AGIM GASHI:DHIMBJA E ZEMRAVE SHQIPTARE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:DHIMBJA E ZEMRAVE SHQIPTARE

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Sep 22, 2014 12:43 pm



AGIM GASHI
 
DHIMBJA E ZEMRAVE SHQIPTARE
 
Të dashur njerz të kombit, atdheut e Zotit!
 
Me kërkesen e shumë miqëve më duhet ti mbyll disa tema me foto tmerri e masakre, për shkak se po trishtohen fëmijët edhe pse këto skena duhet ti shofim që të mësohemi ta dallojmë të mirën e të keqen.
Ju lutem, edukoni fëmijët e Juaj kombëtarisht e mos i lejoni të bien në duart e kriminelëve që po ua shpërlajnë trurin e po i shesin në frontet e luftrave mafioze për interesa meskine.
 
A po e shifni që ata që përfitojnë nga këto gjëra të ndyta, po i palojnë milionat e po rrinë but në fronet e tyre pa mendu se janë duke u ushqye me gjakun e mishin e shqiptarit, me gjakun e mishin e njerzëve të pa fajshëm kudo që ndodhin këto vrasje e masakra.
Jemi të detyruar si nga Kurani ashtu edhe nga Bilbla, që njeriu aty ku lindë, duhet ta flas gjuhen e vendit, duhet ti mbaj traditat e vendit dhe duhet të sakrifikohet për vendin e lindjes, gjegjësisht atdheut. Asnjë mirësi nuk bëhet duke prerë kokat e të huajve, duke dhunuar të huajt, pa mendu se deri dje kështu na vranin e dhunonin të tjerët.
Poqëse i don të tjerët, nderoj me dashuri e jo me prerje kokash. Askund nuk mund të gjesh udhëzime të tilla si të sotshme, madje as në librat e kriminelëve më në zë të histories.
 
MJEKRRA E GJYSHIT TIM
 
Më thoshte gjyshi im, ndjesë pastë, Bajrush Hamit Gashi:
-Biro,  para disa kohesh ka pas edhe dreqen, dhumpira, shejtana, lugat e çka jo. Kemi luftue me ta me njerz të caktuem. Ajo luftë ishte më e lehtë se e sotmja. Sot ata të gjithë kanë hy në njerz dhe se vështirë e kemi me i dallue. Të duket egjëll e në fakt të del dreq. Andaj, luften kunder tyre e kemi të vështirë, por me u dorzue nuk bën asesi.
Pasi i fliste këto fjalë gjyshi im i mirë e i menqur, duke ma lëmuar ballin, e i cili luftoi një jetë e asnjëherë nuk tregoi se ka luftue për liri e atdhe, ia shifsha brengën e madhe thellë në shpirtin e tij. Ofshante dhe ndryshonte temë duke filluar prrallat për Bajlozat e zi.
 
Edhe gjyshi im kishte mjekërr. Bile kur e lëshoi, diku në moshen 65 vjeçare, u hap lajmi dhe thonin se Bajrushi e ka lshue synetin, dhe se duhet me shkue me ia ba me shëndet.
Ishte ajo mjekërr bujari, e shkurter, e larë e rregulluar me pedantëri dhe se shifej se është mjekërr fisniku.
Kjo ishte shenja e parë e pleqërisë shqiptare, ku tani e tutje plaku do të shpërndan mirësi, dashuri e dije. Në urimin për mjekrrën e lëshuar, të parët erdhë Baca Kolë e Baca Zef. Askush ska mund të dijë se çfarë besimi kishin ata dhe çfarë besimi kishim ne. Flisnin bashkë për Zotin, kombin e atdheun. Kurr asnjë fjlë të keqe nuk e ndërronin.
Bisedat më të shumta bëheshin për vllëzërit Kolen dhe Aliun të cilët jetonin me një oborr, dhe se njëri kishte besimin katolik e tjetri mysliman. Derra e dele sëbashku i kishin.
Me Kuran është se mjekrra nuk guxon të kaloj tregishtët nga buza  e gojes. Sot, në „emrin“ e Kuranit i lëshuan mjekrrat si çetnikët e Kralevës, të gjata e pa shije, të pa pastërta që po qelben, ku krahas mjekrrave lëshojnë edhe flokët e gjata e të pa krehura, dhe se qëllimi i tyre është ta imitojnë djallin, të ndjellin frikë e tmerr, dhe se kur ti shofësh, patjeter se mendja të shkon tek masakruesit  kriminel, terroristët, që pa asnjë mëshirë prejnë koka fëmijësh, dhunojnë gra edhe pasi ti kenë vrarë e coptuar...dhe se të gjitha këto masakrime bëhen me Kuranin në duar e me emrin e Allahut në gojë.
Kjo është e kjartë se bandat terroriste po e keqpërdorin Kuranin dhe Allahun. Luftën kunder këtyre bandave terroriste, duhet ta bëjnë vetë myslimanët të cilët janë të dytyruar ta pastrojnë besimin e tyre te Zoti e njerzimi.
 
Apeli im del nga zemra ime. Disa njerz të pa informuar dhe të inkriminuar, që mbrojnë pa vetëdije bandat në tokën e Shamit e duke mos e mbrojtë fare atdheun e tyre, më sulmojnë ashpër duke mu kercnuar edhe me vrasje, varje e prerje koke. Është interesante se mosha e tyre është shumë e re dhe krejt djelmosha, por edhe vasha të mashtruara, të dështuara në shkollim e jetë, të cilët qetsinë e tyre e gjeten pranë „hoxhollarëve“ të shitur e kriminel që u pasuruan duke e shitë këtë rini tek bandat „xhihadiste“. E futa në thonjëza fjalen Xhihad sepse asnjë rregull e xhihadit nuk thotë me pre koka e me coptue njerz të pafajshëm. Në kë bazohem tek parimi i formuluar në suren 2, vargu 256 „Në fe nuk ka detyrim“.
Këtu faji është i prindërve, shkollës, mjedisit por më së shumti e fajsuar është Qeveria me institucionet e tyre që nuk veprojnë fare në ruajtjen e shtetit të cilin shtet pritëm me mija vjetë që ta kemi. Qeveritarët, shumica e tyre janë të lidhur direkt me këto banda për përfitime personale, por nga këta më së shumti para mori SHIK-u. Këtë e verteton fakti se disa pjestar të SHIK-ut që janë edhe si kapobanda të këtyre grupeve, nuk u burgosen!
 
 
PSE PO VEPROJ?
 
Disa njerz, të infiltruar e keqinformuar, mendojnë se unë qenkam kunder fesë islame, kunder turqëve e arabëve, apo edhe popujve tjerë. Kjo nuk qëndron asesi. Nuk qëndron sepse deri sot e kam treguar veten me vepra, këngë e poezi, që unë jamë njeri internacionalist, i dua të gjithë popujt,  ua lexoj librat e tjerëve, madje edhe të letërsisë ruse, serbe e greke, dëgjoj muzikën arabe, turke, indiane...dhe se e adhuroj shumë këngëtaren UM KULTHUM e cila në vitet e luftës arabo-izraelite, u këndoi ushtarëve edhe në front. Me ëndje i këndoj disa këngë arabe, turke, indiane e në gjuhë tjera. I nderoj si popuj, me kultura të tyre, me shamia e pa shamia, ashtu si i ka fal Ziti i Madhrishëm. Miqësia ime është e njohur me njerzit e artit nga Azia, Afrika, Australia, Amerika e nga të gjitha shtetet e kontinentet e kësaj bote. Askush deri sot nuk më akuzoi për urrejtje, përpos pjestarët e këtyre grupeve dhe të mashtruarit.
Fundja, unë ua tregoj msheftësinë pse i respektoj kombet e kombësitë e botës mbarë: sepse e dua shumë, pa hile e pa rrena kombin e atdheun tim. Ai që e do vetëveten, i dneron edhe tjerët.
Por, asnjëherë nuk vodha asnjë këngë të huaj me qëllime përfitimi, që ta këndoj me fjalë shqipe e muzikë serbe, turke e arabe, sepse ky është mëkati më i keq që i bëhet nga dikushët e kërkushët, kulturës shqiptare, muzikës dhe jetës në përgjithësi.Të gjithë këta që na e mbushen atdheun me këngë e ilahi të tilla, me „dasma islame“ e me tradita të huaja në tokat tona,  janë tradhëtar kombi e të lindur pa asnjë ndjenjë kombëtare. Për vjedhësit, tallavgjitë, shundistët e bastarlluesit dominon dashuria e paras e askund e atdheut, kombit e njerzimit. Këta janë të njejt si ato grupet terroriste që prejnë koka fëmijsh.
 
Asnjëherë nuk isha kunder shamisë.Edhe këtu jemi keqkuptue. Shamia barten edhe gjyshet e nënat tona.Bartin edhe sot. Por, jo shamia të tilla të traditës e kulturave të huaja. Fundja, ajo shami i përket traditës turko-arabe, por asnjëherë traditës shqiptare. Kërkesat për bartjen e shamive në shkolla, fakultete, zyra e organe shtetrore, është antikombëtare, anti shtetrore dhe krejt me prapavi armiqsore për ta asimilue këtë popull me direktivat serbo-ruso-turko-arabe.
Të lejuarit e kësaj tradite e kulture të huaj në shkollat tona, është tradhëti kombëtare duke shkel me të dyja këmbët mbi gjakun dhe varret e dëshmorëve në shekuj.
 
DHE NË FUND
 
Luftën kundër këtyre dukurive të poshtra e degjeneruese për kombin e atdheun, duhet me i luftue vetë populli. Këndellja e popullit, do të thotë shpëtimi i atdheut.
Populli duhet sa më pare të ngritet dhe të lirohet sëpari nga kjo qeveri dhe garniture politike, duhet ta zgjedh një qeveri të shpëtimit kombëtar me njerz të dëshmuar të kombit që ky popull i ka në gjiun e tij, të bjen ligje të rrepta me qëllim të ruajtjes së identitetit kombëtar, ndalesën e bandave ma të cilësdo ngjyrë qofshin, ndalesën e kulturave të huaja të cilat synojnë shkatrrimin e kulturës sonë kombëtare, ndalesën e shundit, bastarllimin, falsifikimin dhe kopjimin si dukuri e keqe, të ndalon hajninë, drogen e kurvninë, ti ndalon tenderët me ryshfet, korrupcionin…Do të ketë punë.
Kur të don ky populli im i dashur, do të vi edhe unë atje që të jem në radhët e para të protstave e proçeseve kombëtare, pa ia pas frikën askujt. As më 1968, 1981, 1982, 1983, 1990 etj. nuk kasha frikë, kur mija e mija vasha e djelmosha, protestonim e demostronim kundër barbarise serbe. U harrua gjaku i derdhur i vashave që ngulnin flamurin në tankset serbe, rinisë sonë që shkilej me tankse si në Tian Anmen,  që flijohej për një ardhmëri më të mirë. Dikush ka me dhënë përgjegjësi për poshtrimin që po na e bëjnë si popull!
 
Populli ynë e meriton një organizim shtetror krejt ndryshe.
Lus Zotin që të na ndihmon!
 
20.09.2014
Düren



Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Mon Sep 22, 2014 8:03 pm, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: AGIM GASHI:DHIMBJA E ZEMRAVE SHQIPTARE

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Sep 22, 2014 12:45 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi