AGIM GASHI:LAJMI QË MË TRONDITI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:LAJMI QË MË TRONDITI

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jul 28, 2014 11:02 am



AGIM GASHI:LAJMI QË MË TRONDITI

Me një dhimbje që nuk krahasohet, sot mora lajmin e kombshëm, se paska ndrrue banesë miku im, poeti Shaban Cakolli. 
Kjo dhimbje dhe ky dëshprim, zymtoi ditën e parë të kësaj jave, zymtoi Festën e Bajramit dhe atë e mbushi me lot e dhimbje.
Familjes e të afëmëve, miqëve e lexuesve të veprave të Shaban Cakollit, me plot dhimbje i bashkohem lotit të përbashkët dhe ndaj dhimbjen me të gjithë Juve, njëherit duke Ju shpreh ngushllime për humbjen e birit, bashkëshortit, babait, mikut e poetit tonë. 

Sot ne humbëm një njeri të ndritshëm, një mërgimtar plot dhimbje e mall për atdheun, një poet me plot vargje të dala nga shpirti i Tij njerzor, një pishtar të dijes që ndriqoi atdheun e kombin deri në frymën e fundit.

Natyrisht, ditë si këto, kur humbim pishtar të dijes e dritës, ngrejnë vellon e zezë, shpejtojnë rrjedhen e lotit, por edhe krenohemi që kishim një njeri me vyrtyte të larta njerzore si Shaban Cakolli. 
Jam i sigurtë se ata që e dashten pa hile Shabanin, do të qëndronjnë denjësisht si një krah i ngrohtë dhe mbështetës për familjen që në këto momente ka nevoj.

Përqafime dhe ngushëllime të përzemërta për familjarët dhe miqët me të cilët ndaj dhimbjen, por mbi të gjitha, i përjetshëm qoftë kujtimi për poetin e mërgimit dhe u prehtë në paqe!

Me dhimbje e lotin në rrjedhë
Agim Gashi

28.07.14
Düren





Shaban Cakolli

THËRRAS RRAPSODIN

Merr kostumet edhe nisu
e shtërngo sharkinë me tela
mërgimtarëve të mos ua prishni
s´po kanë vesh për antivlera.

Më mori malli dhe u ligështova
kisha dashur me derdhë dhe lot
Agim Gashi sa fort t´kërkova
t´kisha pas sot në Dysseldorf.

Me ja dridhë telin sharkisë
e njëherë me dredhë mustakun
me i këndu trimat e historisë
mos me i lanë korbat t´krrokasin.

Me i shpalosë këmbëkryq legjendat
mërgimtarët si e kanë lakmi
me u treguar antivleristëve
shqipja jonë ka begati.


avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: AGIM GASHI:LAJMI QË MË TRONDITI

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jul 30, 2014 10:55 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi