AGIM GASHI-ENGJËLLORJA LULE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI-ENGJËLLORJA LULE

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jul 28, 2014 9:59 pm



AGIM GASHI
 
ENGJËLLORJA LULE
 
Unë e kam Ëngjëlloren tim
Ma dergoi Perëndia
Me mantel të bardhë
Me zemër të madhe
Sa një kala
Si ajo tjeter ska
 
Ëngjëllorja ime
Është më i mira e qiellit
E kësaj bote
E  kësaj toke
Të një fisi jemi
E një gjak kemi
Sa të jemë gjallë
Asaj kam me i këndu
Kullën e gashëve
E ka forcu
 
Ty o Engjull
Që të dergoi perëndia
Sa mi ke zbutë
Vuajtjet e mia
Jetën ma shpëtove
Ti në transplant më qove
Dhe saherë zërin ta ndi
Përtrihem
Bëhem i ri
 
Doktoreshë Lule
Po të drejtohem me vargje Ty
Përsëri
Sepse edhe Ti
Përsëri
Më mbushe lumturi
Me një dhuratë Ditëlindjeje
Që ma dergove Ti
Jo që më dërgove
Por si smë harrove
 
Unë e di
Që ti
Me këtë dhuratë
Nuk u varfërove
Por veten lartësove
Si shumë here
As unë nuk u pasorova
Por u krenova
Që Zoti të fali Ty
Të jesh Ëngjëllore për mu
Jetën me ma mbrojtë
E shpirtin me ma gëzu




 
Eh sa nevojë ka kombi për Ty
Atje ku lëngon i sëmuri
Ku ska barna spitali
Ku mjeku kerkon ryshfet
Ku shkelet Betimi i Hipokratit
Ku vdiset për një Aspirin
Sa mjerim
Besojmë sëbashku
Se në atdheun e Shqipes
Do të shkosh Ti
Me bë Arbërinë
Si në Gjermani
 
Do të vi
Do të vi
Një ditë e mabarë
Pa mafi
Për Kosovë e Shqipëri
 
 
28.07.14
Düren

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi