AGIM GASHI:BANDAT E GËZIM KELMENDIT NË SULM KUNDER ATDHEUT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:BANDAT E GËZIM KELMENDIT NË SULM KUNDER ATDHEUT

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Sep 25, 2014 1:45 pm

AGIM GASHI
 
BANDAT E GËZIM KELMENDIT NË SULM KUNDER ATDHEUT
 
Këtë shkrim si lloj reagimi po e filloj me një thënje të intelektualit MIT´HAT FRASHËRI i cili thotë:
“E urrejtur qoftë për jetë ajo administratë, e mallkuar qoftë ajo orë që solli këmbën e Aziatikut në Shqipëri, që na bëri të rrimë pesë shekuj më pas nga shokët. Pesë shekuj shkuan mbi neve si një hije e zezë, një gur i rëndë mbi mëndjen dhe vetëdijën tonë, një kohë errësire që ment ndryshoi në ç’do ndjenjë njerëzije, ç’do cilësi njeriu të ndershëm”.
Mbrëmë, para, gjatë dhe pas emisionit „Rubikon“ në KTV të Adriatik Kelmendit, Gëzim Kelmendi, deputeti i një autobus votuesve, u shpall hero. Komentet në profilin e tij ishi aq skandaloze, saqë të dukej se je dikund në xhunglat e jashtë toksorëve e jo në token e Arbërit ku Zoti na fali shqiptar dhe na e dhuroi gjuhën më të bukur të shqipes sonë.
Sëpari „deputeti“ Gëzim kelmedi kishte vu lajmërimin se do të jetë mysafir i KTV ku do të flitet për burgosjen e hoxhollarëve. Ja si e kishte lajmërue ai emisionin në fjalë:


Gëzim Kelmendi falet në zyrat e Qeverisë së Kosovës
 
Sëpari „deputeti“ Gëzim kelmedi kishte vu lajmërimin se do të jetë mysafir i KTV ku do të flitet për burgosjen e hoxhollarëve. Ja si e kishte lajmërue ai emisionin në fjalë:
 
KTV - RUBIKON sonte Debaton për:
Arrestimin e Imamëve dhe rreziku i terrorizmit
Besnik Berisha - Avokat
Gëzim Kelmendi - Deputet nga Partia e Drejtësisë,
Alma Lama - LDK,
Dardan Islami - Opinionist,
Vehbi Kajtazi - Gazetar "KOHA Ditore".
Emisionin mund ta ndiqni në:
(KTV 20:00, ARTA 21:40)


Me ta parë këtë lajmërim, menjëherë u senzibilizuan njerzit e tij dhe filloi.
Filluan klyshët e Gëzim Kelmendit, që nuk ishin të pakët, ta tregojnë kulturën, mosdurimin dhe edukimin fetar të tyre. Po ku mundesh me i thënë fetar një njeriut i cili shprehet me fjalë të tilla kërcnuese, mu si shprehet edhe vetë kryebanditi i tyre Gëzim Kelmendi, i cili edhe publikisht e tregonte kulturën, edukimin dhe shpirtin e tij prej radikali të rrezikshëm për atdhun tonë.
________________________________________________
Ja nga disa përkrahës të tij se si e uroni „deputetin“ e tyre:
________________________________________________
Xhelil Kryezi - Esselam Alejkum vlla Gzim Allahu te ndihmoft e tashtoft dienin S.A
 
Adem Zuka - Eselamualejkum i nderuar Dr. Gëzim, nese e ndien veten besimtar te mire dhe e din se je perball te keqes do te triumfoah
 
Adil Avdiu - Allahu te ndihmoft vella i dashun dhe mos harro vella me bua duan (lutjen) qe e beri Musa a.s.
-Ai (Musai) tha: Ma zgjëro (më ndihmo) gjoksin tim!
Dhe më lehtëso në këtë punë timen!
Më zgjidh nyjen e gjuhës sime!
Që ta kuptojnë fjalën time!
 
Dar Dani - o gezim o vlla hallall te koft kam besim ne ty se do i mbron hoxhollaret njerzit me te mir te ktij ummeti Allahu i shkatrroft kta politikanat qe vet jan hajna e qafira qe moren guximin me i arrestu hoxhollaret e muslimanet e tjer se ma terrorista se kta ska e shiten me mitrovic e me krejt pasunin e kosoves e u myten tu vjedh e hoxha veq pse ju thot mos vidh e thot mos bo keq respektoj prinderit e te ndalon nga e keqja shkojn qohen e i thojn terrorist hallall ty je nder te paktit politikan shqiptar qe ja ka friken Allahut e qe i bjen ne sexhde e e falenderon kam pas nderin qe jam fal me ty n'pej te hoxha i nderuar Artan Zeka respekt per ju e selam alejkum paqja e Allahut qoft mbi ju .
 
Ricky Shabani - Ke gabu qe ke hi medis dhelprav o Gezim nuk meriton ti te debatosh me ta sepse vlera tyre oshte me 0
 
Mendim AR me vjen keq qe duhet mu shpreh kshtu po ishin lshu qen me meqk thojn pi neve po jo ata qe e udhzon allahu ska kush qe e devijon tlumt o Gzim burri
_____________________________________________________________
E qindra komente tjera denigruese thuase toka e Kosovës u bë front i tokave të Shamit. Aty shanin e ndynin me fjalë të huaja, mallkonin, bertisnin por edhe fillun kercnimet edhe në private ndaj Alma Lames, ndaj atyre që sihin present aty, por edhe ndaj neve që përkrahnim të drejten dhe të mirën e fisnikrisë kombëtare.
 
Ja si u sulmua Alma Lama që e mora nga profili i saj:



Një ndër sulmet ndaj meje ishte:
 
Omer Kuqi
ti magjup ,qka pot pengon profili i gezim kelmendit shifev ti tendin me teresa e me gjana tkota , mos u merr ti me te e me besimtar duhet turp met ardh yte kam rrespektu mu ke duk poet shum i mir por besoi dhe rash ne nji fjal te urt magjupit zotri si thuhet
rri atje mos ha bagla te njerit ti shum e mos u shiq si atdhetar i mutit se ti me dasht atedheun vjen e jeton ktu po edhe ti si ata te mallkumit e tu patriot me bateria te lodhta hup tash
 


 
Tani edhe do të jetë vonë të luftohen këta njerz. Derisa politikanët tanë e lanë atdheun tonë në mëshirën e agjenturave të huaja armike, dhe vetë u sulen në plaçken e turpshme të popullit e atdheut për tu pasuruar, ka qenë e ditur se një mallkim i rëndë do ti arrijë atdheut tonë.Zoti shef kudo dhe çkado. Ai, kur po e shef se lufta për pushtet tek politikanët harambasha e karaxhoza të atdheut, është e pamshirshme në dëmin e atdheut, atëherë edhe mallkimi është i pritur.
 
A e dini ju se Gëzim Kelmendi dhe banda e tij,  kanë shumë profile të shumta në rrjete sociale, dhe sa të munden i shajn e kercnojnë njerzit që nuk mendojnë si këta. Kjo  bandë e organizuar dhe e shpërndarë në të gjitha trojet tona, paguhet majmë nga qarqet antishqiptare, dhe se janë në gjendje të kryejnë krimet më makabre në atdheun tonë, të njejta si ato të xhihadit në Siri e Irak. Ma parat e marra nga armiqët shekullor të shqiptarëve, çka është edhe më e keqja e këtyre banditëve, kanë ble edhe njerz në politikë, gjyqësi, polici e kudo. Mu për këtë edhe veprimin e bëjnë haptas dhe pa asnjë frikë.
 
Sipas të gjitha gjasave, këto grupe bndash „hoxhollarësh“, „imamësh“, hajnave të profileve të ndryshme, njerzëve me të kaluar kriminale e ish të burgosur për drogë, dhunime e krime tjera, udhëheqjen do ta kenë tek krerët e qeverisë dhe SHIK-u, por edhe nga krerët e BIK-ut.
Tani burgosen imamët e hoxhollarët, por jashtë burgjeve janë ata që do ti nxjerrin si qimen nga tlyeni. Kështu punojnë kudo në botë bndat mafioze. Sëpari blejnë shtetin e pastaj e shkatrrojnë atë.
 
Këto banda që mashtrojnë gjakun e ri të kombit, ua fshinë trurin dhe shkatrrojnë qenjen kombëtare, skanë asgjë me Allahun, as me Zotin, as me Kuranin, as me Biblen e as me besimin.Këta janë regjur për mashtrime, tradhëti e punë kriminale. Mbi të gjitha te këta njerz është paraja të cilën e marrin, e të cilat para lëshojnë aromen e krimit e të gjakut.
Këtu fajet do ti mbajnë mbi vete edhe hoxhollarët tanë të edukuar kombëtarisht, e  të cilët  nuk veprojnë me trimëri pët ta marrë situaten në dotë, e për ta shpëtuar islamin tradicional që e kishim me shekuj. Ky islam i radikalizuar dhe i kamufluar, nuk i përngjan islamit, as besimeve njerzore, nukndër të cilit jemi ne si shqiptar por edhe bota mbarë. Një dallim është këtu mes botës e neve, ku bota po e shef rrezikun nga kjo rrymë shkatrruese, ndersa shqiptarët spo e shofin sepse paraja ua ka mbyll sytë.
Do të pendoheni, por do të jetë vonë.
 
25.09.2014
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi