënyrat vendin tim 
Dhe bëni më të mundshmen
për ardhmërinë dhe brezat në kalim

Gabimet që bëmë, mos ti përsëritim.
Të mundohemi të përmirësojmë imazhin.
Dhjetë vite shkuan e Kosova e ndarë sërish.
Kur mendoj se jemi shtet me ura ndasish,
më duket si me më ra tërmeti. 
Se matanë urave valëviten flamujt
e atyre që na vranë e na dhunuan në bashkësi. 
Me enklava u mbush Kosova
Jo pa qëllim, jo kurrsesi.

Kosova u shpall shtet i pavarur
Por nuk doli asnjë Isa Boletin
të dalë në kalldrëmin e Prishtinës
Si atëherë në kalldërmin e Vlorës heroike
e ta puthë flamurin Kastriotit.
E si të puthet një flamur që ka gjashtë “zvezdica”
Ndërsa flamuri dardan digjej
Në sheshet e Prishtinës me ngrica.
Bota çuditet me vandalizmin tonë.
Por Isa ishte luftëtar i devotshëm
Nuk e digjte ai, por e puthte flamurin
E sot në anën tjetër të Mitrovicës
atje lart në Boletin
Çështë bërë me kullat e atij trimi ?
Se peshë të rëndë ka çdo gur
që bëri kullë Isa Boletini.

Dhe kur hyri NATO çlirimtare,
çlirimtarët tanë kishin liri
të hynin në ato anë e t’i mbronin kullat.
Por kishin harruar se Kosova është Kosovë
edhe përtej urës së Ibrit
Dhe për sa kohë në ato anë 
kishin bredhë egërsirat e pyllit
asnjë shpirt njeriu skishte pasë.
Dhe kur panë serbet barbarë,
se shqiptarët çlirimtarë
s’kishin ndërmend ta kalonin urën,
u vërsulën edhe me forca ruse
për t’u fortifikuar vrasës e kriminelë.
Cili popull në botë do ta bënte këtë
Të harrohet që Kosova nuk është akoma një ?

Njerëz të dashur, njerëz të mirë,
atdhetarë, kurbetqarë me zemër të dëlirë,
A keni menduar edhe ju si unë,
Se kur ta bëjmë shtetin tonë,
Do ta bëjmë të lulëzuar, për të na e pasë zili
të tjerët që luftuan me shekuj për liri.
Sepse tek ne shumë breza u bënë dhe’
Shumë gjak, mund e djersë u derdh.
S’ma merrte mendja se shteti do bëhej karrige.
Karrige e cila kishte madhësinë e një ëndërre.
Dhe turmat do bërtitnin “Bacë u kry”
pa u kryer asgjë e pa u vendosur gjërat nëpër vende.
Shteti nuk bëhet me dyqane
me pompa benzine e hotele pa vlerë, 
Për tu turpruar para fëmijëve e botës së qytetëruar
Eh sa vështirë lirohemi nga veset menjëherë...

Zemra flakë më qet e shpirti më digjet
Kur shoh se ç’ka ndodhur në dy shtetet tonë.
Sillemi me shtetin si me prona pashallëqesh
Korrupsion, tendere, vjedhje e prostitucion.
Qytetari nuk i paguan obligimet për shtetin
Sepse shteti nuk komunikon me qytetarin.
Thjesht të ndarë janë populli e shteti
Asnjëra palë spo e kupton i dyti të parin.
Se ndaj shtetit nuk duhet të sillemi shkel e shko
Si ndaj një lodre të përdorur nga kushdo. 

Hajt se nesër do bëhet më mirë...
Nesër, pasnesë e shkuan dhjetë vite skandaloze.
Si shteti edhe qytetari ynë 
shesim mend me makina e kulla luksoze.
Po shteti nuk bëhet për një grusht njerëz,
që të jetojnë parajsën kur vuajnë të tjerët.

Ka ardhur koha ta kuptojmë, o njerëz
Se e kemi shpallë dhe kemi shtetin tonë.
Se bota po na pranon dhe na ndihmon
Pse ne mos ta ndihmojmë shtetin gjithmonë.
Dhe me zemër e shpirt ta pranojmë
të jemi dinjitoz para botës dhe njerzëve tanë
Përndryshe do pyesim shpesh me habi:
ku është ky shteti ynë,
ma tregoni se adresën nuk ia di ?!

Mblidhuni ju njerëz atdhetarë
Ngrijeni zërin kudo jeni në botën mbarë
lini mënjanë hidhërim e mëri,
ta lidhim një besë për Shqipëri,
për një shtet të fortë si në Iliri.
Nderin, kulturën, traditën ta nderojmë
Njëri tjetrit si vllaut t’i ndihmojmë.
Ta ndihmojmë atdheun që u la me gjak.
Përçarje partish e rajonesh të mos ketë aspak.
Mos t’i këndojmë këngët e armikut,
e tonat ti lëmë nën hijen e fikut.
Të na mrizoj kultura e të na mrizoj tradita,
le të dali në ballë të na prij elita.
Të na prijnë ata që kanë bër shkollimin
e jo xhambazët të lozin rolin e trimit.
“Trimat” karagjozë ta ndalojnë veprimin
Shkrimtarë e shkencëtarë të japin kushtrimin.
Të pushojnë hasmëritë brendashqiptare,
Ta bëjmë një jetë të lumtur atdhetare.
Të respektojmë të kaluarën, të mendojmë për ardhmëri
Të duam vëllau - vëllaun me besnikëri
Se po të duam njëri-tjetrin, duam vetveten
Dhe si popull i bashkuar do ta ndërtojmë jetën.
Ka ardhur koha që më ketë vëllazëri,
ta bëjmë më së fundi Shqipërinë - Shqipëri

Agim Gashi

FUND.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi