AGIM GASHI:KUR VJEN VERA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:KUR VJEN VERA

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Jul 25, 2014 12:48 pm



AGIM GASHI:KUR VJEN VERA

Kur vjen vera ndërron natyra
Mërgimtarëve u qesh fytyra, 
Nisen atje për atëdhe
Në ato shkrepa ku kanë le.

I shiqoj e ua kam lakmi
Qeshin gra e qeshin fëmi, 
Në atdhe Ju kur të shkoni
Të fala nanës të mi bani.

Nanën time kur ta takoni
Thueni Lokës mos u merzit, 
N´vetmi ditëlindjen po e pret
Gjashtëdhjet i mbushë edhe dy ditë.

E di nana çka ka me u thane
Ditëlindjen djalit unë ja di, 
Kam pas qef ta kemë ktu afer
Ta përqafoj ta shti në gji.

Paskim pas fatin e t´mjerëve
Na shkoj jeta në largësi, 
Dashuri o nanë e birë
Kurr në jetë pa u ngi.

25.07.2014
Düren

 
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi