AGIM GASHI:FALENDERIM PËR ASTRID RUTTER HOTTERBEEKX NGA HOLANDA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:FALENDERIM PËR ASTRID RUTTER HOTTERBEEKX NGA HOLANDA

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Aug 29, 2014 12:44 pm

AGIM GASHI:FALENDERIM PËR ASTRID RUTTER HOTTERBEEKX NGA HOLANDA











Thuhet se miqësia ska kufi. Jemi njohur dikur larg dhe sdi as se si jemi njohur. Natyrisht se ka ndodhë përmes internetin dhe rrjeteve sociale. E pasionuar për muzikën time si dhe vargjet e mia, bëri që të lindë miqësia e largët.
Astrid Rutter Hotterbeekx jeton një Holandë e unë në Gjermani.Një grua humane e me zemër të madhe e cila që sa e sa vite kujdeset për burrin invalid. Të rralla gra si kjo, apo jo? 
Me z.Astrid u takuam vetëm njëherë në jetë dhe atë kur bashkë me nënën e saj më vizituan në spitalin e Aachenit kur bëra transplantimin e mëlqisë. Më solli lule, një dhuratë, biseduam për smundjen, u njoftuam më mirë për ta mbajtur një miqësi njerzore e vllëzërore.
Thonë se vllaun dhe motren ta bën nëna. Por ka edhe motra e vllëzër që i takon Perëndia e të dalin shumë më moter e më vlla se sa ata që ti bëri nëna. Mvaret se çka ka lindë nëna e çka të ka dhuruar Zoti me takimet e reja në jetë. Si ata të nënës e si ata të takimeve jetsore, po qëlluan me vyrtyte të larta, janë pasuri.

Astrid Rutter Hotterbeekx e ndjeu dhimbjen për ikjen e vajzës sime Shqipes, në qiellin e amshuar. Pa hamendje më dergoi kartolinë ngushllimi. Te kjo kartolinë nuk gjeta vetëm ngushllimin për vajzën, por edhe vyrtytin e një gruaje që nuk njifeshim edhe aq mirë përsëafërmi, por që edhe nga largësia e ndjen miqësinë njerzore dhe ndan dhimbjen me tjerët saherë të vinë ato.

Ju falemnderit zonjë Astrid Rutter Hotterbeekx. Zoti të bekoftë Ty dhe nënën e Juaj por edhe burrin e Juaj për të cilin kujdesesh, e don dhe ndanë jetën me të. Të rralla gratë e të rrallë burrat si Astriti.


29.08.14
Düren





avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi