AGIM GASHI-KËNGA E LOTËVE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI-KËNGA E LOTËVE

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Aug 25, 2014 6:34 pm






AGIM GASHI

KËNGA E LOTËVE
(Bijës sime Shqipës që vdiq më 2 gusht 2014)

Ditë e netë po më kalojnë
Ti nuk je ma n´këtë botë,
Ty të mori përgjithmonë
Zoti i Madh dhe e lumja tokë.


Të thërret djali edhe burri

Babë e bir lotojnë për Ty,
Pse nuk zgjohesh ti moj Shqipe
Në dhe të zi po flen n´qetësi.

Të thërrasin motrat e vllaznia
Lotët e nan´s skan të terun,
Na ka mbetë e shkretë shtëpia
Edhe ëndrrat na janë tretun.


II
Na shkoj jeta me shumë mall
Na ka nda mërgimi i zi,
Shpejt u rrite moj bija ime
Zgjodhe burrin me dashuni.

U veshe bukur e shkove nuse
Nuk të thash as rrugë e mbarë,
Por kur vdiqe unë të erdha
Vetë të lshova në t´ftoftin varr.

Atë fustan në ditë t´varrimit
Kur ta putha ma ngriu gjakun,
Si nuk pata fat moj bijë
Me ta puth edhe duvakun.

T´lëshuam n´vorr, mu rrutllue bota
Dashta të gjuhem e të vi me Ty,
Qanin motrat dhe vllaznia
Nanës loti n´farqe ju ngri…

Shokë e shoqe aty ishin
Nga një lule n´varr e lanë,
Lamtumirë moj Shqipe e shqipes
Me shumë dhimbje Ty të thane.

Tu përkul dhe djali i vetëm
Lotët peng ti la mbi vorr,
Ka me ardhë me të sjell lule
Për ta shuar të shkretin mall.

Edhe burri që shumë të dashti
Një jetë bashkë me dash‘ni,
Nuk e di sa do të shkoj
Me kujtime e vaj për Ty.

III
Lokja jote atje n´Kosovë
Qau e qau, ma skishte lotë,
Foton tande e futi në gji
Me t´mbajtë ngrohtë për jetë e mot.

Ah e shkreta s‘ta di vorrin
Se ti vorr nuk ke në atdhe,
Koka shkrue n´tokë të Suedisë
Trupi yt me tu ba dhe.

Ta këndoj moj bijë Ty kangen
T´u vajtu me gjithë sharki,
Shtatqind jetna me i pas une
Me lotë lulet kam me i ujit‘ për Ty.

23.08.2014
Düren













Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Thu Aug 28, 2014 11:53 pm, edituar 14 herë gjithsej
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: AGIM GASHI-KËNGA E LOTËVE

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Aug 26, 2014 6:41 pm

AGIM GASHI

KËNGA E LOTËVE

(Bijës sime Shqipës që vdiq më 2 gusht 2014)


Ditë e netë po më kalojnë
Ti nuk je ma n´këtë botë,
Ty të mori përgjithmonë
Zoti i Madh dhe e lumja tokë.


Po të thërret Ty Edi yt
Të thërret edhe Skënderi,
Zgjohu ti moj Shqipja jonë
Pa Ty jeta është si ferri.


Të thërrasin motrat e vllaznia
Nanës  lotët  spo i teren,
Na ka mbetë e shkretë shtëpia
Edhe ëndrrat na janë tretur.


II
Na shkoj jeta me shumë mall
Na ka nda mërgimi i zi,
Sa shpejt u rrite moj bija ime
Zgjodhe burrin me dashuni.


U veshe bukur e shkove nuse
Nuk të thash as rrugë e mbarë,
Por kur vdiqe unë të erdha
Vetë të lshova në t´ftoftin varr.


Atë fustan në ditë t´varrimit
Kur ta putha ma ngriu gjakun,
Si nuk pata fat moj bijë
Me ta puth edhe duvakun.


T´lëshuam n´vorr, mu rrutllue bota
Dashta të gjuhem e të vi me Ty,
Qanin motrat dhe vllaznia
Nanës loti n´farqe ju ngri…


Shokë e shoqe aty ishin
Nga një lule n´varr e lanë,
Lamtumirë moj Shqipe e shqipes
Me shumë dhimbje Ty të thane.


Tu përkul dhe djali i vetëm
Lotët peng ti la mbi vorr,
Ka me ardhë me të sjell lule
Për ta shuar mallin e tij.


Edhe burri që shumë të dashti
Një jetë bashkë me dash‘ni,
Nuk e di sa do të shkoj
Me kujtime e vaj për Ty.


III
Lokja jote atje n´Kosovë
Qau e qau, ma skishte lotë,
Foton tande e futi në gji
Me t´mbajtë ngrohtë për jetë e mot.


Ah e shkreta s‘ta di vorrin
Se ti vorr nuk ke në atdhe,
Koka shkrue n´tokë të Suedisë
Trupi yt me tu ba dhe.


Ta këndoj moj bijë Ty kangen
T´u  vajtu me gjithë sharki,
Shtatqind jetna me i pas une
Me lotë lulet kam me i ujit‘ për Ty.


23.08.2014
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: AGIM GASHI-KËNGA E LOTËVE

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Aug 27, 2014 10:51 am

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: AGIM GASHI-KËNGA E LOTËVE

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Aug 30, 2014 11:54 am




Asqeri Asllani


Shqipja nuk e ndal fluturimin

(ndjenja dhe emocione duke lexuar nje poezi elegjiake)
Qellimi i ketij shkrimi nuk eshte te bej koment per kete poezi,por te mundohem qe sado pak te lehtesoj dhimbjen e ketij prindi per humbjen e vajzes se tij.Edhe pse isha shume i zene ne pune gjate gjithe kohes kujtoja vargjet e kesaj poezie dhe me mbyste ngasherimi,here pas here me vinte lemshi ne fyt.Autori e ka shkruar kete poezi me lote prindi, ne kohen kur vajza nuk ka mbushur as 40 dite.Eshte nje kurajo burri.eshte nje himn per vajzen.Ai e vajton vajzen si nene,si bashkeshorte shembullore duke vleresuar faktin qe ajo e dashuroi burrin me te cilin lidhi jeten.Ai tregon dhimbjen e nenes,e motrave e vellazerise.Por pengimet e prindit kalojne kufijte e durimit.Ai ka pengim se nuk i puthi duvakun e nuserise(pra nuk ka qene ne martesen e saj) O zot,sa ngarkese emocionale te ngjallin vargjet se c;ndjen ky baba kur i jep lamtumiren bijes se dashur.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: AGIM GASHI-KËNGA E LOTËVE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi