Letër dhe ngushllim nga Fatime Baliko Manaj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Letër dhe ngushllim nga Fatime Baliko Manaj

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Aug 26, 2014 11:23 am



Letër dhe ngushllim nga Fatime Baliko Manaj



Çameri moj Çameri

I nderuari zoti Agim


Ju falenderoj jashte mase nga thellesia e zemres se bashku me nenen time came, per ndjenjat e tua aq te forta patriotike per nje Shqiperi etnike dhe per dhembshurine tende per Camerine e perveluar. Ne pergjigjet e komenteve tuaja ju keni shume te drejte kur thoni nuk eshte fjala per pasurite por eshte fjala per Atdheun, per token ku kane lindur dhe nuk munden ta gezojne.
Pak histori......Ne 1991, ne kohen e ndryshimit te sistemit ne Shqiperi, une se bashku me mamane dhe dy femijet e mi te vegjel, 7 dhe 3 vjec, u larguam nga Shqiperia per ne Greqi....Viziten e pare dhe naten e pare e kaluam ne vendlindjen e mamit, Margellic, Cameri...(mami im ishte 10 vjec kur e braktisen ate ne mes te nates dhe kane ecur ne kembe neper male e fusha per 6 muaj, derisa u vendosen ne Kruje.) Nuk ta pershkruaj dot nostalgjine e mamit. Aty u takuam me njeres te ndryshem. Disa prej tyre per cudine e saj e njohen. U permalluan dhe biseduan per nje kohe te gjate ne kafenene e burrave. Te gjithe e njihnin babane e saj, Muhamet Baliko, qe ishte pronar i fushave qe nga Margellici deri ne Parge, si dhe i shume rrenjeve me ullinj e fiq. Ata tregonin se si ai i vizitonte pronat e tij me kale me shale dhe kishte shume njeres qe punonin per te. Por si perfundim, ate e vrane duke e lene gruan(gjyshen time) me kater femije vetem, kur u larguan nga gjenocidi grek. Te nesermen e mbrritjes tone u vu re nje frike dhe panik nga shume njeres te tjere, greke kryesisht. Ata mendonin se mami kishte shkuar atje t'ju kerkonte pasurite qe ata gezonin me ikjen e cameve. Prandaj e drejtuan te bashkia. Mami ju pergjigj duke i thene se asaj nuk mund ti ktheheshin te vraret e te humburit e familjes, nuk mund ti kthehej femijeria e humbur, te cilat ishin pasuria e saj. Keshtuqe e vetmja enderr qe ajo kishte per vite me rradhe ishte te jetonte dhe te shikonte vendlindjen. Shkuam dhe pame rrenojat e shtepise se djegur dhe e lene djerre. Mami e perlotur lemonte guret e mbetur dhe mundohej te tregonte si te skicuar pjeset e brendshme te shtepise dhe activitetin e familjes ne ate kohe, me sa mbante mend. Pasi u c'mall u kthye nga njerzit dhe ju tha "Kaq desha" dhe u largua e perlotur dhe e stermunduar nga kujtimet e hidhura. Ajo ka shkuar dhe here te tjera per vizite dhe perseri desheron te shkoj. 
Te pakten thote m'u dha mundesia te c'mallem. 


Gjithashtu atje na treguan dhe nje histori rrenqethese qe s'mund ta harroj sa te jem gjalle: "Greket i rrembyen djalin 12 vjecar nje neneje came dhe ndezen furren per ta djegur. Djali i pa te gjitha pregatitjet dhe pyeste me kuriozitet se per cfare feste pregatiteshin. "Nana ime nuk e djeg kaq shume furren kur pjek buke se i digjen" ju tha pa e ditur se cfare e priste. Ata, "burra te forte" e ngriten femine dhe e futen brenda ne furre nga kembet. Pas kesaj ngjarjeje tronditese, ngrihen burrat margllicote dhe rrembejne nje djale, te po asaj familjeje qe beri gjemen, dhe ja cuan nenes se femise se djegur dhe i thane te merrte hak. Djali e pyeti nese do ta digjnin dhe ate, por nena e djalit te djegur ju pergjigj: "Jo te paste nana, ti do kthehesh te nana jote". E mori djalin, i beri banje, i veshi rrobat e djalit te saj dhe e mbajti ate nate. Te nesermen ju tha burrave t'a merrnin djalin dhe ta conin atje ku e kishin marre......... 


Grate came jane shume zonja te urta dhe fisnike. Nje nga ato eshte dhe mami im, Fatime Baliko Manaj, e bija e Beixhe dhe Muhamet Balikos.


Nderimet e mia, Zoti Agim. Pershendetje dhe gjithe te mirat juve dhe familjes tuaj....Leti


23.12.2009




NGUSHLLIM PËR SHQIPEN


Shume I nderuar Zoti Agim Gashi.... Me lot ne sy dhe me dritherimen e zerit te zemres time, ju dergoj ngushillemet e mia me te sinqerta per humbjen e pazevendesueshme te Bijes tende te dashur, Shqipes.....Behu I forte Vella..... Dhimbja vertete eshte e papershkrueshme por une kam besimin e madh tek ju qe do gjeni forca brenda vetes Jo per ta kaluar por per ta perballuar kete dhimbje me ndihmen e te madhit Zot..... Gjendem prane jush ne keto momente kaq te veshtira te jetes tuaj..... Shqipja se bashku me te vellane e saj dhe djalin tuaj te humbur gjithashtu, jane me njeri tjetrin, ne nje vend te sigurt, prane Zotit................. Ngushellime dhe Perqafime Familjarisht..... Leti
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi